Connect with Us

Ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë/ Ndryshime në listën e Rejas

Lajme

Ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë/ Ndryshime në listën e Rejas

Publikuar

-

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi.

Sikurse bën të ditur FSHF, Hysen Memolla do ti bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kajmaku fut në telashe policët/ SHÇBA nis hetimet për disa efektivë

Publikuar

-

Nga

SHÇBA ka nisur hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

Prej 10 ditësh, autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e Kajmakut dhe në banesat e të afërmve të tij por nuk kanë mundur të gjejnë.

Ndërkohë dyshohet ish kryebashkiaku, është ndihmuar nga disa punonjës të policisë për të mos rënë në pranga.

LEXO EDHE:  Pse Duka e bën më politike garën, se sa Fino?

Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia për akuzat e ”shpërdorimit të detyrës”, ”shkelje të ligjit të dekriminalizimit” dhe ”ushtrim të detyrës në përfundim të mandatit”. Sipas sistemit TIMS-s, ish-kreu i bashkisë së Vorës rezulton të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Policia ‘blindon’ Air Albania, ja rrugët që do të bllokohen

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin e ri ku sot pritet që kombëtarja shqiptare  të përballet me Francën.

Sipas News 24, rreth 800 forca policie janë në terren për të monitoruar situatën.
Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.

Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.

LEXO EDHE:  Ndryshon rregulli/ Nuk do të ketë më polici në stadiumet tona

Në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“ Vajza dhe djem, limitoni etjen për shpejtësi”/ Policia “ me dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore vijon kontrollin në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit.

LEXO EDHE:  RTSH sulmon FSHF-në për tenderin e Superiores

“Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi , do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.
# NdajKujdesuPërVeten
#RespektoRregullat”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE