LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti “lëshon dorën” me serbët e Kosovës/ Çfarë do të ndodhë me Lista Srpska dhe dialogun

8 Tetor 2019, 06:39, Kosova & Bota CNA
Albin Kurti “lëshon dorën” me serbët e Kosovës/

Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që u mbajtën ditën e diel në Kosovë, kreu i Vetëbendosjes, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për N1 në Serbi.

Gjatë kësaj interviste, Kurti është shprehur se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbët e Kosovës për ti bërë ata pjesë te qeverisë së re, por nuk do ketë një ftesë për Lista Srpska.

Kurti tha se ai do të përfshijë partite politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.

?Kushtetuta e Kosovës thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t?i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për të nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE?së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

?Nuk mund të kemi përsëri dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë 33 marrëveshjet që kemi pasur nga viti 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe cfarë jo, dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës. Nëse një ditë duhet të rinisim bisedimet me serbët ato duhet të jenë parimore?.-deklaroi Kurti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga