Connect with Us

Gara për Kryeprokuror/ Gjykata i kthen padinë të skualifikuarit

Kronika

Gara për Kryeprokuror/ Gjykata i kthen padinë të skualifikuarit

Publikuar

-

zbardhen emrat e kandidateve

Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë kandidatit për Kryeprokuror që u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Lulzim Alushi. Gjykata i ka lënë Lulzim Alushit 10 ditë kohë që të plotësojë padinë pasi ka mangësi. Apeli administrativ i la afat Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Gara është e pezulluar deri sa të shprehet me vendim apeli administrativ për përjashtimin e Alushit, që u skualifikua me argumentin se nuk plotësonte kushtin e të qenit 15 vjet jurist, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Por si do të përzgjidhet prokurori i ri? KLP në listën me tre kandidat bënë pikëzimin dhe ja dërgon parlamentit. Parlamenti duhet që me shumicë votash të përzgjedh një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se parlamenti nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lista me të dhënat private/ SPAK drejt sekuestrimit të materialeve forcërisht

Publikuar

-

Nga

Lista me të dhëna konfidenciale të kategorizuar si “mbështetës” ose jo të Partisë Socialiste, janë publikuar  së fundmi në media.

Bëhet fjalë për të dhëna sensitive të 910 mijë qytetarëve, banorë të Tiranës, ku përfshihej numri i ID dhe numri i telefonit.

Për këtë çështje një hetim ka nisur edhe nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Për të hedhur dritë më tej në SPAK, kanë dëshmuar  Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët nxorën në median listën me të dhënat private.

Ndërkohë, SPAK i ka çuar shkresa zyrtare Agjencisë Kombëtare e Shoqësisë së Informacionit dhe Partisë Socialiste për t’u dhënë informacion të plotë mbi sistemet që ata kanë dhe mundësinë që të jetë abuzuar, në atë që pretendohet në lidhje me publikimin e të dhënave personale.

LEXO EDHE:  Urdhri i Gjykatës për KLP-në/ Emëroni prokuror burrin e deputetes

LEXO EDHE:  Urdhri i Gjykatës për KLP-në/ Emëroni prokuror burrin e deputetes

Burime nga SPAK i thanë CNA.al se ende nuk janë marrë përgjigjet zyrtare as nga PS as nga AKSH-i dhe në rast se do të refuzohet përgjigja prej tyre, do të përdoret forca nga ana SPAK.

Pra, do të ndërhyhet në PS dhe AKSH për të marrë të gjithë dokumentacionin që është i nevojshëm për hetimin e kësaj çështje, sasktësojnë burime nga SPAK, për CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau gruan/ 35 vite burg për gardistin

Publikuar

-

Nga

35 vite burg, për ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Ky ka qenë vendimi që ka marrë Gjykata e Tiranës, paraditen e sotme.

Kujtojmë se me 12 shkurt 2019, ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj, në Allias.

Krimin e kreu me armën e shërbimit, duke e qëlluar tre herë bashkëshorten e cila mbeti në vend e vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen me policinë/ Arrestohen dy të rinj

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

LEXO EDHE:  Emrat/ KLP emëron drejtuesit e disa Prokurorive në rrethe

LEXO EDHE:  Emrat/ KLP emëron drejtuesit e disa Prokurorive në rrethe

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE