LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Zgjedhore/ BE apel politikës, uluni në dialog

8 Tetor 2019, 13:10, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ BE apel politikës, uluni në dialog

Bashkimi Europian rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për ATA-n, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

?Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për  Shqipërinë?, theksoi Maja Kocijancic në prononcimin për ATSH-në. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë?, tha Maja Kocijancic për ATSH-në.

Po ashtu ajo tha se ?BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore?.

Lajmet e fundit nga