Connect with Us

AMA njoftim mbi procesin e digjitalizimit/ Ndryshim rrënjësor për Shqipërinë

Sociale

AMA njoftim mbi procesin e digjitalizimit/ Ndryshim rrënjësor për Shqipërinë

Publikuar

-

Finalizimi i procesit të digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës, çon në pesë numrin e qarqeve në rang vendi, ku tashmë janë mbyllur transmetimet analoge. Me kalimin në transmetimet numerike në këto qarqe, ku është përqendruar numri më i madh i banorëve, rreth 80% e popullsisë tashmë ka akses në transmetimet digjitale.

Përmes kësaj teknologjie, publiku ka mundësi të ndjekë numër më të lartë programesh, (në Tiranë-Durrës transmetohen 38 kanale pa pagesë), mundësohen shërbime më cilësore, ofrohet më shumë mundësi zgjedhje, më shumë interaktivitet, rritet konkurrenca në treg dhe si rrjedhojë nxiten operatorët audiovizivë drejt përmirësimit të cilësisë së programeve televizive.

Ky proces me rëndësi mbarëkombëtare është produkt i një pune të gjatë dhe voluminoze të AMA-s në bashkëpunim me qeverinë, operatorët audiovizivë dhe publikun.

Në funksion të këtij procesi, AMA ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të finalizuar me sukses këtë detyrim, duke plotësuar kuadrin  rregullator, licencuar operatorët privatë kombëtarë numerike, koordinuar me operatorët për lirimin e frekuencave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe migrimin (zhvendosjen) në frekuencat e përcaktuara, lirimin e brezit DD2 për t’u përdorur për rrjetet mobile. AMA ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informuese për publikun përmes të gjithë kanaleve të komunikimit si dhe ka asistuar me strukturën Call Center për të informuar të gjitha shtresat e popullsisë, përfshirë moshën e tretë, të cilët kanë akses të kufizuar në teknologjitë e reja.

LEXO EDHE:  AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

Gjithashtu, qeveria shqiptare në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, ka subvencionuar operatorët audiovizivë për mbulimin e pjesshëm të kostove që shoqërojnë procesin e digjitalizimit, si dhe ka akorduar fonde vjetore për financimin e fushatës së informimit publik.

Autoriteti i Mediave Audiovizive falënderon publikun për mirëkuptimin e treguar në të gjithë ecurinë e këtij procesi tejet sfidues për të gjithë aktorët e përfshirë. Proces i cili sjell një ndryshim rrënjësor në mënyrën e të parit televizion për shoqërinë dhe e rendit Shqipërinë në vendet evropianë të cilat kanë përqafuar teknologjinë e re si një detyrim ndërkombëtar që buron nga Marrëveshja Ndërkombëtare e Gjenevës 2006.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Reshjet e borës në vend/ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar Rrugor ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e e akseve rrugore në akset:
– Korçë-Ersekë,
– Qafë Qarri,
– Boboshticë-Dardhë,
– Voskop-Voskopojë.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Kaos në Tiranë/ Bllokohet trafiku

Publikuar

-

Nga

Trafiku në rrugët e Tiranës vijon të jetë një ndër problemet me të cilat duhet të përballen pothuajse çdo ditë qytetarët e kryeqytetit.

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të çlironte Tiranën nga trafiku, në fakt ky duket të jetë një ndër dështimet e tij.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, paraditen e sotme trafiku në Tiranë, në zonën e Laprakës, është një kaos total./ CNA.al

LEXO TE PLOTE