LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat dhe marrëdhënia me Ramën/ Surprizon Meta

8 Tetor 2019, 14:11, Politikë CNA
Negociatat dhe marrëdhënia me Ramën/ Surprizon Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë qëndrimit në Estoni, ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të këtij vendin ku ka folur për negociatat dhe marrëdhënien me kryeministrin Rama.

Ndërsa shprehet se çelja e negociatave do të ndihmonte shumë Shqipërinë për të shmangur krizën, kreu i shtetit nuk ka nguruar t?iu bëjë thirrje vendeve skeptike të unionit si Franca dhe Holanda duke thënë se ato ?duhet të marrin shembull nga Gjermania?. Sipas Metës, “Po-ja” e Bundestagut për Shqipërinë është një vendim i drejtë dhe i arsyeshëm.

I pyetur në lidhje me mardhëniet me kryeministrin, Meta është shprehur se nuk ka probleme me Ramën, teksa shton se është ky i fundit që ka vështirësi ?për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë?.

?Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.?, ka deklaruar presidenti Meta.

Sipas Presidentit Meta, Rama duhet të përpiqet më shumë për të ndihmuar vendin dhe rivendosur rendin.

?Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.?, shprehet më tej Presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga