LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti sfidon publikisht Ramën/ Jam gati të lë mandatin

8 Tetor 2019, 11:02, Politikë CNA
Deputeti sfidon publikisht Ramën/ Jam gati të lë mandatin

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ka sjellë shembullin e Kosovës, Maliqi tha se duhet që sistemi në Shqipëri të ndryshojë sepse vendi është në alarm.

?Zgjedhjet e fundit në Kosovë, akti demokratik i Haradinajt, tregoi se ai mbi interesin vetjak vuri atë të popullit.Të vetmit njerëz që nuk vendosën interesin e tyre para qytetarëve. Populli i Kosovës dha një leksion të qartë, fituesit përshëndetën popullin, humbësit përshëndetën fituesit.?, -tha deputeti Maliqi.

Më tej, ai shtoi se palët nuk e duan ndryshimin e sistemit, sepse kanë hallin e pushtetit.

?Këta po të duan brenda ditës mund ta bëjnë reformën zgjedhore. Këtë nuk duan, për shkak të marrëveshjes së 2008 sepse duan që ta mbajnë pushtetin.?, -u shpreh Maliqi

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen, duke filluar nga vetë ai, për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi jonë. Ndërsa theksoi se është i gatshëm që të hiqte dorë nga mandati i tij, me qëllimi ndryshimin e sistemit dhe që gjërat të ndryshojnë në vendin tonë, në mënyrë që të kthehet shpresa tek shqiptarët.

?Unë jam këtu për t?ju thënë se ne duhet të ngrihemi, fatet e vendit janë në rrezik. Kryeministri flet për bandat e Durrësit, por nuk tregon cilat janë ato.

Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet nga pushtetit. Vendi është në alarm. Thirrje të gjithë shqiptarëve. Nuk e duam këtë mandat. Kjo është diktaturë e pastër. Të ndryshojë sistemi. I bie nga unë i pari të ikë. Fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë.?, -përfundoi Maliqi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga