Connect with Us

OSBE-ja paraqet rezultatet e anketës “Mirëqenia dhe Siguria e grave”

Sociale

OSBE-ja paraqet rezultatet e anketës “Mirëqenia dhe Siguria e grave”

Publikuar

-

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Sektori Gjinor i OSBE-së në Vjenë paraqitën sot rezultatet për Shqipërinë të anketës “Mirëqenia dhe siguria e grave”, të drejtuar nga OSBE-ja.

Anketa, e para e këtij lloji, e zhvilluar në Evropën Juglindore dhe Lindore, në vitin 2018, si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, jep një tablo të detajuar të dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike që pësojnë gratë dhe vajzat. Në Shqipëri, kërkimi përfshiu një anketë përfaqësuese të 1 858 grave të moshës 18-74 vjeç, 14 intervista me ekspertë, 7 diskutime të grupit të fokusit dhe 4 intervista të thelluara me gra që kishin përjetuar dhunë.

Prej tij rezultoi se megjithëse dhuna ndaj grave quhet e zakonshme nga një numër i madh grash të intervistuara, vetëm shumë pak prej tyre i denoncojnë përvojat e tyre apo kërkojnë mbështetje. Turpi, frika nga dhunuesi, mungesa e besimit tek institucionet dhe mungesa e mbështetjes financiare i pengojnë gratë të denoncojnë. Normat kulturore që gratë duhet t’u binden burrave apo për ato për dhunën seksuale në marrëdhëniet intime kontribuojnë në tej për një mjedis që toleron dhunën ndaj grave. Boshllëqet në legjislacion dhe në zbatimin e tij vijojnë të mbeten të pranishme.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se të dhënat e anketës tregojnë qartë se normat kulturore dhe sjelljet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave duhet të ndryshojnë dhe se duhet vepruar. “Si burrat, ashtu edhe gratë, duhet të marrin pjesë në ndryshimin e këtyre normave kulturore. Ndërkohë, gratë duhet të fuqizohen që të denoncojnë dhunën; denoncimet e tyre duhet të merren seriozisht nga policia, prokurorët dhe gjykatësit dhe dhunuesit duhet të vihen përpara drejtësisë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vuri në dukje se qeveria e Shqipërisë ka marrë hapa konkretë për të luftuar dhunën në familje dhe ka përmirësuar ligjin për masat kundër dhunës në familje. “Megjithatë, duhet bërë më shumë për të shpejtuar ngritjen e mekanizmave referues për rastet e dhunës në familje në të gjitha bashkitë dhe për të mundësuar përgjigjen e menjëhershme kundër këtij fenomeni në nivel komuniteti”.

LEXO EDHE:  Bushati në Kongresin Amerikan/ Mesazh të fortë politikës

“Raporti është një kambanë alarmi që tregon se, veç punës që kemi bërë, duhet të bashkërendohet puna me shoqatat e shoqërisë civile dhe duhen forcuar mekanizmat vendorë për dhunën në familje”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo theksoi edhe nevojën për bashkërendim më të mirë mes institucioneve shtetërore.

Koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara, Brian Williams, tha se lufta ndaj shkaqeve rrënjësore të dhunës ndaj grave është përgjegjësi e shoqërisë mbarë. “Gratë nuk duhet t’i mbartin të vetme barrën dhe rreziqet e dhunës. Lufta ndaj shkaqeve rrënjësore të dhunës ndaj grave është përgjegjësi e përbashkët, që përfshin burrat dhe djemtë, familjet, komunitetet dhe udhëheqësit e çdo lloji, qofshin mësues, drejtues kompanish, policë, kryeministra, imamë apo priftërinj”.

“Dhuna ndaj grave, në të gjitha format e saj, është shkelje e të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian dëshiron të sigurojë që gratë dhe vajzat të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e shoqërisë, në zhvillimin politik, shoqëror dhe ekonomik”, tha drejtuesi i Sektorit Ekonomik dhe Zhvillimit Social në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andrea Vera. “Së bashku duhet t’u japim zemër të gjitha grave dhe vajzave të ngrenë zërin dhe duhet t’i japim fund kulturës së heshtjes”, shtoi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Reshjet e borës në vend/ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar Rrugor ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e e akseve rrugore në akset:
– Korçë-Ersekë,
– Qafë Qarri,
– Boboshticë-Dardhë,
– Voskop-Voskopojë.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Kaos në Tiranë/ Bllokohet trafiku

Publikuar

-

Nga

Trafiku në rrugët e Tiranës vijon të jetë një ndër problemet me të cilat duhet të përballen pothuajse çdo ditë qytetarët e kryeqytetit.

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të çlironte Tiranën nga trafiku, në fakt ky duket të jetë një ndër dështimet e tij.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, paraditen e sotme trafiku në Tiranë, në zonën e Laprakës, është një kaos total./ CNA.al

LEXO TE PLOTE