Connect with Us

Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një kumunikimi me median pas takimit me Ministrin e Jashtëm Austriak, Alexander Schallenberg ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha tha se përgjegjësi i vetëm për bllokimin e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE, është Edi Rama.

“Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuar. Ai është përgjegjës i vetëm për këtë situatë. Dështimi për të katërten hetrë për hapjen e negociatave ka vetëm një vulë, ka vetëm një emër, dhe ai është Edi Rama. Ai mban peng vendin”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron Ramën: Kujdes me telefonatat, je nën vëzhgim

Më tej, ai theksoi se opozita është në krye të detyrës dhe theksoi se vijon të jetë në tryezë propozimi për daljen nga kriza.

“Opozita është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza vijon të jetë në tryezë. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i lidhjes së politikës me krimin dhe synimi ynë kryesor është që përmes zgjidhjes së krizës politike tju japim shqiptarëve atë që meritojnë”-deklaroi Basha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përpunonin dhe shisnin drogë në lokal/ Në pranga dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për posedim, përpunim dhe tregtim të lëndës narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative “Shqiponjat” zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përpunimi”. Ata ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh dhe kapën në flagrance dy të rinjtë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Përpunimi”
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”. Sekuestrohet kokainë dhe disa peshore elektronike. Në pranga dy persona që posedonin, përpunonin dhe do tregtonin lëndën narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
J.H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.
Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.
Në kuadër të këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i fortë i Tanja Fajon/ Zgjohu Macron, ky është një turp

Publikuar

-

Nga

Pas kundërshtimit të Francës për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka ardhur reagimi i fortë i anëtares së Parlamentit Europian, Tanja Fajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Fajon ndërsa publikon një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev drejton një mesazh të fortë ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas Fajon, Macron duhet të zgjohet, pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar kushtet e vendosura nga BE.

LEXO EDHE:  Rama uron 7 marsin përmes një fotoje të veçantë

LEXO EDHE:  Ja përse deputeti Vladimir Kosta e quan Ramën llapist

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruçi i “tërheq veshin” Kujtim Gjuzit/ Vishu sipas rregullores së Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka “ tërhequr veshin” deputetit të opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, përsa i përket veshjes së tij.

Teksa Gjuzi mori fjalën pa radhë në foltoren e Kuvendit, Ruçi i bëri thirrje të respektojë rregullat e Kuvendit.
“Herën tjetër të respektosh etikën dhe të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE