Connect with Us

Nga Ylli Dylgjeri/ Letra e 8 grave Ministre…shkruar nga një burë!

Opinione

Nga Ylli Dylgjeri/ Letra e 8 grave Ministre…shkruar nga një burë!

Publikuar

-

Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje dore burri. Nuk ishte stil femre letra e 8-shes. Stili i femrave ministre te Rames njihet aq sa njihet edhe stili i Rames kryeminister i ministreve. Nuk di si do ta perjetojne burrat gra te hollandes kete leter? Jam kurioz! Do paguaja te isha aty, ne Amsterdam, ku do te lexohej kjo leter ne ditet qe vine.

Nuk dua ta paragjykoj…por nje mendje me thote se estrada shqiptare do jape shfaqe ne hollande me leximin e saj. Nese 8 grate ministre do te hidhnin vertete ne leter dhimbjen per kete vend, te pakten te imitonin me forma te tjera traditen e grave te Sulit. Shqiperia prap po lihet jashte europes. Shqiperise prap po i dhunohet nderi. Vendi prap eshte i kercenuar me izolim. Grate Ministre jane aty 50% e qeverisjes.
Në një nga betejat e ashpra të vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca të shumta të Ali Pashës, disa gra suljote, duke parë rrezikun që i kërcënonte armiku i tyre, rrëmbyen armët.

Gruaja suliote, ashtu si të gjitha gratë shqiptare, i jepnin rëndësi të madhe nocionit “nder”. Në emër të tij, ato ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre. Gratë suliote preferuan vetëflijimin e tyre. Ato zgjodhën më mirë një vdekje të ndershme, që të shpëtonin nga një jetë prej skllave, që i priste, po të binin në duart e forcave të Ali Pashait.
Po sot?
Te besojme se rrembyen lapsin e bene leter per burrat ne Hollande? Qesharake.
Te pakten Ministret te hidheshin nga karriget ku i ka vene burri letershkrues. Te jepni doreheqje! Por, edhe këte se bëne…
Mos i besoni o hollandeze! Eshte loje buri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pasojat e revoltës së 2 marsit, çfarë po synon Ilir Meta dhe parashikimet e kobshme të analistëve

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Pata –

Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Ilir Meta, siç tha publikisht, do t’i bjerë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, komentatorët e analistët kanë nisur të parashikojnë pasojat e mundshme.

Të cilat duket se kanë një kolorit të gjerë resonance, nga përplasja civile, pra rikthimi i molotovëve ndaj Kryeministrisë, apo edhe më shumë se kaq, e deri tek eleminimi fizik i Ramës, që e përmendi Frrok Çupi.

Por realisht duket se është një fotokopje e 2017-s dhe 2019-s, kur opozitat braktisën institucionet dhe dolën në rrugë.

Një vit më parë ndodhi e pandodhura në Shqipëri, që ishte dalja totale e opozitës nga çdo përfaqësim politik institucional, me logjikën për të bllokuar Parlamentin e me synimin për të krijuar kapsllëk institucional, që mund të prodhonte një zgjidhje të negocuar drejt një qeverie jashtë parlamentare e zgjedhje të reja, sipas kushteve të Metës e Berishës.

Një pjesë e madhe e analistëve vunë bast që nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor dhe këtë e thanë aq me pathos, sa vunë në lojë edhe kredibilitetin e tyre profesional.

Kur më 30 qershor zgjedhjet u zhvilluan dhe madje normalisht, kënga ndryshoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe ata që thanë të kundërtën as u skuqën e as u zverdhën, po ndryshuan këngën.

Kishte nga ata që paralajmëruan edhe vrasje politike, si pasojë e daljes nga sistemi të një pjese të kastës politike. Por natyrisht nuk ndodhi asgjë.

Po më 2 mars çfarë do të ndodhë, përveç presionit, nëse Meta shpërndan Parlamentin me dekret Bulevardi dhe niset të futet në Kryeministri?

Sipas gjasave, do ketë skena tensioni si ato të një viti më parë apo edhe më shumë, në varësi edhe të përgatitjes së forcave të rendit.

LEXO EDHE:  Zbulohen letrat e dashurisë që Barack Obama i dërgonte ish të dashurës

LEXO EDHE:  Zbulohen letrat e dashurisë që Barack Obama i dërgonte ish të dashurës

Por synimi apo pasojat janë thjesht që ky tension të ndikojë në vendimarrjen e Samitit të Zagrebit për hapjen e negociatave.

Një vendim pozitiv i vendeve anëtare pas dhënies së 1.15 miliardë eurove për rindërtimin duket se konsiderohet si kob për Metën në radhë të parë, por edhe për qarqe të tjera të opozitës, pasi ata kështu e kanë nisur kauzën e tyre, si një përplasje fatale me Ramën.

Meta synon t’i heqë kryeministrit të paktën një arritje.

Ndryshe do të ishte sikur ata ta kishin zhvilluar këtë opozitë si një alternativë e Edi Ramës, ku mund të kishin korrur konsensus edhe më shumë, madje mund të kishin qenë aktorë kryesore, si në 1.15 miliardëshin e rindërtimit, ashtu edhe në hapjen e negociatave me BE-në.

Kështu ndodhi më PS-në në 2008, kur kreu i grupit parlamentar të saj, Valentina Leskaj, ishte në delegacionin shqiptar kur u dha ftesa për anëtarësim në NATO.

Ndërsa ambasadori amerikan Uithers, e cilësoi Ramën një javë para atij vendimi si “burrë shteti”, pasi nuk e përdori politikisht tragjedinë e Gërdecit.

Rama nuk erdhi në pushtet një vit më pas, edhe pse doli parti e parë, si pasojë e koalicionit Meta-Berisha. Politika nuk është gjë tjetër veçse dialektikë e zhvillimeve të atyre që një klasë mbjell çdo ditë.

Kjo lloj opozite ka mbjellë vetëm erën e zhurmën dhe është e ditur që do të korrë vetëm furtunën, që siç para një viti erdhi nga jashtë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Grusht shteti, por jo si thotë Meta!

Publikuar

-

Nga

ilir meta

Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të majtës e së djathtës, politikë a facebook janë ndarë dysh: Ka grusht shteti në Shqipëri – nuk ka grusht shteti në Shqipëri. Meqë “bombën” e lëshoi Ilir Meta, ata që janë me Metën, edhe kur nuk e dinë ç’është, betohen se ka! Ata që janë kundër Metës, edhe kur e dinë ç’është, thonë se nuk ka grusht shteti të Ramës.

JEMI EDHE NE!

Me avokatin Altin Goxhaj, vite më parë , po shumë më përpara, kur Presidenti i sotëm ndante tepsinë me Edi Ramën, kemi denoncuar grushtin e shtetit me të cilin Edi Rama ka kapur gjithë pushtetet.

Thjesht për ish njeriun e Metës, Brahon e Ramës që e quan sot  qesharak këtë nocion, se “Rama e ka pushtetin tashmë”, le të sqarojmë pak se ç’është kjo gjëja:

Grushti i shtetit është uzurpim me forcë a mjete jodemokratike të një pushteti nga një diktator, ushtarak a grupim politik. Ndërkohë në Shqipëri:

1. Kemi uzurpimim e Parlamentit me ndihmën e kryetarit të ish opozitës dhe fabrikimit të një opozite fasadë që s’përfaqëson askënd.

2. Uzurpimin dhe kontrollin e plotë të sistemit gjyqësor përmes të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi” të cilën, ndryshe nga sa qe paraqitur në publik, na e pohoi se e ka kërkuar dhe bërë ky vetë e jo të huajt. Në emër të saj tashmë u bënë jo muaj por vite që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese e pa gjykatë të lartë. Për rrjedhim, ligjet NUK KA AS KUSH I INTERPRETON E AS KUSH I KTHEN MBRAPSH KUR JANË TË GABUAR, TË PADREJTË pse jo edhe KRIMINALË

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Hapja e negociatave/ Bregu zbulon se çfarë përfitojnë shqiptarët

LEXO EDHE:  Zbulohen letrat e dashurisë që Barack Obama i dërgonte ish të dashurës

3. Përmes shpopullimit masiv e sistematik të vendit dhe zëvendësimin e të ikurve me emigrantë nga vende të mjera të planetit.

4. Në kundërshtim me aspiratën për ” identitet dhe bashkim kombëtar” që ende kemi në kushtetutë, ka anashkaluar Kosovën për një marrëveshje okulte me një vend aspak mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve: Serbisë. Marrëveshje që e ka shpallur si nismë të tijën e jo të imponuar prej BE apo SHBA.

Pa vazhduar me të tjerë argumenta, kthehemi tek konteksti i sotëm.

Dosja e GRUSHTIT TË SHTETIT me të cilin Edi Rama ka uzurpuar çdo pushtet në vend është kyçi që çmonton ESTABLISHMENTIN e për rrjedhim edhe OLIGARKINË në Shqipëri. E kemi artikuluar, bashkë me avokatin Goxhaj se VETËM kushtet e një grushti shteti bëjnë nul ligjet, aktet, kontratat e PPP – ve, përmes të cilave Edi i Gjithëpushtetshëm i ka shitur të ardhmen e vendit një oligarkie tepër të dyshimtë për vet ekzistencën e Shqipërisë e më tej, kombit shqiptar.

Ky “kofini pas të vjelave” që lëshoi Meta është po aq kriminal sa vetë GRUSHTI I SHTETIT nëse përdoret thjesht si sllogan për të motivuar edhe një tjetër protestë a valë protestash. Kauzës kyçe për ndryshimin rrënjësor të politikës shqiptare as Meta e askush s’ka moral ta përdorë si një trap për të hedhur lumin! Do të thotë: PA NJË DOSJE TË PLOTË PENALE, CIVILE E ADMINISTRATIVE, PARAQITUR INSTITUCIONALISHT BE, SHBA E INSTITUCIONEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE, çdo përdorim i termit “GRUSHT SHTETI” është shërbim ndaj Edi Ramës për shkak të zhvleftësimit dhe degradimit të konceptit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Publikuar

-

Nga

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një tabor mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.

Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, reken t’i përdorin në favor të tyre ngjarje të tilla. Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.

Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë doancione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t’i thithur ato para në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t’i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.

Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosanna për liderin global. Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t’i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t’i gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja; këtu glorifikohet roli i aktorit – lypsar për t’i  marrë para arabëve.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Arta Dade i hakërrehet Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka faj Macron

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Arta Dade i hakërrehet Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka faj Macron

E gjitha kjo përpjekje që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shuar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç’masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këyre eurove që janë thithur, ç’duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç’masë duhet të kërkojë kredi të reja?

Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.

Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti tabor që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i ç’rrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.

Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.

Le ti lëmë një moment t’i bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.

LEXO TE PLOTE