LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma zgjedhore/ Topollai këshillë politikës

8 Tetor 2019, 19:49, Politikë CNA
Reforma zgjedhore/ Topollai këshillë politikës

I ftuar në emisionin ?Real Story?, anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollai, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Duke përgëzuar shtetin fqinj për mbarvajtjen e procesit zgjedhor, Topollai nuk ka nguruar të bëjë një krahasim të thjesht me Shqipërinë.

Sipas Topollait, është sistemi i mirë zgjedhor i Kosovës, ai i cili jo vetëm bëri të mundur nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në kohë rekord, por, po ashtu nuk lejon që kreu i partisë të jetë ?mbret? apo kreu i qeverisë, i gjithëpushtetshëm.

?Nëse do duhet të implementojmë diçka nga Kosova është fare e thjesht, merrni qoftë edhe copy paste sistemin e zgjedhor.?, ka deklaruar ndër të tjera Topollai.

?Unë mendoj se jemi në kushtet që duhet të marrim leksione nga Kosova, mënyra se si ata e menaxhuan situatën gjatë zgjedhjeve.

Mendoj se arsyeja është se është ngritur një sistem aq i mirë, saqë reflektoi edhe ditën e zgjedhjeve me votimin dhe numërimin në kohë rekord të votave.

Janë një vend që kontrollohen, monitorohen, shumë nga institucionet ndërkombëtar, kjo është arsye se pse ata nuk kanë probleme me sistemin zgjedhor apo funksionimin e institucioneve.

Liderët kanë treguar një shkallë më të lartë civilizimi se në Shqipëri. Dhe këtu nuk është vetëm fakti që Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij kryeministror, apo Kadri Veseli deklaroi kalimin e tij në opozitë vetëm dy orë pas zgjedhjeve, por mbi të gjitha është një sistem që Kosova e ka ndërtuar,  një sistem ky shumë herë më i mirë sesa Shqipëria. Ky është një sistem që nuk i ben kryetarët e partive mbretër dhe kryeministri dhe qeveria nuk janë të gjithëpushtetshëm. Kosova ka sistemin e qeverisjes të brishtë dhe ky është problem, por  të paktën kryetarët e partive janë të zhveshur nga domeni i të qenit mbretër.

Fakti që sistemi zgjedhor prek sistemin e partive në këtë vend është tepër i rëndësishëm. Nëse do duhet të implementojmë diçka nga Kosova është fare e thjesht, merrni qoftë edhe copy paste sistemin e zgjedhor.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga