Connect with Us

Meta leksion Ramës/ Nuk hapen negociatat pa bërë detyrat e shtëpisë

Politikë

Meta leksion Ramës/ Nuk hapen negociatat pa bërë detyrat e shtëpisë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës në Tiranë, nuk ia ka kursyer disa këshilla edhe kryeministrit Rama.

Teksa foli për çeljen e negociatave dhe kërkesat e bundestagut, Meta theksoi se Shqipëria nuk është në rregull me detyrat e shtëpisë.

“Ne nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Integrimi europion siç të jep zysha detyrat e shtëpisë ka edhe kjo detyrat e veta. Ne detyrimet në vend që ti realizojmë i kemi shtuar në vite. Kemi humbur shumë kohë.

LEXO EDHE:  Filloi me Veli-ngun/ Ish-ministri i Ramës ironizon Xhafajn

Në 2001 – 2002 ne kemi qenë me të njëjtin ritëm se Kroacia dhe kemi qenë shumë përpara se Serbia dhe Mal i Zi. Tani ku jemi? Ata janë shumë përpara me kapitujt e negociatave dhe ne luftojmë për të marrë një autorizim,  pastaj që të marrim edhe datën. ”, theksoi Meta.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ulet në tryezë me një vjedhës ordiner”/ Sherefedin Shehu “shuplakë” Bashës   

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka komentuar vendimin e opozitës, për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore, duke u tërhequr kështu nga kushti për të mos u ulur në tryezë me Damian Gjiknurin.

Ndërkohë, që opozita akuzonte Damian Gjiknurin për pazare votash në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, dhe nuk pranonte që ai të ishte pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, dje pati një tërheqje nga ana e opozitës.

Opozita dje mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si përfaqësues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, të cilët do të ulen në tryezë pikërisht me atë që kanë akuzuar, Damian Gjiknurin.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, në një prononcim për CNA.al tha se e shikon me dyshim të madh pjesëmarrjen e opozitës në tavolinë.

Sipas Shehut, ulja në tavolinë me një të akuzuar si vjedhës votash, vë në dyshim të madh seriozitetin e opozitës.

LEXO EDHE:  Skandali i ÇEZ/Një tjetër video kundër Metës?

LEXO EDHE:  Disa pyetje që kryqëzojnë Ramën/ Çfarë deklaronte kryeministri kur ishte në opozitë

“Një dyshim i madh për seriozitetin e opozitës bazohet në faktin e uljes së saj në një tavolinë të kryesuar nga një vjedhës ordiner votash, manipulator i lindur dhe servil politik i pandreqshëm. Opozita dikur e kishte uljen me të si kusht të panegociueshëm ndërsa tani e pranon atë si negociatorin e pazëvendësuehsëm. Nga një tavolinë me pazarxhi dhe njerëz të papërgjegjshëm do të kemi një produkt pazari dhe jo zgjidhje të problemit. Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është mungesa e vullnetit dhe ulja në tavolinë me pazarxhi pa platformë dhe mekanizma garancie tregon se akoma vullneti nuk ekziston.”-tha Sherefedin Shehu, për CNA.al

“Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Interesat tona përtej interesave të pushtetit”/ Mesazhi i Rudina i Hajdarit

Publikuar

-

Nga

rudina

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dalë sot me një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë në politikë, duke iu referuar tryezës së djeshme për reformën zgjedhore.

Sipas saj, deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore.

“Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon.  Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tona shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit.

LEXO EDHE:  Filloi me Veli-ngun/ Ish-ministri i Ramës ironizon Xhafajn

LEXO EDHE:  “Është skandaloze dhe e rrezikshme”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri”, është shprehur Hajdari në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt 2019, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, vendosi të djegë mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Një ndër temat kryesore, “frymëzuese” e protestave të opozitës në atë kohë, ishin dosja Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës si dhe dosja 339, e cila flet për përfshirjen e syrtarë të lartë të PS-së në Durrës, në shit-blerje votash.

                       Protesta e opozitës

Pas djegies së mandateve u publikuan edhe të tjera përgjime në lidhje me këto dosje, ku dolën emra të eksponentëve të PS-së, Si Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, e deri kryeministri Rama ishte përfshirë në përgjime.

Opozita në atë kohë zhvilloi rreth 10 protesta kombëtare, braktisi parlamentin, por edhe bojkotoi zgjedhjet vendore duke i falur në tavolinë Ramës 61 bashki.

Por, ndërkohë që po bëhet pothuajse një vit nga vendimi ekstrem i opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, duket se ka një tërheqje nga ana e Bashës.

Përtej deklaratave që s’ka bisedime me Gjiknurin, pa burgosjen e vjedhësve të votave, ska tryzë me Ramën, ska zgjedhje me Ramën etj si këto, një ditë më parë, Basha u rikthye në bisedime me qeverinë.

Pas këtij vendimi të Lulzim Bashës, CNA.al ka kontaktuar me ish-kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, dhe ish deputetin e kësaj partie, profesor Sherefedin Shehu, i cili ka komentuar situatën politike në vend, vendimin e opozitës, por edhe debatet për sistemin zgjedhor.

Në një prononcim për CNA.al, Sherefedin Shehu është shprehur se pjesëmarrja e opozitës në Komisonin Zgjedhor, është e mirëpritur, por shtoi se tërheqja “me bisht ndër shalë”, nuk garanton pritshmëritë e qytetarëve.

Sipas Shehut, situata e sotme, ku Basha ka pranuar të ulet në tryezë edhe me Gjiknurin, e bën të pavlefshme vendimin për djegien e mandateve.

“Mungesa e infratrukturës dhe një sistemi të besuar zgjedhor e bën urgjente ngritjen dhe funksionimin e komisionit zgjedhor. Edhe formalizimi i pjesëmarrjes së opozitës është i shumëpritur. Por, pjesëmarrja e opozitës me “bisht nën shalë” dhe si e “zënë në faj” nuk garanton atë që presin qytetarët, një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo pjesëmarrje e bën pavlerë “sakrificën” e deritanishme të demokratëve por edhe të deputetëve të opozitës. Opozita po merr pjesë në komisionin zgjedhor me një retorikë populiste pa asnjë platformë dhe mekanizma garancie për një sistem zgjedhor të pandryeshëm, një infrastrukture zgjedhore institucionale dhe proceduriale të pakontestueshme dhe të qëndrueshme dhe për t’i dhënë fund traditës së arnimit njëherë në dy vjet të kodit zgjedhor”-tha Sherefedin Shehu.

LEXO EDHE:  Skandali i ÇEZ/Një tjetër video kundër Metës?

LEXO EDHE:  Meta pyetet për Saimir Tahirin/ Ja përgjigja

Sipas tij, ulja e Bashës në tavolinë me Ramën, është mjaft e dyshimtë, përderisa ky i fundit nuk ka pranuar ende asnjë prej kërkesave të opozitës, siç janë zgjedhjet e parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.

“Ulja me z. Rama është e dyshimtë për sa kohë që ai nuk ka pranuar problemet e krijuara në zgjedhjet e bëra pas ardhjes së tij në pushtet dhe nuk ka treguar vullnet për eleminimin e tyre. Ai nuk ka pranuar zgjedhjet e parakohshme dhe zhvillimin e tyre nga një qeveri teknike. Ai nuk ka garantuar procedurën e legjitimimit dhe miratimit të propozimeve të opozitës jo-parlamentare. Administrata zgjedhore është dhe do të mbetet politike duke ju nënshtruar vullnetit të pushtetit dhe të parasë.”-u shpreh Shehu.

Po ashtu, ai tha se ulja papritur në tavolinë me qeverinë, paralajmëron një tjetër Pazar mes tyre, jo në interesin e qytetarëve.

“Ulja e papritur e opozitës në tavolinë me Qeverinë paralajmëron ndonjë pazar për zgjedhje të parakohshme por jo zgjedhje që garantojnë vullnetin e qytetarëve. Arnimet e mundëshme të kodit zgjedhor nuk do të prekin thelbin e tij dhe burokratët dhe ekspertët e OSBE-së do të mund të rikthehen përsëri pas dy viteve për të reflektuar rekomandimet e tyre të dyzuara të cilat kanë një qëllim të vetëm, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe vazhdimësinë e biznesit të tyre.”-tha Sherefedin Shehu për CNA.al.

LEXO TE PLOTE