Connect with Us

“Gjoba 3 mijë lekë, ti vetë iu jep policëve dy mijë lekë”/ I akuzuari lë pa fjalë gjyqtaren

Kronika

“Gjoba 3 mijë lekë, ti vetë iu jep policëve dy mijë lekë”/ I akuzuari lë pa fjalë gjyqtaren

Publikuar

-

Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me zë. “Përse zgjodhe lekët nën dorë dhe jo gjobën?” pyet më pas gjykata të arrestuarin që ka dalë para saj për masë sigurie personale. Gjykata kërkon të kuptojë, ndaj dhe vazhdon pyetjet: “Ç’është kjo traditë për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt? Gjoba ishte 3 mijë lekë, ti deshe t’i japësh policit dy mijë lekë nën dorë… për 1 mijë lekë, kishe paguar gjobën për shkeljen dhe…”

Albert Allkoçi, nën akuzë për korrupsion aktiv, sepse tentoi të korruptonte një polic nxiton dhe përgjigjet nga kafazi: “Nxitoja zonja gjyqtare … nuk kisha kohë të shkoja të paguaja më pas gjobën që do më vendoste Policia Rrugore”.

Por, 47-vjeçari nga Tirana nuk kishte asnjë ngut. Ai është i papunë dhe pasi ka pirë kafe, po kthehej në shtëpi siç mund të kthehet me qetësi një njeri që nuk ka asnjë plan dhe asnjë agjendë. Prokurori, nga ana e tij, radhit provat dhe deklaron se Albert Allkoçi po qarkullonte me makinë kur një pikë kontrolli e policisë së kryeqytetit e konstatoi shoferin që nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.

“Kur policët i kërkuan dokumentet, shtoi prokurori, ai vendosi mes tyre një 2 mijë lekësh, dhe menjëherë pas këtij veprimi pasi tentoi t’i korruptonte policët ai u arrestua në kushtet e flagrancës”, shton prokurori duke lexuar provat mbi tavolinë.

I pyetur disa herë nga gjyqtarja se përse e bëri këtë veprim në fund 47-vjeçari dorëzohet dhe ripohon: “Po nxitoja, nuk kisha kohë të paguaja më pas gjobën…”. Por, përpjekjet e shoferëve të dehur apo esëll duke dhënë nën dorë policëve nga 2 mijë deri në pesë mijë lekë janë evidente edhe nga dhjetëra pamje të publikuara nga Policia e Shtetit në përpjekje për të sensibilizuar qytetarët që të mos kryejnë korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

Policia Rrugore pohon se shpesh ka shpërndarë video për publikun në të cilat dallohen me zë e figurë qytetarë që rreken të paguajnë ndonjë lekë nën dorë. Për një tentativë të tillë që kodi e njeh si korrupsion aktiv, gjatë këtyre muajve në kryeqytet u prangosën menjëherë shtatë drejtues mjetesh, të cilët më pas ndeshen me gjykatën dhe në fund marrin vendim fajësie.

Avokati Adriatik Lapaj tregon për gazetën “Si” se korrupsioni është një monedhë me dy faqe ku njëra palë korrupton dhe tjetra korruptohet. “Më e rëndësishmja është që njerëzit e mendojnë si formulë që mbarojnë punë shpejt në të gjithë administratën, sepse perceptimi është administrata të sorollat nëse nuk paguan. E dyta, në shumë çështje që më vijnë mua, njerëzit pyesin, a bëjmë gjë me prokurorin dhe gjyqtarin në çështje, pasi ata janë të bindur se po nuk paguan, do ta bëjë dikush tjetër.

Qytetarët e kanë bindje që sistemi korruptohet dhe përpjekja është kush të korruptojë i pari. Ky është problem i moralit shoqëror, njerëzit janë kthyer pragmatistë, shoqëria e ka të vështirë të ndalet dhe të mendojë cila është e drejta. Secili rend dhe vrapon për të mbaruar punë. Dhe në këtë mes, institucionet nuk bëjnë punën që duhet bërë në fakt. Kjo gjë dëmton së pari vetë qytetarët. Më tej, duke e mësuar sistemin në këtë mënyrë që nga shëndetësia e të tjera, ata rrisin kostot. Sepse kjo është një gropë që nuk mbushet dhe në këtë panoramë është shumë e vështirë për një profesionist që të punojë ndershëm”, thotë avokati.

LEXO EDHE:  "Kush vë gjoba do ikë nga puna" / Ish-drejtori i AKU-së kritikon Ramën

Por, ndërsa qytetarët paguajnë në dorë me shumë gjasë ngado, shifrat e atyre që fusin në xhep para për të ofruar një shërbim janë të ulëta krahasuar me perceptimin, por edhe me deklaratat se shumë paguajnë për të marrë një shërbim mjekësor në spitale dhe në administratë.

Në raportimin vjetor mbi kriminalitetin për vitin 2018, Prokuroria e Përgjithshme raportoi se 33 qytetarë kishin përfunduar në akuzë për korrupsion aktiv, pra qytetarë që kishin tentuar t’i jepnin para një punonjësi shtetëror (kryesisht policë rrugorë). Shifra ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2017, ku sipas raportit të këtij viti 109 përfunduan nën akuzë për një tentativë të tillë.

Por çfarë ndodh me korrupsionin pasiv? Pra, me zyrtarët që marrin ryshfet për të kryer një shërbim? Më të kritikuarit janë gjyqtarët dhe prokurorët, ndaj për këtë shkak drejtësia iu nënshtrua rivlerësimit të trefishtë prej nga ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të pasurive të pajustifikuara. Më poshtë, tabela në vite për hetimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda gjendet nën gjykim për dyshimet e korrupsionit (pasi kërkoi favore seksuale në shkëmbim të një vendimi) gjyqtari i Fierit, Roland Hysi si edhe një psikologe. Por, çështja më e bujshme është ajo e gjyqtarëve të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri, Petrit Ceno, edhe ata nën akuzë për korrupsion aktiv të gjyqtarëve e prokurorëve, pasi në shkëmbim të një vendimi dyshohet se kishin udhëtuar drejt Spanjës për të parë ndeshjen EL Classico të Barcelonës me Real Madridin.

Të tjerë gjyqtarë që kanë marrë fajësinë e Krimeve të Rënda janë edhe ish-gjyqtari i Tiranës, Ibrahim Hoxha, ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri, ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu apo ish-gjyqtarja e Lartë, Majlinda Andrea. Por, hetimi i Prokurorisë për korrupsionin në nivele të larta apo edhe vendimet e gjykatës janë në nivele të ulëta, ndërsa perceptimi i publikut është se “korrupsioni në vend ka kapur majat”. Për sa i përket luftës ndaj korrupsionit, por edhe ndaj krimit të organizuar, tashmë pritshmëritë janë zhvendosur te Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila pritet të funksionojë së shpejti.(Gazeta si)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Skandal në Spitalin Amerikan/ Ra në koma 13 orë pas lindjes, ndërron jetë 23-vjeçarja 

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Spitalin Amerikan, ku një nënë 23-vjeçare ka ndërruar jetë 13 orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Sipas JOQ-së, ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, dhe nuk është bërë publike në asnjë prej mediave.

Heris Meçe lindi djalin e saj më datë 14 shkurt dhe në mbrëmje gjeti vdekjen tragjike. Ra në koma 13 orë pas lindjes dhe në të gdhirë e hëna ajo ndërroi jetë.

JOQ shkruan se duke iu referuar burimeve ekskluzive, ka mësuar se e reja gjeti vdekjen pasi mjekja përgjegjëse e spitalit privat nuk i kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes. Pasi lajmi u bë publik, qytetarë të shumtë ishin në dijeni se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Spitalin Amerikan.

LEXO EDHE:  “Gjobitën” 50 mijë euro kandidatin e “Bindjes Demokratike”/ Gjykata jep vendimin për dy shijaksit

LEXO EDHE:  Vrasja e gjyqtares/ Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Pas komenteve të qytetarëve, JOQ Albania tentoi të kontaktonte me spitalin në fjalë për të marrë një reagim zyrtar mbi ngjarjen apo motivet e vdekjes të së resë, por në faqen e Spitalit Amerikan apo në rrjetet sociale të tij, nuk gjendet asnjë email zyrtar përveç një numri telefoni fiks.

Ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të vajzës!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat

Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Albana Boksi ndërsa anëtare të saj  do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.

LEXO EDHE:  “Kush vë gjoba do ikë nga puna” / Ish-drejtori i AKU-së kritikon Ramën

LEXO EDHE:  Gjobiten katër supermarkete nga AKU/ Tregtonin vaj ulliri të falsifikuar

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në shtetin tonë u konfiskua vetëm një kilogram

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev ka reaguar pas operacionit ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë nisur nga Kolumbia me destinacion Maqedoninë.

Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Naqe Çulev deklaroi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë. Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policor.
“Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev

Sipas tij, pjesa më e madhe është kapur në një shtet tjeter ku ka kaluar kjo maune, por pa e specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

LEXO EDHE:  Vrasja e gjyqtares/ Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

LEXO EDHE:  “Gjobitën” 50 mijë euro kandidatin e “Bindjes Demokratike”/ Gjykata jep vendimin për dy shijaksit

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev./CNA.al

LEXO TE PLOTE