Connect with Us

Raporti i BB për ekonominë/ Vasili shigjeton Ramën: I çmenduri dërdëllit haluçinacione

Politikë

Raporti i BB për ekonominë/ Vasili shigjeton Ramën: I çmenduri dërdëllit haluçinacione

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore, e cila parashikon një ngadalësim me 2.9% të rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar qeverinë shqiptare teksa thotë se rritja ekonomike do të ulet sepse nuk ka rënë shi.

Vasili cilëson shkaktarin kryesor të gjithë këtij problemi Rilindjen, teksa thotë se: “Rilindja ndertoi ekonomi primitive qe varet nga shiu ngjan sikur jemi ne lashtesi 2000 vjet me pare dhe jo vend kandidat per ne BE.”, ndërsa kryeministrit Rama i drejtohet duke thënë se “i çmenduri dërdëllit haluçinacione, në vend të planeve ekonomike për vendin.”

Postimi i plotë:

Ekonomi me sy nga shiu, kete na beri peshqesh ky i cmenduri.(VIDEO).

Banka Boterore deklaron se do te ulet rritja ekonomike se nuk ka rene shi.

Rilindja ndertoi ekonomi primitive qe varet nga shiu ngjan sikur jemi ne lashtesi 2000 vjet me pare dhe jo vend kandidat per ne BE.

Po s’ra shi u tha ekonomia e Shqiperise ne 2019.

Po te kesh kete te cmendurit qe derdellit halucinacione ne vend te planeve e programeve ekonomike ketu do te perfundojme

Ja deklarata e Bankes Boterore:

“Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në 2.9 për qind për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i rreshjeve” – thuhet në raportin e Bankës Botërore./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aleati i Ramës flet prerë/Gjithë lufta e PD rezulton zero!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E treta e vërteta e Lulit!

Publikuar

-

Nga

luli

Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të cilin e neverisin marrëveshjen e djeshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama.

Pas mbylljes së hetimeve dhe pushimit të çështjes për financimet me para nga ofshorët rus në SHBA, Lulzim Basha menjëherë u kthye tek Edi Rama.

Këtë e bëri dje dhe demokratët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Ka një frymë shumë të fortë të kreut të PD-së dhe të gjithë ngrenë pyetjen pse.

Kjo ka vetëm një përgjigje. Lulzim Basha shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Askush nuk ka më dyshime. Luli punon thjesht dhe vetëm për mandatin e tretë të Edi Ramës, por këtë herë do të jetë edhe ai në Qeveri. Më të tretën të vërtetën me Ramën do të jenë bashkë.

Kanë bërë një marrvëshje në 2017-ën, nuk mundën të qeverisin bashkë më shumë se disa muaj, pasi Rama i vetëm mori 74 mandate.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë-Meta, Basha dhe zgjedhjet/Kush ia heq mendjen Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Daçiç flet për Shqipërinë e madhe dhe deklaratat e Edi Ramës

Luli u kthye dhe thirri Monikën afër, po kërkon të mbijetojë në opozitë me LSI-në dhe e sheh që e ka të pamundur, ndaj ai kërkon të marrë diçka.

Luli është i versionit kap ç’të kapësh, pra është KÇK-ja e Edi Ramës dhe nuk do gjë tjetër. Do thjesht vetëm të ndodhë e treta e vërteta.

Pra, shkon ulet në tavolinë, bën çdo lloj marrëveshje, shpreson që Rama mos të marrë 70 mandate dhe ai të shkojë në Qeveri më të.

Luli Kërkon të tretën të vërtetën. Kjo është pse-ja e asaj që ka ndodhur dje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Parti të lodhura”/ Manjani sulmon Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani ka zhvlerësuar marrëveshjen e djeshme për refomën zgjedhore.

Sipas të njëjtit nuk bëhet fjalë për diçka serioze sa të meritojë vëmendje publike.

Më tej ai ka shpjeguar edhe pesë arsyet se përse e konsideron të tillë.
“Si pari ajo nuk është një marrëveshje e nivelit të lartë politik. Në atë tryezë vetëm Petrit Vasili ishte mbajtës i një funksioni të lartë partiak i partisë së tretë elektorale në vend. Të tjerët jo.

Së dyti ajo tryezë nuk konfirmoi asgjë që s’dihej. Pas kushteve të Bundestag palët ishin ulur edhe më parë në tryezën e reformës zgjedhore.

Së treti nuk pamë ndonjë tekst të shkruar e aq më pak ndonjë sistem garancish që ta bëjnë marrëveshjen e detyrueshme. Pra partitë mund të vijojnë rregullisht axhendat e tyre, pa qenë të detyruara të ndjekin një tryezë të tillë.

Së katërti Damianin nuk e shpëtoi nga hetimi për dosjen 184, ulja në tryezë me opozitën, por Prokuroria që degradoi provat e hetimit dhe të gjithë çështjen.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i Përkohshëm/ Ambasadorët e BE në një linjë me PS-në

LEXO EDHE:  Intervista e plotë-Meta, Basha dhe zgjedhjet/Kush ia heq mendjen Edi Ramës!

Së pesti askush nuk priste ndonjë reformë të thellë, por arna të sistemit aktual të votimit.

Së fundi kjo marrëveshje as i heq e as i ngre pikë elektorale partive të lodhura e të shkëputura nga realiteti”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas tij, ajo që nuk gëlltitet dot, të paktën me aq info sa kemi, është ngulja e idesë që do bëhen zgjedhje të parakohshme.

“Kjo përderisa nuk dihet dhe s’është dakoetësuar nuk ka pse thuhet”, përfundon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Jozefina Topalli ironizon Lulzim Bashën me këngën e Sanremos

Publikuar

-

Nga

Jozefina-Topalli flet para mediave

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ironzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas vendimit të tij për t’u ulur në tryezë me qeverinë, edhe pse pa u plotësuar asnjë nga kushtet e opozitës dhe gjithçka e kryer si një tradhëti e Lulit ndaj militantëve dhe pazar i tij me Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli ka publikuar këngën “Soldi”, (Para), këngë me të  është prezantuar në Sanremo 2019. Luli në fakt PD e ka përdorur thjesht dhe vetëm për pasurim dhe interesat klienteliste të tij dhe familjes.

“Më thoni nëse keni menduar vetëm për para”- është një pjesë e tekstit të kengës së publikuar nga Topalli, duke i drejtuar kështu një mesazh ironizues kreut të PD-së, pas pazareve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE