Connect with Us

Nga depresioni tek tumoret/ Nëntë sëmundjet që diagnostikohen shpesh gabim nga mjekët

Blog

Nga depresioni tek tumoret/ Nëntë sëmundjet që diagnostikohen shpesh gabim nga mjekët

Publikuar

-

A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e sëmundjes tuaj? Është mëse e mundur. Studimet më të fundit, tregojnë se mbi 20 për qind e pacientëve diagnostikohen gabimisht, sipas Shoqatës Amerikane të Pensionistëve (AARP). Mjekët bëjnë gabime, pasi tek e fundit edhe ata njerëz janë.

Por kur është fjala për gjendje shendetësore serioze, marrja e trajtimit të duhur është thelbësore. Për të mbrojtur veten nga një diagnostikim i gabuar, trajtimi me kujdes i simptomave që keni realisht, është një fillim i mbarë. Ja cilat janë 9 sëmundjet, që zakonisht diagnostikohen gabim nga mjekët, të paktën në një fazë të parë:

Fibromialgjia

Ky çrregullim, shfaq të njëjtat simptoma si sëmundje të caktuara reumatizmale, sikurse është lupusi dhe artriti reumatoid. Prandaj mjekët gabojnë jo rrallë. Lodhja, dhembja e muskujve, dhimbja e kyçeve dhe luhatjet e humorit, janë të gjitha tipare të fibromialgjisë. Por mjekët e anashkalojnë lehtë këtë sëmundje.

Sëmundja e celiakisë

Gati 83 për qind e njerëzve, diagnostikohen gabimisht ose nuk diagnostikohen me celiaki, një gjendje autoimmune, gjatë të cilës trupi ynë reagon ndaj glutenit, duke ngacmuar zorrët. Dr Sofi Balzora, gastroenterologe në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA, thotë se një analizë gjaku për antitrupa të caktuar, është mënyra më e mirë për ta zbuluar këtë sëmundje.

Tumoret

Është e frikshme, por mbi 40 për qind të rasteve, mjekët diagnostifikojnë gabim disa lloje

tumori. Gjithsesi kjo është deri diku e kuptueshme. Simptomat mund të jenë të vështira për t’u konstatuar, dhe mund të tregojnë simptoma të problemeve të tjera shëndetësore. Kjo është arsyeja, pse një diagnozë e dytë është shumë e rëndësishme.

Depresioni

Mund të shfaqet fizikisht në trup, dhe të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbja e kokës, lodhja, dhimbja e trupit dhe muskujve. Mjekët kanë prirjen të përqëndrohen tek ato, dhe t’i trajtojnë këto simptoma fizike. Por jo gjithmonë zbulojnë se problemi qëndron në fakt tek gjendja mendore e pacientëve të tyre. Kjo është arsyeja kryesore, se përse depresioni keq-diagnostifikohet.

LEXO EDHE:  “Katastrofë”/ Një tjetër rekord i zi i kryeministrit

Sëmundja e Parkinsonit

Në këtë sëmundje, simptomat nisin të shfaqen gradualisht. Një dridhje e lehtë e duarve, një lloj paqëndrueshmërie, mbase një ngurtësim i gishtave të dorës. Të gjitha këto imitojnë pasojnë gjendje të tjera, që ndikojnë në sistemin nervor. Vizita tek një neurolog, për një diagnostikim të dytë apo edhe të tretë, mund t’ju shpëtojë  nga shumë telashe më vonë.

Diseksioni i aortës

Shumë shpesh, profesionistët e mjekëssisë gabojnë kur e diagnostikojnë një gjendje të rëndë të zemrës, si një sulm në zemër. Nënshtrimi ndaj një trajtimi urgjent, është thelbësor për diseksionin aortik, që mund të diagnostikohet përmes një skaneri CT ose me rreze X.

Sëmundja e tiroides

Funksionet thelbësore të trupit, rregullohen nga hormonet e prodhuara pikërisht nga tiroidja.

Një tiroide jo shumë aktive, mund të shkaktojë simptoma si lodhja dhe shtimi në peshë, ndërsa një tiroide tepër aktive mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës, dhe humbje peshe. Një test gjaku që kontrollon nivelet e hormonit TSH, do të ndihmojë në diagnostikimin e çdo problemi që mund të ketë tiroidja, dhe që mund të kurohet me ilaçe.

Migrena

Dhimbjet e kokës, mund të vijnë nga probleme të ndryshme shëndetësore, që variojnë nga depresioni tek sinoziti. Prandaj ka shumë gjasa, që një person që vuan në fakt nga migrena, të diagnostikohet gabimisht sikur ka diçka tjetër. Lajmi i mirë, është se një neurolog mund të diagnostikojë migrenën, përmes një ekzaminimi neurologjik.

Skleroza e shumëfishtë

Diagnostikimi i kësaj sëmundje autoimmune, është tepër i ndërlikuar. Pacientët mund të kalojnë vite duke u trajtuar për sëmundje të tjera, si dëmtimi nervor ose migrena. “Të dyja simptomat dhe rezultatet e testimit në MRI, mund të ngjajnë me gjendje të tjera si goditja në tru, migrena dhe mungesa e vitaminës B12./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  Skandali me lirimet nga burgu/ Ish ministri paditi një grup zyrtarësh të lartë, si u favorizuan Avdylajt

LEXO EDHE:  Grida Duma sulmon qeverinë/ Ja si po pengohen mjekët të rriten profesionalisht

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u vra Xhon Lenon nga fansi i tij i çmendur Mark Çapman, dhe teoritë e tjera mbi vdekjen e ish-yllit të “The Beatles”

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një tronditje të madhe jo vetëm tek fansat e tij, por të gjithë botës. Kishte kaluar vetëm një dekadë kur ishte shpërbërë grupi “The Beatles”, dhe Lenon po bënte emër si një artist i suksesshëm solo. Vdekja e tij tragjike, i kujtoi cilitdo se ai mund të ishte vërtet një “Zot” i muzikës rok, por mbetej në thelb njeri si gjithë të tjerët.

Ajo ngjarje ishte ndërkohë një zile alarmi për muzikantë të tjerë, se fiksimi pas tyre i fansave, mund të jetë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme. Ishte një tragjedi e papërshkrueshme, dhe akti i një njeriu vërtet të lig. Sot, pas gati 40 vitesh nga ajo ngjarje, mund të ketë ende disa gjëra të cilat nuk i dini mbi vrasjen e yllit të famshëm të muzikës botërore.

Kantautori Xhejms Tejlor, u takua me vrasësin Mark Dejvid Çapman një ditë para vrasjes

Tejlor e ndeshi Çapmanin në stacionin e metrosë. Ai kujton:”Vrasësi i tij më bllokoi pas murit, ishte i mbuluar në djersë, dhe u përpoq të mbante para meje një fjalim të çuditshëm mbi atë që do të bënte, dhe se si do të vihej në kontakt me Xhon Lenonin. Ishte diçka surreale fakti që unë pata kontakte me atë njeri, 24 orë para se të qëllonte mbi Xhonin”.

Çapman kishte synuar ta vriste Xhon Lenonin 2 muaj më herët

25-vjeçari udhëtoi enkas për në Nju Jork në tetorin e vitit 1980, për të kryer vrasjen e këngëtarit. Por në një moment, ndryshoi befas mendje dhe u kthye në shtëpi. Në një intervistë për “The Mirror”, bashkëshortja e tij Gloria Çapman me të cilën ishte martuar vetëm një vit më parë tha:”Ai u kthye në shtëpi i frikësuar, duke më thënë se për t’u bërë i famshëm kishte planifikuar të vriste Xhon Lenonin. Por ai shtoi se dashuria ime e kishte shpëtuar”.

Çapman takoi atë mëngjes djalin e Lenon, Shonin

Mëngjesin e 8 dhjetorit 19080, ndërsa po priste jashtë shtëpisë së këngëgëtarit, Çapman pa dadon e familjes Helen Simën, duke hynë në godinë me djalin e Xhonit, Shonin 5-vjeçar. Çapman e takoi vogëlushin, dhe i tha se ishte një djalë i bukur, tamam si tek kënga “Beautiful Boy”.

Disa orë para e ta vriste, këngëtari i dha një autograf Çapmanit, mbi albumin e tij të dytë “Double Fantasy”

Më 8 Dhjetor, Çapman ngriti një çadër në hyrje të ndërtesës ku jetonte Lenon. Ai kaloi aty orë të tëra, duke biseduar me rojen dhe disa fansa. Në atë kohë, ishte shumë e zakonshme që disa fansa ta prisnin këngëtarin jashtë ndërtesës, dhe t’i kërkonin autografe. Ishte ora 5 e pasdites,

kur Lennon doli të shëtiste me gruan tij Joko Ono. Pasi i firmosi albumin e tij “Double Fantasy” Dejvid Çapmanit, Lenon madje e pyeti:”A është kjo gjithçka që dëshiron?”. Si përgjigje, Çapman vetëm buzëqeshi. Madje fotografi Pol Goresh, arriti të fiksonte atë takim të veçantë.

LEXO EDHE:  Ndryshimet ligjore/ “Shtrëngohet laku” për mjekët dhe infermierët

LEXO EDHE:  Sëmundjet e veshkave/ Mjekët ngrenë alarmin: Janë prekur 14% e shqiptarëve

Mark Çapman, deklaroi më pas se e vrau Xhon Lenonin për t’u bërë i famshëm

Ai madje e pranoi se nuk kishte “asgjë personale” me të. Në një dokument të lirimit me kusht, ai theksoi:”Unë nuk kisha ndonjë urrejtje ndaj djalit, gruas së tij, apo atij vetë. Unë isha i fiksuar vetëm me një gjë:nëse do ta vrisja, mund të isha më në fund dikushi”.

Kur mori lajmin e vdekjes së Lenonit, Joko Ono përplasi kokën në dysheme

Dr.Sfefan Lin ndodhej në urgjencë atë mbrëmje në Spitalin Ruzvelt. Ai i masazhoi zemrën e Lenonit, për ta bërë atë të pompojë sërish gjak, por pa rezultat.”Kur ia thashë asaj që ai ka vdekur, ajo nisi të bërtiste ‘Ti po më gënjen; nuk mund të jetë e vërtetë. Ai nuk ka vdekur.

Nuk të besoj.

Ajo u shtri përtokë, dhe nisi të përplaste kokën në dysheme. Atë moment pata frikë, se do të kishim një pacient të dytë. Por pas dy minutash, ajo e pranoi vdekjen e tij, dhe më kërkoi që ta shtyja njoftimin për mediat për të paktën 20 minuta, pasi djali i saj Shoni ishte në shtëpi duke parë lajmet, dhe ajo do të donte t’ia thoshte e para”- kujton ai.

Ka disa teori konspirative për vdekjen e Xhon Lenonit

Teoria e parë, është se Mark Çapmani ishte një agjent i CIA-s (në fakt FBI kishte dosje për Xhon Lenonin). E dyta, është që ai dëshironte të jetonte në paqe dhe larg syrit të publikut, ndaj e inskenoi vdekjen e tij. Dhe teoria e tretë, është që ai kreu në fakt vetëvrasje.

Kërkesa e radhës e Çapman për lirimin me kusht, do të shqyrtohet vitin e ardhshëm

Në vitin 2018, gjykata e rrëzoi për herë të 10-të, kërkesën e Çapman për t’u liruar me kusht. “Ju padyshim që e planifikuat dhe kryet vrasjen e një personi me famë botërore, për asnjë arsye tjetër përveçse të fitonit për vete një famë të keqe. Ndërsa jeta e asnjë personi nuk është më e vlefshme se jeta e një tjetri, fakti që ju zgjodhët dikë që nuk ishte thjesht një person me famë botërore dhe i dashur nga miliona njerëz, pa marrë parasysh dhimbjen dhe vuajtjet që do t’i shkaktonit familjes, miqve dhe shumë njerëzve të tij të tjerët, tregon një mospërfillje të patolerueshme ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore, dhe dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Ky fakt mbetet shqetësues për këtë panel”- thuhej në vendimin e fundit të Bordit të Lirimit me Kusht./ Societyofrock-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Publikuar

-

Nga

Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”

* Presidenti rus, Vladimir Putin, po përballet me një dilemë të madhe, që nuk është plotësisht vetëm e tija. Ai nuk mundet të gjejë dot një zëvendësues të vetes, një klon politik, siç do ta donte vetë. Për më tepër, një pasardhës i besueshëm duhet të jetë modest, i përmbajtur në deklarata, besnik i nomenklaturës, liberal në jetën e përditshme, patriot para publikut, fleksibël në negociatat ndërkombëtare, dhe në gjendje të ruajë balancën midis qëndrimeve ekstremeve të kolegëve të tij, dhe më e rëndësishmja të jetë i durueshëm, i fiksuar pas punës, takimeve, udhëtimeve, negociatave.

Por problemet e Putinit nuk mbarojnë këtu. Ai druhet se nëse largohet nga pushteti, s’do të jetë në gjendje të mbrojë dot fëmijët dhe miqtë e tij. Njëkohësisht, ai ka një ndjenjë epërsie ndaj elitës politike, e cila funksionon drejtpërsëdrejti për të.

Ai nuk i zë besë asnjë premtimi, por beson në predispozitën e tradhtisë nga rrethi i tij i brendshëm, që mund të ndodhë nën një kombinim zhvillimesh të papritura dhe presionit të opozitës. Për Putinin, delegimi tek elita e tij personale i menaxhimit dhe pronësisë së një pasurie kaq komplekse dhe sfiduese, do të ishte një marrëzi, pasi ata janë më të dobët se ai.

Shihni një moment se cilat janë alternativat:Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë që nga viti 2012. Ai nuk ka interes të punojë 24 orë në ditë për 7 ditët e javës. Ai nuk është në gjendje të zgjedhë, dhe ka tendencën të përfshihet në nisma të dyshimta (java 4-ditore e punës), dhe ruan një lloj distance nga ekipi i tij qeverisës.

Valentina Matvienko, senatore e Shën Petersburgut dhe Kryetare e Këshillit të Federatës, nuk ka shfaqur ide origjinale, dhe ka një cinizëm total rreth politikës. Vjaçesllav Volodin, kryetari i parlamentit rus, Duma. Ai ka një përkushtim të pakufizuar personal vetëm ndaj një personi, Vladimir Putinit.

Sergej Shoigu, Ministri rus i Mbrojtjes. Ai është një tip pa emocione, nuk ka ambicie të vërteta në karrierë. Përkundrazi, ëndërron një pension të qetë, të cilin mund t’ia sigurojë vetëm Putini. Ai mund të dëshirojë të marrë nën rrethana të caktuara, pozicionin e zv/kryeministrit të parë, që mbikëqyr zhvillimin e Siberisë dhe Lindjes së Largët.

Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Federatës Ruse. Situata e tij është e njëjtë me atë të Shoigu, me përjashtimin e pozitës së zv/kryeministrit për Siberinë dhe Lindjes së Largët. Një alternativë në rastin e tij, mund të jetë udhëheqja e Këshillit të Federatës, me të njëjtat përfitime pensionale.

LEXO EDHE:  Grida Duma sulmon qeverinë/ Ja si po pengohen mjekët të rriten profesionalisht

LEXO EDHE:  Rama dënon dhunën ndaj mjekëve/ Pranon korrupsionin në shëndetësi

Sergej Sobyanin, kryetar i Bashkisë së Moskës. Atij i mungon interesi mbi politikën publike. E urrën angazhimin në aktivitete masive, dhe nuk është i prirur të jetë simpatik në sytë e publikut. Ai është tërësisht indiferent ndaj çdo pozicioni dhe karriere të nivelit të lartë.

Edhe grupi i përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë (Nikolai Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Aleksandër Bortnikov, Drejtor i FSB-së, dhe Viktor Zolotov, Drejtor i Gardës Kombëtare) nuk shprehin ndonjë interes publik, nuk janë të pavarur nga natyra e tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për zyrtarët kryesorë, që shërbejnë në administratën presidenciale (Anton Vaino, shefi i kabinetit, Aleksei Gromov, zëvendësdrejtori i parë i personelit, Dimitri Peshkov, sekretari i shtypit dhe Andrei Belusov, këshilltar shtetëror i Federatës Ruse).

Atëherë, çfarë e pret Rusinë? Për mendimin tim, gjendja reale në nivelin e sipërm të elitës, do të përcaktohet me ardhjen e personave të rinj, nga nivele të tjera të ulëta të pushtetit, që do të udhëheqin vendin pas Putinit. Dhe kjo, duke pasur parasysh faktin që rrethi i besimit brenda shoqërisë ruse, është shumë i vogël. Kjo nënkupton, për mirë a keq, një ndryshim automatik dhe rrënjësor të elites, që merr vendimet kryesore në qeveri.

Tani për tani, janë këto tiparet e sakta të “udhëheqësve” të sotëm, që formojnë një mandat kolektiv nga ana e tyre për statuskuonë, ruajtjen e praktikave ekzistuese, dhe qëndrimin e Putinit në pushtet për një kohë të pakufizuar. Kjo strategji garanton, ndonëse jo me siguri, por me një shkallë të lartë probabiliteti, ruajtjen e autonomisë, dhe mbrojtjen e pronës jo vetëm për ta, por edhe për të afërmit dhe miqtë e tyre.

Nga ana tjetër Putini, është i interesuar për besnikërinë e punonjësve të tij, për sa kohë që një besnikëri e tillë është operative, pra për sa kohë që ata e lejojnë të zgjidhë në mënyrë efektive çështjet e pushtetit, pa e dëmtuar këtë të fundit.

Një evolucion në Rusi, mund të kërkojë ndryshime në personel, të cilat Putini do t’i ndërmarrë, megjithë neverinë e tij të hapur ndaj riorganizimit të radhëve të miqve të tij, diçka që mund të shkaktohet nga një rënie e dukshme e treguesve statistikorë dhe sociologjikë të gjendjes aktuale të ekonomisë dhe shoqërisë ruse./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE