LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boshllëku në Kushtetuese/ KED i çon Presidentit emrat e kandidatëve

8 Tetor 2019, 21:38, Politikë CNA
Boshllëku në Kushtetuese/ KED i çon Presidentit emrat e

Këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i përcolli Presidentit të Republikës listat me renditjen e 6 kandidatëve për dy vende vakante në Kushtetuese. Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes kandidatëve të renditur në tre vendet e para: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji.

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Presidenti duhet të zgjedhë anëtarin në një nga 3 emrat e parë të listës. Në rast se nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Burime pranë KED bënë me dije se në ditët në vijim pritet t?i përcillen listat e kandidatëve edhe Parlamentit për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë.

Prej rreth dy vitesh, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve dhe shkarkimeve të gjyqtarëve nga procesi i Vettingut.

Numri i çështjeve për shqyrtim nga Kushtetuesja është mjaft i madh dhe ndër to, çështje edhe të rëndësishme, siç është ajo e zgjedhjeve të 30 qershorit, kur me dekret të Presidentit Ilir Meta ato u anuluan, por maxhoranca nuk e njohu firmën e kreut të shtetit, duke e shkuar e vetme në votime.

Lajmet e fundit nga