LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Meta: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, problematike

8 Tetor 2019, 14:41, Politikë CNA
Reforma në Drejtësi/ Meta: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese,

Gjatë intervistës të zhvilluar për televizionin shtetëror të Estonisë, Presidenti Meta ka folur edhe përsa i përket Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metës, kjo mungesë është një problem i cili me shpresë mund të zgjidhet në muajtë e ardhshëm.

?Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.?, deklaroi Meta.

Referuar ngërçit politik në Parlament dhe ndikimin që ai mund të ketë në vijueshmërinë e Reformës në Drejtësi e vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti thotë se:

?Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme. Shpresoj që së shpejti do t?ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, si dhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.?, ka përfunduar Presidenti Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga