LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Nimet Musai: Kërkesë e partive politike, jo e ndërkombëtarëve

8 Tetor 2019, 16:12, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ Nimet Musai: Kërkesë e partive politike, jo e

I ftuar pasditen e sotme në Fax News për të folur mbi Reformën Zgjedhore, Kreu i Grupit të Pavarur në Parlament, Nimet Musaj u shpreh se reforma nuk kërkohet nga ndërkombëtarët.

Sipas Musait, kërkesa për Reformë Zgjedhore është e partive politike, shoqërisë civile dhe gruperve të tjera të interesit dhe se ndërkombëtarët, si vëzhgues që janë, s?iu mbetet gjë tjetër veçse të bien dakord.

?Nuk janë ndërkombëtarët që do të menaxhojnë reformën Zgjedhore në Shqipëri, janë partitë poltike në Shqipëri, shopqëria civile, palët e interesuara. Ata janë thjesht vëzhgues. Ne nuk mund të dalim kundër votimit të sistemit zgjedhor, por duhet një onsensus i përbashkët.

Shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre. Duhet ndryshimin e këtij kodi zgjedhore dhe votimin e një kodi të ri më të mirë sesa ky. Ne jemi për një system zgjedhor gjithpërfshirës, opozita në parlament, opozita e bashkuar, shoqëria civile dhe të gjithë së bashku të praniojmë uljen në tavolinë dhe jam i bindur se do ta gjejmë konsesnusin të vendosim për të ardhmen tonë.”, është shprehur Musai.

Sipas Musait, është hera e parë që ndërkombëtarët iu lënë në dorë punët shqiptarëve dhe për këtë arsye është e nevojshme që palët të bien dakord për të gjetur gjuhën e përbashkët. Një gjë e tillë shprehet Musai do të mund ta çonte vendin drejt zgjidhjes së ngërçit politik, pasi kjo  pengon integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

?Është hera e parë që ndërkombëtarët na kanë lënë që ti zgjidhim vetë problemet tona të brendshme. Nëse ne do ta gjejmë zgjidhjen me njëri tjetrin, dhe nëse ndërkombëtarët do të bien dakord unë jam i pari që do të votoj në të mirë të vendit tonë. Nuk mund të bëhemi pengesë për disa gjëra të vogla të kodit zgjedhor. Propozimet tona, do të kemi propozime konkrete në të mirë të qyetatërve të Shqipërisë.

Unë nuk mendoj se z. Gjiknuri është strumbullari, apo na penalizon vendimarrjen tone për një dakordësi. Me ose pa Gjiknurin nëse propozimet do të jenë konkrete dhe janë të pranushme, ne do të ecim para. Ne do të japim një kontribut të fortë për zgjidhjen e ngërçit në parlament.?- përfundon Kreu i Grupit të Pavarur parlamentar, Nimet Musai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga