Connect with Us

BB “shuplakë” qeverisë/ Janë shtuar rreziqet nga PPP-të, publikoni përfituesit e incentivave fiskale

Ekonomi

BB “shuplakë” qeverisë/ Janë shtuar rreziqet nga PPP-të, publikoni përfituesit e incentivave fiskale

Publikuar

-

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raportoi sot Banka Botërore në prezantimin e Raportit Ekonomik Rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, banka është optimiste se ekonomia do të rimëkëmbet në afatin e mesëm, i mbështetur nga kërkesa e brendshme, për të arritur në rreth 3.5%.

Dy rreziqet në afatin e mesëm janë ngadalësimi i ekonomisë botërore, që prek eksportet vendase. Për të mbajtur nën kontroll këto dy rreziqe, Banka Botërore rekomandon që Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal dhe të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike.

Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore, tha se janë shtuar rreziqet nga Projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.

Janë rritur dhe rreziqet nga ndërmarrjet shtetërore, vlerëson banka, për shkak të krijimit të detyrimeve të reja.

Një tjetër aspekt që e shqetëson Bankën janë dhe lehtësitë fiskale të zbatuara vitet e fundit. “Ne i kemi kërkuar qeverisë kostot për çdo nisme fiskale dhe të publikojë një raport periodik për rezultatet e këtyre politikave dhe kush përfitoi”, tha Shijaku.

“Informaliteti është një nga dobësitë strukturore të ekonomisë”, tha Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore. Si rrjedhojë, ajo e ka vlerësuar pozitivisht nismën e fundit të qeverisë për sistemin e fiskalizimit, që synon kryerjen e faturimeve online nga bizneset. “Nëse fiskalizimi është mënyra e duhur dhe synon të rrisë kontrollin në financa, kjo është pozitive”, tha ajo.

Ekspertja e Bankës Botërore u ndal dhe në zhvillimet demografike dhe efektin e tyre në ekonomi. “Zhvillimet demografike po i ndjekim me shumë kujdes…..por ne mendojmë se ende forca e punës ka kapacitete të lira. Por sigurisht që ndikon negativisht në afatgjatë”.

LEXO EDHE:  Alternativa ekonomike e PD/ Tabaku: Kjo qeveri ka frikë lirinë

Mesazhet kryesore për Shqipërinë

  • Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 përqind në vitin 2019, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve
  • Tregu i punës vijon të përmirësohet dhe papunësia arriti një nivel të ulët historik prej 11.5 përqind në Qershor 2019
  • Mbajtja nën kontroll e shpenzimeve dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndihmuan në reduktimin e borxhit publik, por rreziqet e shpenzimeve jashtë bilancit, psh. nga partneriteti publik-privat, janë në rritje.
  • Rritja ekonomike, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, pritet të forcohet në rreth 3.5 përqind në periudhë afatmesme.
  • Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë botërore ka të ngjarë të ndikojë negativisht rritjen e eksporteve gjatë periudhës afatmesme, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rreziqeve të jashtme dhe të vendit.
  • Për të mbajtur nën kontroll ndikimin e këtyre rreziqeve, Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal, të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike dhe të zbatojë reforma strukturore që forcojnë rritjen ekonomike.
Mesazhet kryesore për Ballkanin Perëndimor:

·         Pas rritjes së fortë ekonomike në vitin 2018, papunësia ra në nivele të ulëta historike

·         Por më shumë se gjysma e personave në moshë pune, janë akoma pa punë

·         Pavarësisht shpenzimeve më të larta publike dhe zgjeirmit të deficiteve fiskale, ritmet e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor u ngadalësuan në 2019

·         Edhe disbalancat e jashtme filluan të rriten për shkak të ngadalësimit të eksporteve të ndikuara nga rritja e tensioneve tregtare

·         Perspektiva e moderyar pozitive ekonomike për 2020-2021 është e ndikuar nga pasiguri në rritje që bëjnë thirrje për krijimin e amorizuesve fiskalë

·         Ky raport evidenton opsionet e politikave ekonomike për të forcuar financat publike dhe konkurrueshmërinë e ekonomive të rajonit./ MOnitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Qeveria humbi 11.5 milionë euro nga eurobondi

Publikuar

-

Nga

eurobondi, borxhi qe duhet te paguaje Shqiperia

Kontrolli i lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e buxhetit faktik 2018 se nga emetimi i eurobondit në vitin 2018, një pjesë e të cilit ishte blerje mbrapsht e eurobondit ekzistues të vitit 2015, qeveria ka rezultuar me humbje. Kjo pasi  kosto e blerjes mbrapsht ishte më e lartë se ajo e mbajtjes së eurobondit ekzistues, duke shkaktuar një humbje prej 11.5 milionë eurosh, sipas vlerësimit të KLSH-së.

“Emetimi i Eurobond-it gjatë vitit 2018 paraqet një detyrë komplekse për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MFE) në drejtim të menaxhimit të procesit në vazhdimësi dhe përmbyllja e tij tregon për një realizim, duke marrë në konsideratë punën e kryer, edhe sipas vlerësimit të institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2018 është realizuar emetimi i Eurobond-it në vlerën 500 milionë euro dhe në të njëjtën kohë, blerja mbrapsht e një pjese të Eurobond-it të vitit 2015 (në shumën 200 milionë euro vlerë nominale).

Emetimi i këtij transaksioni, duke siguruar një normë interesi prej 3.5% në krahasim me 5.75% të Eurobond-it të vitit 2015 vlerësohet i suksesshëm në funksion të riskut të ulur.

Megjithatë, KLSH vlerëson se transaksioni i blerjes mbrapsht të një pjese të Eurobond-it ekzistues nuk ka marrë në analizë një vendimmarrje kosto-përfitim në raport me risqet e eliminuara, si pasojë e këtyre transaksioneve.

“Nga auditimi konstatohet se analiza e kryer në lidhje me procesin e blerjen mbrapsht ka adresuar uljen e riskut të rifinancimit të Eurobond-it në vitin 2020, kur maturohet dhe në të njëjtën kohë, uljen e riskut të normës së interesit, megjithatë nuk rezulton të jetë kryer një analizë e plotë për qëllime të vendimmarrjes në lidhje me dy alternativat kryesore për financimin e nevojshëm deri në vitin 2020”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Rritja ekonomike dhe investimet/ Ahmetaj jep lajmin e mirë  

LEXO EDHE:  Shqipëria e “dhënë me koncesion”/ Qeveritë kanë akorduar 6.3 miliardë euro 

Në këtë mënyrë, në drejtim të kostove relevante në vendimmarrje, konstatohet se kostoja e blerjes mbrapsht rezulton më e lartë se kostoja e vazhdimit të Eurobond-it ekzistues, pasi shuma e primit të paguar prej 20.15 milionë eurosh (19.5 milionë euro primi + 0.65 milion euro shpenzimet e ndërmjetësimit) është më e lartë se kursimi që vjen nga emetimi i 200 milionë eurove, me një normë interesi më të ulët në shumën 9 milionë euro (kursim prej 4.5 milionë eurosh në vit për 2 vjet, si pasojë e diferencës ndërmjet interesit vjetor prej 11.5 milionë euro, me atë 7 milionë euro të rifinancuar), me një diferencë prej 11.15 milionë eurosh.

Për sa më sipër, KLSH vlerëson se të dy palët (MFE dhe KLSH) kanë kryer përllogaritje të ngjashme për sa u përket kostove, por MFE në observacionet e saj, duke u shprehur për risqet e larta të rifinancimit që ka Shqipëria sipas vlerësimit të saj, vlerëson se kostot e krijuara justifikojnë risqet e administruara.

Në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së menaxherit kryesor për emetimin e Eurobond-it në vitin 2018 janë konstatuar parregullsi në drejtim të vendosjes së nënkritereve të vlerësimit pas shpalljes së kërkesës për propozimin financiar jo në përputhje të plotë me kriteret e vendosura në VKM nr. 182, datë 25.02.2015 “Për përcaktimin e procedurës për përzgjedhjen e rregulluesit kryesor (Lead Manager) dhe/ose huadhënësit për realizimin e huamarrjes me instrumente financiare në tregun e huaj”, të ndryshuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  Investimet në nivelin më të ulët historik

LEXO EDHE:  Investimet në nivelin më të ulët historik

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

Publikuar

-

Nga

Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. Edhe pse kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘betohet’ për një rritje të ekonomisë së vendit, duket se financat kanë marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga ndërkombëtarët.

Pas Bankës Botërore, ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shprehur pesimist në lidhje me rritjen e ekonomisë shqiptare. Në raportin e tyre për vitin 2019 të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”, FMN-ja, pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë. Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

LEXO EDHE:  Alarmon shefi i financave gjermane/ Një krizë e re do godasë botën

LEXO EDHE:  Investimet në nivelin më të ulët historik

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

LEXO TE PLOTE