Connect with Us

Apeli i Krimeve të Rënda shtyn me 9 ditë vendimin për Klemend Balilin

Kronika

Apeli i Krimeve të Rënda shtyn me 9 ditë vendimin për Klemend Balilin

Publikuar

-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha vetes nëntë ditë kohë për të shpallur vendimin e formës së prerë për Kelmend Balilin, i dënuar me 10 vjet burg në shkallë të parë për trafik lëndësh narkotike.

“Duke vërejtur se detajet e çështjes gjyqësore janë të shumta, këtij kolegji i nevojitet me tepër kohë nga dita e sotme dhe u vendos të shtyhet shpallja e vendimit,” tha kryesuesja e trupës gjyqësore, Saida Dollani.

Balili po gjykohet në Apel nga trupa e drejtuar nga Dollani dhe me anëtarë Albana Boksin dhe Sokol Binajn. Më herët të martën, avokati i Balilit, Sokol Hazizaj dhe prokurori Altin Dumani u përballën sërish për provat në dosje, duke parashtruar pretendime të kundërta.

Avokati Hazizaj kërkoi pafajësi për klientin e tij, duke pretenduar se Prokuroria nuk kishte provuar përtej çdo dyshimi se Balili ishte përfshirë në trafikimin e kanabis sativës drejt Greqisë.

“Prokuroria nuk identifikoi se nga janë kryer thirrjet në dy numrat grekë dhe ata shqiptarë që pretendohet se janë përdorur nga Balili,” tha Hazizaj në sallën e gjyqit.

Ai shtoi më tej se organi i akuzës nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të konstatuar se në emër të kujt ishin të regjistruar numrat si dhe nuk ishte kryer ekspertimi i zërit.

“Si ka mundësi që në mungesë të këtyre elementëve të përcaktohet se është ai?”, ju drejtua Hazizaj trupës gjykuese, i cili e konsideroi vendimin e shkallës së parë si tej çdo vendimi racional.

Ai kundërshtoi akuzën e grupit të strukturuar kriminal, duke argumentuar se nuk mund të arrihej tek kjo vepër penale nëse nuk identifikohej dhe specifikohej veprimtaria e Balilit, ndërsa kundërshtoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Në fund, avokati Hazizaj tha se klienti i tij nuk ka qenë i proceduar më parë dhe se ka reputacion të mirë.

“Kërkojmë pushimin e çështjes ose ndryshimin e vendimit duke mos u njohur fajësia”, tha avokati Sokol Hazizaj. “Edhe nëse do të dyshohej se është marrë me lëndë narkotike, nuk mund të dënohet kështu një i solidarizuar. Duhej të bëhej rehabilitimi i tij,” përfundoi ai.

LEXO EDHE:  Skema e fajdeve/ Apeli merr vendimin për 12 të arrestuarit

Në të kundërt, prokurori Altin Dumani e konsideroi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me 10 vjet burg.

“Është provuar jashtë çdo dyshimi tjetër të arsyeshëm,” pohoi Dumani. “Identifikimi i tij se përdorte dy numrat në fjalë është bërë nga autoritetet greke. Mesazhet për numrin e pasaportës janë dalëse nga numri i përdorur prej Balilit. Ndërkohë që janë edhe dy mesazhe të tjera që nuk i tha mbrojtja,” shtoi përfaqësuesi i akuzës.

Lidhur me veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, Dumani tha se kishte të bënte me krimin e organizuar dhe se në këtë rast ishte e detyruar të zbatohej.

Dumani kundërshtoi edhe pretendimin e mbrojtes së nuk ishte kryer hetim administrativ për fshehjen e pasurive.

“Në vitin 2013 kur ai mori një post publik dhe kreu deklarimin para fillimit të detyrës duhej të kishte pasqyruar të gjitha pasuritë. Ai ka fshehur e kryer deklarim të rremë për disa pasuri në emër të tij, djalit dhe bashkëshortes dhe për këtë arsye ka përgjegjësi penale,” tha prokurori.

Vendimi për Balilin do të shpallet më 17 tetor, ora 14:00./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në shtetin tonë u konfiskua vetëm një kilogram

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev ka reaguar pas operacionit ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë nisur nga Kolumbia me destinacion Maqedoninë.

Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Naqe Çulev deklaroi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë. Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policor.
“Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev

Sipas tij, pjesa më e madhe është kapur në një shtet tjeter ku ka kaluar kjo maune, por pa e specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha plas “bombën”/ Kush është kryeministri që ka takuar Balilin

LEXO EDHE:  Prokuroria dërgon nesër në Apel dosjen e Arben Frrokut

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar dy persona në Tiranë të cilëve u kërkon që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre.

Shënjestra e radhës e OFL janë shtetasit A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese, si dhe OFL ka shënjestruar edhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Përplasi për vdekje mësuesen/ Autori lihet i lirë

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Rama/ Sulmon sërish mediat

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës zyrtarisht në SPAK/ Caktohen prokurorët e çështjes

Publikuar

-

Nga

Pengmarrja dhe vrasja e bujshme e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK.

Sipas Report Tv, dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Prokuroria dërgon nesër në Apel dosjen e Arben Frrokut

LEXO EDHE:  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Në qeli deri më tani për këtë krim ndodhen Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE