Connect with Us

Dialogu me Serbinë/ Kurti takon ambasadorin amerikan

Kosova & Rajoni

Dialogu me Serbinë/ Kurti takon ambasadorin amerikan

Publikuar

-

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe njëkohësisht kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Lajmin u bë me dije nga vetë strukturat e kësaj partie në një komunikat për media, ku thuhet se: “ gjatë takimit u shkëmbyen qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për korrupsionin në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”.

Sipas komunikatës, Ambasadori Kosnett, foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e Jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës.

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Ç’kërkoj nga Rama dhe pse nuk do lejojë Serbinë që të na përçajë

Ndërkohë, Kurti  foli me ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun si dhe “fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialogun me Serbinë”.

Po ashtu, mësohet se si pjesë e diskutimit midis kryeministrit të ri të Kosovës dhe ambasadorit  amerikan ka qenë çështja e tarifave doganore, ku Kurti ka treguar arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga kjo tarifë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati për Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e njerit prej përfaqësuesve të partisë së tyre “Lista Serbe”në kabinetin e ri qeveritar “Kurti”, ka qenë një tjetër çështje për të cilën kandidati për kryeministër i Kosovës ka folur nga tryeza e emisionit “Real Story”.

“Unë nuk kam problem me “Listën Serbe”, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, instrument i Beogradit. Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar “Listën Serbe” ka qenë e tmerrshme. Një ministër duhet të jetë serb, jo detyrimisht nga “Lista Serbe”. Por ata duhet ta miratojnë. Nuk do të jetë e lehtë. Unë do ti shërbej si Kryeministër komunitetit serb pa asnjë dallim,” ka thenë Albin Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Negociatat me LDK-në/ Albin Kurti jep ultimatumin, zbulon qeverinë e re

Publikuar

-

Nga

Kandidat për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e studios së emisinit” Rela Story” të mbrëmjes së sotme, ku po flitet lidhur me negociatat e LVV me LDK, si dy forca politike fituese të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 tetorit, por dhe për formimin e qeverisë së re.

Ndërsa ka folur me nota vlerësimi maksimal për kandidaten konkurente të tij për postin e kryeministrit, Vjosa Osmanin, Kurti ka dhenë si ultimatum qënien e tij kryeministër dhe ka zbuluar strukturën e paramenduar të qeverisë së tij.

“Kandidatura dhe fushata e Vjosa Osmanit i ka inkurajuar shumë vajza që të merren me politikë. E falenderoj për këtë dhe dua të bashkëpunoj me të në çdo kapacitet që ajo dëshiron.

LEXO EDHE:  Urdhëri i gjykatës, policia e Kosovës rrethon banesën e Albin Kurtit (Foto)

LEXO EDHE:  Vizita e Albin Kurtit/ Braçe: Lëvizje politike për arsye personale

Me LDK-në deri më tani kemi dakordësuar që të kemi 12 ministri, që të kemi vetëm një ministër serb dhe që të kemi 30% gra. Do kemi vetëm nga dy zv. ministra. Eshte destin i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose VetëVendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër, ose zgjedhje te parakohshme”, ka artikuluar Albin Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zbulohen shifrat e frikshme/ Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro

Publikuar

-

Nga

Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA) ka prezantuar studimin e radhës lidhur me fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë.

Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Në konferencë u shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Hulumtuesja nga RIDEA, Mrika Kotorri, ka treguar  se shuarja dhe përvetësimi i pagesës së pensioneve të kosovarëve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional është menaxhuar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (BVI-SPI) si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVI-SPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

LEXO EDHE:  Darka në Kosovë/ Albin Kurti: Bashkimi kombëtar nuk bëhet në shtëpi private

LEXO EDHE:  Kërcënohen me jetë disa politikanë/Mes tyre dhe Presidenti (Emrat-Foto)

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet që ua ka bërë.

Duke folur për marrëveshjet energjetike midis Kosovës dhe Serbisë, hulumtuesi Bekim Krasniqi tha se ato nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj. Krasniqi tregoi se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

Ndryshe, shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet e diskutueshme edhe çështja e trashëgimit të pensionit. /Fatos Shala për Monitor.al

LEXO TE PLOTE