LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë “mediat kritike”

8 Tetor 2019, 21:06, Politikë CNA
Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë

Kryeministri Edi Rama avancon planet për miratimin e shpejtë të ?paketës antishpifje?, pavarësisht kritikave në rritje dhe në injorim të një opinioni të hershëm të Këshillit të Europës, që paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po avancon planet e saj për ?disiplinimin? e mediave në internet, pavarësisht alarmit në rritje dhe thirrjeve të përsëritura për tërheqjen e dy projektligjeve të njohura gjerësisht si ?paketa antishpifje?.

Më 19 shtator, Kuvendi i Shqipërisë përfshiu në kalendarin 3-javor të punimeve shqyrtimin e projektligjeve ?Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë? dhe ?Për komunikimet elektronike?, të cilat kritikohen së bashku për vendosjen e medias online nën një regjim kontrolli shtetëror. Sipas kalendarit, data e pritshme për t?u shqyrtuar në seancë plenare është 17 tetori.

Që prej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe drakoniane. Një lustrim i drafteve nën ekspertizën e OSBE-së nuk e ndryshoi qëndrimin e organizatave të lirisë së shprehjes, të cilat po monitorojnë ngushtësisht edhe zhvillimet e fundit të legjislacionit për median në Shqipëri.

?Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri,? tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.

?Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme,? shtoi ajo.

Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është vetëm një prej organizatave ndërkombëtare që kërkojnë me këmbëngulje tërheqjen e projektligjeve, ndërkohë që thirrjet bien në vesh të shurdhër.

BIRN mësoi se qeveria mbylli veshët dhe injoroi gjithashtu një opinion ?fshikullues? të Këshillit të Europës së janarit 2019, pasi ky i fundit i konsideroi draftet e Ramës të pakrahasueshme me asnjë praktikë tjetër europiane dhe në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës, ku Shqipëria bën pjesë që prej vitit 1995.

Opinioni ligjor u hartua nga eksperti i kontraktuar nga Këshilli i Europës, Jean-François Furnémont pas publikimit të versionit të parë të projektligjit ?Për mediat audiovizive..? dhe u sigurua nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Megjithatë, ai godet në thelb atë që e quan ?synim real? pas nismës ligjore të qeverisë dhe paralajmëron rreziqe për mediat kritike dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri.

??mënyra në të cilën mendohet të bëhet zgjerimi i parashikuar i fushës së zbatimit të ligjit (madje edhe vetë argumentimi i ligjit pranon haptazi se objektivi i këtij ligji është ?disiplinimi? i medias online) është shumë i diskutueshëm dhe, duke gjykuar nga perspektiva e standardeve të Këshillit të Evropës, duhet të rivlerësohet seriozisht,? thuhet në opinionin ligjor.

?Këto dispozita ligjore do të krijonin pashmangshmërisht një efekt frikësues tek media dhe duhet të shmangen,? shton më tej opinioni i Këshillit të Europës.

Opinioni i ekspertit të Këshillit të Europës analizon në fillim modelin kroat dhe atë hungarez si raste shumë të rralla në Europë ku vepron njëfarë rregullimi, ndërsa thekson se varianti i propozuar shqiptar nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me ndonjërin prej tyre.

Ai ironizon edhe detyrimet e variantit fillestar për të qenë ?realistë, të paanshëm dhe objektivë? në raportim, duke e konsideruar këtë një masë administrative që shkon në kahun e kundërt të forcimit të pluralizmit dhe që e ekspozon median kritike ndaj sanksioneve si dhe strategjive të identifikimit dhe fajësimit publik [name and shame].

?Ky rrezik është theksuar nga Asambleja Parlamentare kur, në Rezolutën e saj 2179 (2017) për influencën politike tek mediat dhe gazetarët e pavarur, ajo ?denoncon të gjitha praktikat që kanë për qëllim nxitjen e mosbesimit të publikut tek media,? thuhet në raport.

?Duke qenë se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë dukshëm këto kërcënime të identifikuara në Rezolutën e sipërpërmendur 2179 (2017), inkurajohet me forcë tërheqja e këtyre ndryshimeve të propozuara,? shtohet aty.

Në fund të raportit, eksperti Jean-François Furnémont vlerësonte se ligji në fuqi i AMA-s është në përputhje me praktikën e vendeve të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian dhe nuk kërkon asnjë modifikim tjetër. Në një analizë të të gjitha problemeve të identifikuara, ai rekomandonte heqjen dorë të qeverisë nga ndryshimet e propozuara./ BIRN

Lajmet e fundit nga