Connect with Us

Qasja e Kurtit për bizneset/ Kadia: Kosova e dështuar nëse implementohen idetë e tij

Politikë

Qasja e Kurtit për bizneset/ Kadia: Kosova e dështuar nëse implementohen idetë e tij

Publikuar

-

albin kurti per bashkimin kombetar

I ftuar në “Ditari” në A2 për të folur për zgjedhjet e së dielës në Kosovë, drejtuesi i “atlasi.al”, Besart Kadia, ka deklaruar se, nga pikëpamja, ekonomike nëse Kurti do të implementojë idetë e tij, do të jetë një rrezik për Kosovën.

Sipas Kadias, është e pamundur që Kosova të sillet siç pretendon kryeministri i ri i saj. Ai shprehet se idetë e Kurtit si, rishpërndarja e pasurisë dhe shtetëzimet për të luftuar pabarazinë nuk janë një opsion, pasi vendi ka problematika edhe më të mëdha sesa kjo.

“Kosova është një vend në proces tranzicioni drejt një ekonomie konkurruese globale që do të integrohet ekonomikisht. Nuk mundet kurrë sesi që Kosova të sillet ashtu siç pretendon zoti Kurti, të bëjë rishpërndarje të pasurisë, të bëjë shtetëzime, të luftojë pabarazinë. Këto nuk mund të ndodhin pasi Kosova ka të njëjtat shqetësime që kanë të gjitha vende e tjera të Ballkanit. Për këtë arsye, retorika e tij shfrytëzon mjaft mirë këndvështrimin populist. Nuk është e mundur. Nëse do të synojë të bëjë shtetëzime apo të luftojë pabarazinë, gjasat janë që Kosova të mbetet në vend nga ana ekonomike. Për hir të së vërtetës, Kosova ka një ekonomi që ka performuar më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit”, ka thënë Kadia.

Kujtojmë se, në një intervistë për mediat ditën e djeshme, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, edhe njëherë është shprehur se iu qëndron deklaratave të tij për oligarkët, të bëra gjatë fushatës elektorale.

Sipas Kurtit, gjatë qevërisjes së tij do të rriten taksat ndaj bizneseve të ligjshme dhe do të mbyllen bizneset e tjera ilegale të oligarkëve, duke konfiskuar pasurinë e tyre dhe kalimin e saj në llogari të shtetit./CNA.al

Paralajmërimi i Albin Kurtit/ “Do t’u konfiskojmë pasuritë oligarkëve”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat/ Vasili: Vetëm me SHBA në krah ecën integrimi

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se vetëm më SHBA në krah ecën integrimi.
Sipas tij, vëmendja e SHBA është një garanci madhore për një të ardhme të mirë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Deklarimet e David Kostelançik janë rruga e duhur, për t’i njohur problemet e rënda të Shqipërisë dhe për t’i zgjidhur ato si e vetmja mënyrë që Shqipëria të eci përpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Vetem me SHBA ne krah ecen integrimi!!
Vemendja e SHBA eshte nje garanci madhore per nje te ardhme te mire per hapjen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Deklarimet e David Kostelançik jane rruga e duhur,per ti njohur problemet e renda te Shqiperise dhe per ti zgjidhur ato si e vetmja menyre qe Shqiperia te eci perpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat
David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd tha:
“Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.”
“SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” tha zoti Kostelancik. Ai bëri të ditur se SHBA po i kushton vëmendje politike dhe ekonomike rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.”
tha zyrtari i DASH, David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt dhe Majkos

Publikuar

-

Nga

Zbardhen debatet mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Diaspores Pandeli Majko, dhe ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PS.

Sipas Panoramës, Majko, dhe Xhafaj, e kanë vënë në siklet kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Në fund të mbledhjes Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave.
Ndërkohë Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.
“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”, ka thënë Majko.

LEXO EDHE:  Darka në Kosovë/ Albin Kurti: Bashkimi kombëtar nuk bëhet në shtëpi private

Nga ana tjetër kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, Rama për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipqërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Dukagjin/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i vrasjes së djeshme në Dukagjin, ndërkohë nuk bëhet ende me dije identiteti i tij.

Kujtojmë se  viktima e atentatit të djeshëm është Lazër Arraj, 55 vjeç i cili u gjet pajetë, i qëlluar me armë në mes të rrugës.

55 vjeçari po transportonte prodhime bujqësore drejt Shkodrës në momentin kur u ekzekutua. Arraj ishte banues në fshatin Palaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE