Connect with Us

Video-I dënuar me 15 vite burg për vrasje/ Arrestohet i “rrezikshmi” i Shijakut

Kronika

Video-I dënuar me 15 vite burg për vrasje/ Arrestohet i “rrezikshmi” i Shijakut

Publikuar

-

Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Magnum 2”, në kuadër të së cilit është vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

Mësohet se i arrestuari është 40-vjeçari G. B., banues në Shijak, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-drejtorëve të rrugëve/ Artan Hoxha: Po të shtrydhen mirë "llogaritarët" do të...

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Droga e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit jep informacion zyrtar 

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me drogën e kapur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se ka kryer me sukses detyrimet e saj në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Policia e Shtetit thekson se operacioni kishte kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti dhe është një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta në Fier/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Video- 45 vite ne Policinë Rrugore/ Ja surpriza e Ministrisë se Brendshme

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”-thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandal në Spitalin Amerikan/ Ra në koma 13 orë pas lindjes, ndërron jetë 23-vjeçarja 

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Spitalin Amerikan, ku një nënë 23-vjeçare ka ndërruar jetë 13 orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Sipas JOQ-së, ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, dhe nuk është bërë publike në asnjë prej mediave.

Heris Meçe lindi djalin e saj më datë 14 shkurt dhe në mbrëmje gjeti vdekjen tragjike. Ra në koma 13 orë pas lindjes dhe në të gdhirë e hëna ajo ndërroi jetë.

JOQ shkruan se duke iu referuar burimeve ekskluzive, ka mësuar se e reja gjeti vdekjen pasi mjekja përgjegjëse e spitalit privat nuk i kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes. Pasi lajmi u bë publik, qytetarë të shumtë ishin në dijeni se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Spitalin Amerikan.

LEXO EDHE:  Shijak/ Arrestohen në flagrancë 4 persona, mes tyre 2 të mitur

LEXO EDHE:  Video-Policia sekuestron makinat superluksoze/ Ishin blerë me para të ardhura nga krimi

Pas komenteve të qytetarëve, JOQ Albania tentoi të kontaktonte me spitalin në fjalë për të marrë një reagim zyrtar mbi ngjarjen apo motivet e vdekjes të së resë, por në faqen e Spitalit Amerikan apo në rrjetet sociale të tij, nuk gjendet asnjë email zyrtar përveç një numri telefoni fiks.

Ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të vajzës!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat

Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Albana Boksi ndërsa anëtare të saj  do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja në Vlorë/ Policia identifikon autorin

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta në Fier/ Arrestohen 3 persona

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE