Studimi/ Jeta pranë bregdetit, garanton një shëndet më të mirë mendor
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Nga Quassim Cassam ?Newstatesman?
* Pak orë pasi financieri amerikan, Xhefri Ejpshtein, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burg në muajin, Donald Trump, i bëri jehonë një teorie konspirative për shkakun e vdekjes sës tij. Ejpshtein u vetëvra, por komediani Terrens K.Uilliams, pretendoi se në vdekjen e tij kishin gisht bashkëshortët Bill dhe Hillari Klinton.
Dhe siç mund të pritej, as Uilliams dhe as Trump nuk ofruan ndonjë provë në mbështetje të këtij pretendimi. Një teori konspirative, nuk është një teori si të tjerat. Narrativa zyrtare e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, është një teori në lidhje me një komplot – atë të Al Kaedës – por jo një teori konspirative.
Ato që quhen ?teori konspirative?, e përmbysin mendimin dominues, dhe bazohen në idenë se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Narrativa zyrtare e 11 shtatorit, dhe teoria se sulmet ishin planifikuar nga administrata Bush, janë që të dyja teori në lidhje me komplotet. Por vetëm kjo e fundit është një teori konspirative.
Një tipar tjetër kryesor i teorive të komplotit, është se ato kanë prirjen të jenë shumë spekulative, sesa të bazohen në prova kokëforta. Shumë teori konspirative, si ato mbi Ejpshteinin apo 11 Shtatorin, nuk bazohen thjesht në ?prova? të çuditshme ose të kontestuara. Ato nuk bazohen në asnjë provë.
Ato janë hamendje të pastra, pa asnjë bazë reale. Atëherë, pse njerëzit i shpikin teoritë konspirative? Çfarë shpresojnë të fitojnë me to? Teoritë e komplotit, janë forma e parë dhe më e rëndësishme e propagandës politike. Ato janë krijuar për të denigruar individë ose grupe specifike, apo për të çuar përpara një axhendë politike.
Teoria se çifti Klinton, ishte përfshirë në një farë mënyre në vetëvrasjen e Ejpshtein, denigron ish-çiftin presidencial. Koncepti se qeveria amerikane, organizoi masakrën e vitit 2012 në shkollën fillore Sendi Huk, ndihmoi lobin e armëve të devijojë argumentet për një kontroll më të madh të armëve.
Sinqeriteti i një personi që beson teoritë e veta të komplotit, nuk nënkupton që këto teori nuk janë propagandë. Sido që të jetë, bindjet dhe synimet e teoricienit të konspiracionit, funksioni aktual i teorive të tij, është të promovojë një axhendë politike, qoftë kjo antisemitizëm, kundërshtim ndaj kontrollit të armëve, armiqësi ndaj qeverisë federale, apo ndonjë gjë tjetër. Teoritë e komplotit, promovojnë një axhendë politike në një mënyrë të veçantë:duke propaganduar shpjegime joshëse të ngjarjeve të mëdha, që nuk ka të ngjarë të jenë të vërteta, por që kanë gjasa të ndikojnë mbi opinionin publik, për ta orientuar atë në drejtimin e preferuar.
Axhendat politike të teoricienëve të komplotit, janë shpesh ato të ekstremit të djathtë. Por edhe e majta ekstreme, është po aq e interesuar për teoritë e komplotit. Hitleri ishte një teoricien i konspiracionit, po ashtu edhe Stalini. Shumë teori konspirative të ekstremit të djathtë, dhe të atij të majtë janë antisemite.
Në fakt, antisemitizmi është në ADN-në e teorive të komplotit. Një nga teoritë më famëkeqe të komplotit antisemit, është ai i Protokolleve të Pleqve të Sionit i vitit 1903, një tekst i fabrikuar që citohej shpesh nga Hitleri. Historiani Norman Kun, ka shpjeguar në detaje, se si miti i komplotit hebre botëror, ndihmoi në mundësimin e Holokaustit.
Shumica e njerëzve, janë më tepër konsumatorë, sesa prodhues të teorive të komplotit. Ata nuk prodhojnë teoritë e tyre të komplotit, por miratojnë ato që janë tashmë në qarkullim. Po cilat? Hulumtimet sugjerojnë që liberalët në SHBA, janë më të prirur drejt teorive më të çmendura:ata besojnë se administrata Bushit planifikoi sulmet e 11 Shtatorit.
Në të kundërt, konservatorët kanë tendencë të besojnë teorinë se Barak Obama, nuk ka lindur në fakt në Amerikë. Kjo sugjeron se teori specifike të komplotit, besohen sipas përputhjes që kanë me këndvështrimin e tyre politik. Një shembull tjetër i kësaj, janë teoritë e konspiracionit mbi ndryshimin e klimës.
Shumë psikologë, pretendojnë se besimi tek teoritë e komplotit, është kryesisht çështje personaliteti. Njerëzit që kanë një ?mentalitet konspirativ?, kanë më shumë të ngjarë t?i besojnë teorive të komplotit sesa të tjerët. Mund të jetë vërtet kështu, por teoritë e veçanta të komplotit që pranohen nga njerëzit, janë më shumë një çështje ideologjie, sesa psikologjie.
Nëse teoritë e konspiracionit janë një propagandë politike, thuhet se ato janë të padëmshme. Në fakt janë po aq të dëmshme dhe të rrezikshme, sa edhe kauzat që promovojnë. Përkundër kësaj, teoritë e komplotit vazhdojnë të jenë të popullore tek njerëzit që e konsiderojnë veten si progresivë.
Ata i pëlqejnë këto teori, pasi nuk arrijnë ta kuptojnë anën e tyre të errët. Për më tepër, ata i shohin teoritë e komplotit si anti-establishment, dhe si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me statuskuonë. Për shembull, teoritë e komplotit mbi 11 Shtatori, lindën që njerëzit të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj luftës në Irak.
Megjithatë, kur vetë presidenti amerikan është një teoricien komplotesh, është e vështirë të pretendohet që teoritë e konspiracionit janë anti-establishment. Kur qytetarët protestuan kundër emërimit të Bret Kavanoug në Gjykatën Supreme të SHBA-së, republikanët thanë se protestat ishin një komplot i orkestruar nga Xhorxh Soros.
Dikur thuhej se teoritë e komplotit, janë kundër mendimit zyrtar. Në epokën e Trump, shumë teori konspirative janë sot pikëpamja zyrtare. Teoritë e konspiracionit funksionojnë, edhe sepse ekziston një nevojë e thellë njerëzore, për të gjetur arsyen pas çdo ngjarjeje që ndodh. Popullariteti i teorive të komplotit, dëshmon se ato e përmbushin këtë nevojë. Siç e përsërisin shpesh teoricienët e konspiracionit, gjërat ndodhin gjithnjë për një arsye të caktuar. Por nganjëherë, arsyet janë shumë më pak emocionuese, nga sa supozojnë ata./ Përshtatur nga CNA.al
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...