Connect with Us

Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto Che Guevara

Blog

Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto Che Guevara

Publikuar

-

Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin zjarri liderin revolucionar  argjentinas Ernesto Che Guevara. Për dekada figura e tij është adhuruar nga e majta, si një simbol i luftës kundër “kapitalizmit të pamëshirshëm”. Por shumë aspekte të veprimtarisë së tij janë injoruar. Në fakt, Che ka qenë një revolucionar i etur për gjak. Me drejtimin prej tij të Ministrisë të Financave, ai e rrënoi ekonominë e Kubës.

Ndëshkimi ndaj ish-zyrtarëve të Batistës ishte brutal

Është e vërtetë se Fulgencio Batista ishte një sundimtar mizor. Gjatë revolucionit, njerëzit e tij ekzekutonin në vend rebelët që kapnin. Ata torturuan dhe vranë shumë civilë. Por edhe rebelët e Kastros, ishin po aq brutalë në ndëshkimin e armiqeve të tyre, pas pushtimit të kryeqytetit, Havanë.

Vetë Che Guevara, u përfshi në disa mizori të tmerrshme. Ai ishte drejtues i burgut të Santa Klaras për 5 muaj (janar-qershor 1959). Qindra të burgosur u ekzekutuan gjatë asaj kohe. Sipas shumë dëshmive, Che e shijonte shumë ritualin e skuadrës së pushkatimit.

Ai nuk u kujdes që t’i garantonte të akuzuarve një gjykim të drejtë. Sipas tij, “provat gjyqësore ishin të panevojshme” kur bëhej fjalë për ndëshkimin e përfaqësuesve të ish-regjimit. Kur ndonjë nga të dënuarit i mbijetonte skuadrës së pushkatimit, ai shkonte dhe e qëllonte vetë në kokë me pistoletë.

Ai nuk ngurroi të vriste cilindo që i dilte përpara. Gazetarët, biznesmenët dhe ish-kolegët e tij që nuk ishin dakord me të, u ekzekutuan që të gjithë me urdhër të tij. Che ndërtoi kampet e punës në Kubë, që nuk ishin shumë ndryshe nga gulagët e tmerrshëm sovjetikë. Numri i saktë i personave të ekzekutuar me urdhër të Che është i panjohur, por ka të ngjarë të jetë në mijëra.

Ai nuk ishte një gjeni i taktikave guerile

Che Guevara konsiderohet shpesh si një lloj strategu ushtarak gjenial, për shkak të rolit të tij në Revolucionin Kuban. Sigurisht, ai revolucion ishte një nga triumfet më të mëdha guerile të të gjitha kohërave, dhe Guevara ka meritat e veta. Por tentativat e mëvonshme në vende të ndryshme të botës, ishin të dështuara.

Dështimet e tij të mëdha ndodhën në Kongo në vitin 1965 dhe Bolivi më 1967, ku gjeti edhe vdekjen. Bashkëkohësit e tij, tregojnë se ai ishte tepër arrogant, dhe nuk pranonte të dëgjonte asnjë këshillë nga të tjerët. Dështimet e tjera, për fshijnë lëvizjet revolucionare në Panama, Haiti, Republikën Dominikane dhe Nikaragua.

Rrënoi ekonomikisht Kubën, pasi ishte i pashkollë

Sado e rëndë që ishte gjendja në Kubë gjatë viteve 1950, ekonomia e saj u përkeqësua edhe më shumë gjatë viteve 1960, dhe në vazhdim. Pas revolucionit, Che Guevarës iu dhanë postet e Ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare. Një nga aktet e tij të para ishte shtetëzimi i bankave, fabrikave dhe bizneseve, në një përpjekje për të eleminuar pabarazitë sociale.

LEXO EDHE:  Salianji merr frerët në dorë/ Zyrtarisht në krye të PD-së?

Gjatë asaj kohe, kubanët duhej të plotësonin kuota specifike në punë, dhe pësonin reduktim të pagës nëse nuk i arrinin ato. Në përgjithësi, masat e tij eonomike, ishin një katastrofë e vërtetë. Prodhimi ra, ndërsa mungesat në treg u rritën ndjeshëm. Një nga ish-zëvendësit e tij, tha se Guevara ishte “injorant ndaj parimeve më elementare ekonomike”.

Dhe kjo ishte mëse e vërtetë, pasi Che pretendonte se ishte diplomuar për mjekësi në vitin 1953. Por historiani Enrike Rios, thotë se është jashtëzakonisht e pamundur që Che të jetë diplomuar realisht. Sipas tij Ernesto arriti të kalojë 15 lëndë (thuajse gjysmën e lëndëve në total) brenda 3 muajsh, pa ndjekur leksionet apo praktikat përgjatë shumicës së vitit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Buenos Aires.

Për më tepër, nuk ka asnjë foto të diplomimit të tij. Para përfshirjes në Revolucionin Kuban, Che nuk kishte një punë të qëndrueshme, dhe ishte i varur nga nëna e tij dhe e motra, që i dërgonin para për të mbajtur frymën gjallë dhe shlyer borxhet e tij.

Ishte shumë racist, shokët në shkollë e thërrisnin “Derr”, sepse nuk lahej me javë

Che Guevara e shprehte hapur përbuzjen e tij dhe urrejtjen ndaj kapitalizmit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai thoshte se Amerika nuk mund të pretendonte të ishte një demokraci, kur aty kishte diskriminim ndaj zezakëve. Problemi është se Che ishte vetë racist. Gjatë udhëtimit të tij të parë nëpër Amerikën Latine, ai shkroi se “afrikanët e kanë ruajtur pastërtinë e tyre racore, për shkak të mungesës së afrimitetit me banjën”, një deklaratë kjo ironike mbi higjenën e tyre të dobët. Ndërkohë ai i cilësonte meksikanët “një tufë indianësh analfabetë”. Një tjetër problem ishte higjena e tij personale. Shokët në shkollë e thërrisnin me nofkën “chancho” (Derri), për shkak të refuzimit të tij për t’u larë me ditë dhe javë të tëra. Kur ishte në Bolivi, shkroi në ditarin e tij se nuk ishte larë prej 6 muajsh.

Vdekja e tij nuk ishte aspak heroike

Adhuruesit e tij besojnë variantin, sipas së cilit ai u tha ekzekutuesve të tij ta qëllonin, pasi “jam thjesht një njeri”. Realiteti është krejtësisht tjetër. Kur u gjet nga ushtarët bolivianë ai u tha i tmerruar:”Mos qëlloni! Unë jam Che Guevara, dhe për ju kam më shumë vlerë i gjallë se sa i vdekur”.-shkruan HistoryColletion. 

Pasi u kap, u lidh dhe u mbajt i burgosur në një shkollë të zonës. Më 9 tetor 1967, presidenti i Bolivisë urdhëroi ekzekutimin e tij. Sipas Feliks Rodrigez, që ishte pjesë e atyre që e kapën, fytyra e Che u “bë e bardhë si mehit”, kur bisedoi pak me të rreth 30 minuta para ekzekutimit. Në fund Che tha:”Është më mirë kështu. Unë nuk duhej të isha kapur kurrë i gjallë!”./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ja pse përgjumemi, kur konsumojmë një vakt të rëndë ushqimor

Publikuar

-

Nga

A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt të rëndë ushqimor? Nëse po atëherë mund të jesh duke përjetuar një gjendje të veçantë, që nga ekspertët njihet ndryshe si “koma ushqimore”. Ju e kuptoni shumë këtë këtë gjendje, kur jeni aq shumë përgjumësh, dhe që gogësini aq shpesh, saqë nuk mundeni të ngriheni dot për të larë pjatat në lavaman, dhe ajo çka doni është thjesht të mbyllni sytë dhe të dremisni për disa minuta.

Sipas një studimi të publikuar këtë javë në revistën “Scientific Reports”, këto gjendje nuk janë dhe aq të rralla. Gjithsesi mos u shqetësoni. pasi “koma ushqimore” i shërben një funksioni të rëndësishëm biologjik. “Ndjesia e një ‘kome ushqimore’ pas një vakti të bollshëm, është e njohur nga cilido” shkruan në një artikull eksperti Tomas Kerju. nga Qendra e Shkencave Neurale në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA.

“Në fakt, shumica e kafshëve priren të shtrihen dhe të pushojnë për disa minuta, pasi kanë marrë një sasi të madhe kalorish, çka sugjeron se pas këtij reagimi, fshihet një funksion biologjik. “Studimi ynë i ri pretendon se reagime të tilla të tipit ‘pusho dhe tret’ ndaj ushqyerjes, mund të jenë formuar nga evolucioni, për të promovuar formimin e kujtimeve afatgjata”- thekson Kerju.

Studiuesit vëzhguan me kujdes lepurin e detit në Kaliforni, i njohur edhe si ‘Aplysia californiaica’. Ekipi vuri në dukje se pasi hante, kjo specie do të ndërpriste ekvitetin normal, dhe do të qëndronte për njëfare kohe pa lëvizur. Tingëllon si diçka e njohur?

Tek njerëzit, gjendja e “komës ushqimore”, pason një vakt të rëndë ushqimor. Ndërsa trupat tanë përpiqen ta tretin ushqimin që sapo kanë konsumuar, gjaku rigjenerohet nga pjesa tjetër e trupit, në mënyrë që të punojë më shumë sesa zakonisht në stomak dhe zorrë.

Ky vërshim i gjakut deri në fund të aparatit tretës të trupit, mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen fizikisht të dobët. Ndërkohë, është e rëndësishme të mos harroni se ‘koma ushqimore’, nuk shkaktohet domosdoshmërisht vetëm nga sasia e ushqimit që keni futur në bark, por edhe nga cilësia e tij, apo kombinimet në ushqimin që sapo keni konsumuar.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja e rëndë në Vlorë/ Nipi pranon vrasjen e gjyshit

LEXO EDHE:  Vrasja e Nard Polisë/ Identifikohet autori, u arratis nga Shkodra  

Tani, le t’i rikthehemi ndjesisë së këputjes dhe përgjumjes. Falë neuroneve të tyre të tepërta dhe strukturës fizike relativisht të thjeshtë, studiuesit patën mundësi të vëzhgonin atë që po ndodhte kur ata ranë në një ‘komë ushqimore’. “Tek njerëzit, konsumi i ushqimit sjell çlirimin e hormonit të insulinës, që i nxit qelizat e trupit të thithin lëndë ushqyese nga qarkullimi i gjakut, dhe t’i kthejnë ato në yndyrë për një magazim afatgjatë”- thotë Nikolai Kukushkin, një doktorant që mori pjesë në këtë studim.

“Sidoqoftë, mendohet se insulina ka pak efekte në tru. Përkundrazi, një hormon i lidhur me të, si faktori II i rritjes, i ngjashëm me insulinën, është dëshmuar se ka një rol jetik në funksionimin e duhur të trurit, përfshirë formimin e kujtesës afatgjatë. Megjithatë, çlirimi i tij nuk varet nga marrja e kalorive ”.

Në thelb, trupi i njeriut përdor 2 lloje insuline. Njëra është e lidhur me konsumimin e kalorive, dhe na ndihmon të ‘paketojmë’ energjinë e prodhuar prej ushqimit. Tjetri – faktori II i rritjes, i ngjashëm me insulinën, ose siç njihet ndryshe IGF2 – lind në mënyrë të pavarur nga tretja dhe e forcon trurin.

Në fakt, dihet se IGF2 forcon kontaktet midis neuroneve, dhe ndikon në formimin e kujtesës afatgjata. Gjendjet e përgjumjes, prodhojnë njëkohësisht si insulinë ashtu edhe IGF2. “Kësisoj, ‘koma ushqimore’ e ‘Aplysia californiaica’, kontrollohet nga sistemi i saj i ngjashëm me insulinën, që vepron duke e rishpërndarë energjinë e kafshës, larg sjelljes aktive dhe drejt ruajtjes si të lëndëve ushqyese, ashtu edhe të kujtesës”-shpjegon Kerju.

Nga ana tjetër, sistemi i insulinës tek njerëzit nuk është i unifikuar, por përkundrazi pompon çdo lloj proteinë në periudha të ndryshme. “Mbetet të përcaktohet nëse ‘koma ushqimore’ e njeriut, është një rudiment i të kaluarës sonë evolucionare, apo një pjesë e rëndësishme e formimit të kujtesës”- thekson Kukushkin.

Ne e dimë se për shumë kafshë, përfshirë njerëzit, gjumi është thelbësor për të fiksuar në kujtime ato që kemi përjetuar gjatë ditës. “Me gjasë përgjumja e përjetuar pas një vakti të rëndë, është një mënyrë e ngjashme për të ruajtur një kujtim mbi atë vakt, në mënyrë që t’i rikthehemi atij në të në të ardhmen”- thekson Kerju./ www.mnn.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ku do të shpërthejnë luftërat e ardhshme në botë?

Publikuar

-

Nga

Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutët stërviten ende sot në fushëbetejat e Luftës Civile të SHBA-së dhe ato të Luftës së Dytë Botërore, për të mësuar mënyrat se si komandantët e shfrytëzuan dikur pozitën gjeografike në avantazhin e tyre.

Fushatbetejat e së ardhmes, do të jenë po aq të rëndësishme. Por ato do të diktohen shumë nga teknologjia, që i jep mundësi ushtarëve të godasin objektiva që ndodhen mijëra km larg, përmes dronëve autonomë dhe mjeteve të tjera. Ja cilat janë disa nga vendet, ku ushtarakët po përgatiten për luftë, dhe ku diplomatët shpresojnë të ruajnë paqen.

Arktiku

Në vitin 1935, gjenerali i njohur amerikan Billi Miçëll deklaroi në Kongresin Amerikan:”Unë besoj se në të ardhmen, kushdo që do kontrollojë Alaskën, do të kontrollojë edhe botën”. Teksa  ndryshimi i klimës po zhduk akullin në Arktik, duke hapur detet e tij për anijet tregtare, ky parashikim duket mëse i saktë.

Poli i Veriut dhe ujërat e tij menaxhohen sot nga Këshilli Arktik, një organizatë prej 8 vendesh dhe 6 komunitete vendase indigjene. Por vendet vazhdojnë të zihen mes tyre për burimet natyrore. Në vitin 2007, rusët përdorën një nëndetëse për të vendosur një flamur rus në dyshemenë e detit Arktik.

SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, po kryejnë stërvitje ushtarake në Norvegji, në përgatitje për konfliktin e Arktikut. Edhe Kina po mendon të vendosë aty një bazë. Përtej pretendimeve për naftë, gaz dhe minerale të rralla, kinezët synojnë të ndërtojnë atë që e quajnë një “Rrugë mëndafshi Polare”. Ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja, kanë një numër të madh bazash, Rusia, për shkak të madhësisë së saj territoriale, ka një qasje më të gjerë dhe më të afërt ushtarake në  këtë zonë.

Hapësira

Satelitetët spiunë, nuk janë asetet e vetme ushtarake në hapësirë. SHBA-ja mbështetet tek satelitët për të komunikuar me trupat e saj që ka larg vendit, për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa, si dhe për të udhëhequr ushtrinë në objektivat që ajo ka. Progresi teknologjik, po i lejon tani edhe vendet e tjera, veçanërisht Rusinë dhe Kinën, që të zbehin avantazhin që ka SHBA-ja në hapësirë.

SHBA ka aktualisht 150 satelitë në orbitë, Rusia vjen e dyta me 90, dhe e treta Kina me 51. Satelitët, kanë qenë kryesisht të sigurt nga ndërhyrjet ose konfliktet, pasi është e vështirë të mbërihet tek ato. Por ndërsa teknologjia po bëhet më e lirë, më shumë vende po zhvillojnë raketa që potencialisht mund t’i hedhin ato në erë, apo t’i bllokojnë dhe ndërhyjnë kësisoj në transmetimet e tyre.

LEXO EDHE:  Basha zbulon shumën/Sa iu ka zhvatur Rama në 4 vite qeverisje

LEXO EDHE:  Rama në "Komunikim Javor" / Flet për Vetingun, rritjen ekonomike dhe opozitën

Korea e Veriut

Kim Jong Un, e ka përmirësuar ndjeshëm arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut. Ai i ka përdorur me sukses kërcënimet, për të marrë lëshime nga fuqitë botërore. Analistët besojnë se vendi komunist, është sot i aftë të godasë më armë bërthamore Japoninë, bazat amerikane në Paqësor, madje dhe kontinentin amerikan.

SHBA-ja po vazhdon që të vëzhgojë më vëmendje situatën, për të qenë gati për çdo të papritur. Ideja është që amerikanët të jenë gati t’i kundërpërgjigjen brenda disa minutash, çdo sulmi të mundshëm të paralajmëruar nga ana e Phenianit. Për këtë, ajo po përdor satelitët e shumtë që ka në orbitë.

Një skenar është nisja e pushtimit të Koresë së Veriut, dhe gjetjen e “armëve bërthamore të gatshme”, përpara se ato të bien në duar të gabuara. Një konflikt i tillë, ka të ngjarë të kërkojë qindra mijëra trupa, që do të përballeshin me artilerinë e Koresë së Veriut, e cila është e aftë

të lëshojë 10.000 predha brenda një nate mbi Korenë e Jugut.

Balltiku, një Krime e Re?

Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët ushtarakë kishin frikë se mos Ushtria e Kuqe sulmonte përmes Ngushticës Fulda në Gjermaninë Perëndimore. Sot, gjeneralët e NATO-s janë përqendruar tek Ngushica Suvalki, në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë, përkrah territorit rus të Kalingradit.

Rusia ka më shumë ushtarë dhe artileri të vendosur në zonë sesa NATO. Strategjia e aleancës, është pasja e një forcë të vogël që mund të “thyejë” një sulm të mundshëm rus, deri sa të mbërrijnë përforcimet. Ndërkohë zgjidhja e thjeshtë është më shumë nga gjithçka:trupa, tanke, artileri dhe avionë. Por kjo kushton shumë, dhe administrata Trump, nuk ka gjasa të lejojë investime të mëdha në këtë rajon. Kjo qasje lë të pasigurtë aleatët e Amerikës.

Deti i Kinës së Jugut

Rritja e Kinës si një fuqi ekonomike, po përkon me një fokus të ri në zgjerimin e kontrollit të territoreve rajonale, kryesisht në Detin e Kinës së Jugut. Ushtria kineze ka ngritur fortifikata betoni në ishujt e kontestuar, dhe ka vendosur ndërkohë një arsenal të madh raketash, për të cilat analistët thonë se do ta fitonin një luftë me Komandën amerikane të Paqësorit.

Raketat kontinentale që zotëron sot Kina, mund të arrijnë lehtësisht Tajvanin, dhe madje edhe SHBA-në. Gjithsesi, SHBA ka shumë avantazhe diplomatike. Fqinjët e Kinës janë të shqetësuar mbi ndikimin rajonal të Pekinit, dhe kërkojnë që SHBA-ja të veprojë si një kundër-peshë. Kjo u jep amerikanëve epërsi edhe në negociatat globale, sikurse janë marrëveshjet tregtare./ qz.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ballkani Perëndimor është “oborri” i Evropës, ndaj s’duhet vonuar zgjerimi i BE

Publikuar

-

Nga

Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”

* Nga një Ballkan i paqëndrueshëm, nuk përfiton askush në Evropë. Historia e ka treguar këtë më shumë sesa një herë. Kjo është arsyeja, përse termi “integrim euro-atlantik” për të përshkruar të ardhmen e rajonit, duhet të jetë më shumë se sa thjeshte një retorikë e përshtatshme.

Ai duhet të jetë mekanizmi kryesor për nxitjen e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në “oborrin” e përparmë të Evropës. S’ka dyshim se procesi i “evropianizimit” të këtij rajoni të trazuar, kërkon reforma të dhimbshme strukturore nga ana e vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Karrota” e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është përdorur për t’i motivuar elitat politike që të nxisin transformime në vendet e tyre. Në ditët e ardhshme, Këshilli Evropian do të marrë një vendim të rëndësishëm mbi të ardhmen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Hapja e negociatave të anëtarësimit, do të injektonte patjetër siguri dhe parashikueshmëri në rajon. Ndërsa është e rëndësishme që të shpërblehen këto vende, për përpjekjet e bëra deri më tani, është po aq thelbësore që të çelen negociatat me to, për t’i hapur rrugën reformave të ardhshme nën kujdesin dhe kushtëzimin e Brukselit.

Kostoja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe në sistemin e saj të vlerave, është shumë më e ulët, sesa lënia e tyre në pritje. Drejtimi që do të marrë Ballkani Perëndimor në të ardhmen, do varet si nga vizioni gjeopolitik i BE-së, ashtu edhe nga vullneti politik i vendeve të rajonit, për të ndërmarrë reforma demokratike serioze.

Përsa i përket këtyre të fundit, është koha që këto vende të tregojnë seriozisht se kanë ndërmend të ruajnë kursin e tyre drejt Perëndimit, duke “ecur realisht, dhe jo vetëm duke negociuar”. BE-ja ka qenë përherë, dhe do të mbetet e angazhuar në Ballkan. Ajo është deri tani donatorja më e madhe, partnerja më e madh tregtare, dhe investitorja më e madh e drejtpërdrejtë e huaj në rajon.

Në shkurtin e vitit 2018, Komisioni Evropian, publikoi një strategji premtuese dhe të besueshme mbi Ballkanin Perëndimor, që përmbante 6 nisma prioritare. Pas shumë vitesh “lodhje nga zgjerimi” nga ana e unionit, u duk sikur strategjia i dha një shtysë optimizmit në rajon, që tashmë është zbehur nga “lodhja prej reformave”.

Megjithatë, entuziazmi fillestar u zbeh shumë shpejt. Në qershorin e vitit të kaluar, Këshilli Evropian shtyu sërsh procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndarjet e forta brenda BE-së për çështje si emigracioni, Brexit dhe të tjerat, e devijuan nivelin e vëmendjes së nevojshme politike ndaj çështjes së zgjerimit.

Bashkimi Evropian, përballet sot me një zgjedhje të qartë. Nëse do që të vërë në rrezik besueshmërinë e tij, duke mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të zvogëlohej aftësia e BE-së për të vendosur kushte më të rrepta për një qeverisje të mirë.

LEXO EDHE:  Salianji merr frerët në dorë/ Zyrtarisht në krye të PD-së?

LEXO EDHE:  Salianji merr frerët në dorë/ Zyrtarisht në krye të PD-së?

Nga ana tjetër, kjo do të krijonte një boshllëk të madh të fuqive perëndimore në rajon. Dhe në këto kushte, vendet e rajonit do të fillojnë pashmangshëm të ç’orientohen, dhe të nisin të përpiqen të gjejnë një partner tjetër “strategjik”.

Lajmi i mirë, është se Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, ka bërë tashmë me dije se komisioni i saj do të veprojë gjeopolitikisht, në një botë ku ka tashmë një garë mes fuqive të mëdha. Ndërhyrja agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, është rritur vitet e fundit.

Synimi i Rusisë, është më së paku rritja e kostove të integrimit të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Moska po vepron kështu si një aktore destabilizuese, dhe është e prirur të shfrytëzojë dobësitë e brendshme politike dhe ekonomike të rajonit.

Edhe Kina po luan një rol gjithnjë e më të dukshëm në rajon. Ajo i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor si të arritshme me shumë pak kosto. Me “paratë e tij të gatshme”, Pekini po përdor mënyrat e veta për të forcuar më tej kontrollin ekonomik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore.

Brukseli duhet të pyesë veten, se çfarë do të përfitojë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, nëse këto vende, si pasojë e rritjes së ndikimit kinez, bien në kurthin e borxheve, dhe ulin standardet e tyre mjedisore dhe ato të punës. Për më tepër, kjo do të nënkuptonte jo vetëm përjetësimin, por edhe përkeqësimin e dukurisë së korrupsionit tashmë të përhapur, dhe të mungesës së transparencës në rajon.

Ndjeshmëria ndaj aktivizmit në rritje diplomatik dhe ekonomik të Pekinit në rajon, nxitet edhe nga mosbesimi nëse BE-ja mund të ketë realisht një pozicion të përbashkët përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, nuk duhet të anashkalohen as aleancat e mundshme mes Pekinit dhe Moskës për forcimin e ndikimit në rajon.

Bashkimi Evropian, ka mundësinë por edhe interesin e madh që të nxisë një periudhë pozitive afatgjatë në mbarë rajonin. Ky është momenti më i mire, që Brukseli të angazhohet për zgjerimin e unionit. Pasi sondazhet tregojnë një rritje të madhe të besimit dhe optimizmit tek më shumë se 61 për qind e qytetarëve evropianë përkundrejt BE-së, norma më e lartë që nga viti 2014.

Në këtë situatë, vendet anëtare të BE-së duhet të promovojnë njjë debat publik për zgjerimin e ardhshëm. Ato duhet ta vënë theksin tek rëndësia e vlerave, e rregullave të qarta dhe një qeverisjeje të mirë, si dhe të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm në shtetet kandidate.

Së fundmi, nëse BE-ja nuk do të vijë në Ballkanin Perëndimor me mjetet dhe investimet e saj demokratike transformuese, për ta afruar rajonin me vlerat dhe institucionet e saj, atëherë qytetarët nga Ballkani do të vazhdojnë të emigrojnë drejt BE-së./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE