Connect with Us

Aksidenti me kamion në Limburg, sulm terrorist?

Bota

Aksidenti me kamion në Limburg, sulm terrorist?

Publikuar

-

Në fillim dukej si aksident rrugor. Tani spekulimet për një akt terrorist po shtohen. A e ka shkaktuar shoferi i kamionit me origjinë nga Siria me dashje përplasjen kur e drejtoi kamionin kundër makinave të tjera?

Pas incidentit me një kamion në Limburg në Hessen, ka ende paqartësi në lidhje me motivin e shoferit. Burri i arrestuar të hënën në mbrëmje është një sirian, i cili qëndron në Gjermani që nga viti 2015 dhe të cilit i kanë dhënë një status ndihmës, d.m.th të kufizuar mbrojtjeje në vitin 2016. Këtë e bën të ditur Agjencia Gjermane e Shtypit (DPA), duke iu referuar qarqeve të sigurisë.

Burri hipi të hënën pasdite në Limburg në një kamion të vjedhur dhe goditi me të tetë vetura në qendër të qytetit. Sipas policisë, nëntë vetë u plagosën lehtë, përfshirë shoferin e kamionit.

Rasti ende nuk ka kaluar te Prokuroria Federale

Është ende shumë herët për të raportuar për gjendjen, tha Aleksandër Badle nga Prokuroria e Përgjithshëme Frankfurt mbi Main në mëngjes. Prokuroria po bën hetime për këtë çështje – në të gjitha drejtimet. Informacione të tjera do të njoftohen gjatë ditës.

Disa media raportojnë duke iu referuar autoriteteve të sigurisë se akti është klasifikuar si akt terrorist. Konfirmim për këtë nuk ka. Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer e pyetën në kuadër të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg për çështjen, dhe ai tha: “Po bëhen hetime dhe nuk mund t’ju them për momentin se si do të kategorizohet ky akt”.

LEXO EDHE:  Zbulohet emri/Kush ësht 54-vjeçari që u shtyp për vdekje nga deputeti i PDIU

Prokuroria Federale që do të ishte kompetente në këtë rast deklaroi se aktualisht ajo nuk e sheh incidentin e kamionit në kompetencën e saj. Por një zëdhënës i autoriteteve të Karlsruhe tha më tej se ky rast po ndiqet me vëmendje për ngjarjet dhe Prokuroria është në kontakt të ngushtë me institucionet e ndjekjes penale në Hessen.

Pamje e shkatërrimit: automjetet e dëmtuara nga kamioniPamje e shkatërrimit: automjetet e dëmtuara nga kamioni

Sipas asaj që dihet deri tani, i arrestuari nuk kishte asnjë kontakt me salafistët militantë ose ekstremistët e tjerë. Siriani i lindur në 1987 thuhet se ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Po është e dukshme se e kishte vënë me forcë nën kontroll automjetin e aksidentit.

“Një burrë më tërhoqi zvarrë nga kamioni im”, citon gazeta “Frankfurter Neue Presse” shoferin e mirëfilltë. Kur priste para një drite të kuqe të semaforit, i huaji kishte hapur derën e shoferit të kamionit dhe e kish parë me sy të shqyer, tha shoferi. “Çfarë do prej meje?” e kishte pyetur ai burrin. “Por ai nuk tha asnjë fjalë. E pyeta përsëri, por ai më tërhoqi nga kamioni”, thuhet në informacionin e gazetës.

Mjekimi fillestar nga kalimtarët

Sipas gazetës, për sirianin që u plagos vetë në përplasje u kujdesën fillimisht kalimtarët. Gjatë kësaj kohe ai thuhet se ka thënë disa herë “Allah”, informon një reporter.

Ngjarja të kujton sulmin në dhjetor 2016 në Tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz të Berlinit. Tuniziani Anis Amri vrau 12 persona me një kamion. Më shumë se 60 vetë të tjerë u plagosën, shumë prej tyre rëndë./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shtimi i madh në peshë midis moshës 20-40 vjeç, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm peshë në të 20-tat, 30-tat dhe 40-tat e tyre, janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Studiuesit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Huazhong, zbuluan se njerëzit që u bënë obezë midis moshës 25-47 vjeç, kishin një rrezik të rritur prej 22 për qind nga vdekja e parakohshme nga çdo lloj shkaku, dhe 49 për qind më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Studimi, zbuloi gjithashtu se rritja e peshës midis moshës së mesme dhe asaj të thyer, rrit rrezikun e vdekjes në një moshë relativisht të re. Por e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për njerëzit që humbnin peshë, dhe që kalonin nga obezë në një peshë të shëndetshme, gjatë të të njëjtës periudhë.

Autorja e studimit Ana Pen dhe kolegët e saj, thonë se këto gjetje nënvizojnë rëndësinë që ka mbajtja e një peshe normale në moshë të rritur, për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme. Dihet tashmë se obeziteti gjatë moshës madhore, shoqërohet me një rrezik të shtuar për vdekje të parakohshme.

Në vitin 2016, 36 për qind e burrave dhe 38 për qind e grave në Shtetet e Bashkuara ishin obezë, krahasuar me 11 për qindd të burrave, dhe 14 për qind të grave në vitin 1975. Ndërkaq dihet pak mbi efektet që ka në planin afatgjatë ndryshimi i peshës gjatë jetës së të rriturve, veçanërisht ndryshimi i peshës midis moshës madhore të re dhe asaj të mesme.

Për këtë arsye, Pen dhe kolegët e saj studiuan lidhjet midis ndryshimeve në peshë gjatë moshës madhore dhe vdekshmërisë. Ata kryen një studim ardhshëm grupor, duke përdorur të dhëna nga Anketa Kombëtare e Shëndetit e viteve1988-1994 dhe 1999-2014. Ai është një studim vjetor kombëtar, që ka si synim të masë shëndetin e qytetarëve amerikanë, dhe përfshin të dhëna nga intervistat, ekzaminimet fizike dhe mostrat e gjakut.

Gjetjet u bazuan në të dhënat e disponueshme për 36.051 persona të moshës 40 vjeç ose më të mëdhenj, të cilët kishin matur peshën e tyre trupore dhe gjatësinë. Ata mbanin mend se cila kishte qenë pesha e tyre në moshën 25-vjeçare, dhe në moshën e rritur.

Vdekjet nga çdo shkak, dhe veçanërisht nga sëmundjet e zemrës, u regjistruan gjatë një periudhe mesatare prej 12.3 vitesh. Qënia mbipeshë gjatë gjithë moshës madhore, mbart rrezikun më të madh raportojnë autorët e studimit.

LEXO EDHE:  ISIS/ Turma rreh për vdekje tre ushtarë sirianë

LEXO EDHE:  Arrestimi i shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë/ Policia publikon detajet

Në përgjithësi, gjatë studimit pati 10.500 vdekje. Pasi përshtatën faktorët e mundshëm, ekipi zbuloi se njerëzit që ishin obezë gjatë gjithë jetës së tyre në moshë madhore, ishin më të rrezikuar nga vdekshmëria nga të gjitha shkaktarët, krahasuar me njerëzit që ruajnë një peshë normale gjatë gjithë moshës madhore. Për njerëzit që ishin obezë midis moshës së re dhe të mesme, rritja e rrezikut ishte me 72 për qind; për të rinjtë deri në moshën madhore rritja ishte 61 për qind, dhe nga mosha e mesme në atë madhore ishte 20 për qind.

Krahasuar me njerëzit që ruanin një peshë normale, ata që kalonin nga jo-obezë në obezë midis moshës së re dhe të mesme, kishin me një rrezik të rritur prej 22 për qind për një vdekshmëri nga shkaqe të gjithanshme, dhe një rritje prej 49 për qind të rrezikut, për vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës.

Autorët e pranojnë se ky studim ishte i natyrës vëzhguese. Prandaj, ata nuk mund të përcaktojnë në mënyrë të besueshme shkaqet e këtyre lidhjeve. Gjithsesi, gjetjet u bazuan në një kampion përfaqësues të madh kombëtar, një periudhë të gjatë vëzhgimi, dhe një analizë të hollësishme të ndryshimeve të peshës në fazat e ndryshme të jetës.

Tam Fraj, zëdhënëse e Forumit Kombëtar të Obezitetit, thotë:”Nuk mund të ishte më i qartë se kaq,  mesazhi për të mbajtur një peshë të shëndetshme gjatë gjithë jetës “. Ai iu referua Raportit Paraprak që tronditi Britaninë e Madhe 12 vjet më parë, kur parashikoi ses të qenit obezë redukton me 13 vjet jetën e një njeriu:

”Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të pranimeve në spital, për shkak të sëmundjeve të lidhura me mbipeshën, pak njerëz duket se e kanë dëgjuar atë alarm”. Pan dhe kolegët e saj, thonë se nevojiten hulumtime të mëtejshme për të zbuluar mekanizmat që lidhen me ndryshimin e peshës përgjatë moshës madhore dhe vdekshmërisë.

Dhe sidomos lidhjes mes ndryshimeve në përbërjen e trupit dhe vdekshmërisë. “Për më tepër, teksa humbja e peshës është më pak e arritshme (nga të rinjtë e moshës madhore vetëm 1.4 për qind e pjesëmarrësve, kaluan nga kategoria e obezit në atë të jo-obezit), rezultatet tona sugjerojnë që parandalimi i shtimit të peshës, mund të jetë më i rëndësishëm”-përfundojnë ata./Medical.net-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Skena të frikshme/ Luftë mes kartelit të drogës dhe policisë, për shpëtimin e djalit të El Chapo

Publikuar

-

Nga

Një luftë e vërtetë si nëpër filma ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit meksikan të Sinaloa, ku një patrullë policie ka gjetur vendin ku ndodhej Ovidio Guzman Lopez, djali 20-vjeçar i Joaquin “El Chapo” Guzman, lideri i kartelit të drogës, i cili ndodhet në burg në SHBA.

Ministri i Sigurimit, Alfonso Durazo tha se një patrullë nga policia e militarizuar e Gardës Kombëtare fillimisht u sulmua nga brenda një shtëpie në qytetin e Culiacan.
Pasi hynë në shtëpi, gjetën katër burra, duke përfshirë Ovidio Guzman, i cili akuzohet për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:  Bagdad/ Mediat kurde: ISIS po përgatit fëmijë dhe gra kamikaze

LEXO EDHE:  Zbulohet emri/Kush ësht 54-vjeçari që u shtyp për vdekje nga deputeti i PDIU

Burra të tjerë të armatosur të lidhur me kartelin kanë ndërhyrë, duke hapur zjarr me forcat e sigurisë për të liruar të riun.
Njëkohësisht, luftëtarët zbritën nëpër qytet, duke luftuar policinë dhe ushtarët gjatë ditës si dhe duke djegur automjete.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ambasadat gjermane përgatiten për fluksin e vizave

Publikuar

-

Nga

Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.

Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane. Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara. Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.

Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së. Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Kritika për kohëzgjatjen e vizës

Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri tek marrja e vizës?

Sepse megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e ardhjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë. Viza është kthyer në pengesën kryesore për ardhjen në kohë të fuqisë së kualifikuar punëtore për sipërmarrjet gjermane. Deri në një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumenteve në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë. Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore, thuhet nga ky institucion. Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore. Prandaj DIHK kërkon që “qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë”, citon gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, DIHK.

Sipas presidentit të DIHK, Erich Schweitzer, “sipërmarrjet e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtuara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE”. Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BE. Ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtuar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënësi.

LEXO EDHE:  Bagdad/ Mediat kurde: ISIS po përgatit fëmijë dhe gra kamikaze

LEXO EDHE:  Gratë e guximshme/ Filmuan brenda fortesës së ISIS (VIDEO)

Reagim nga Ministria e Jashtme

Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore. Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.”

Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani. Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikimit profesional.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme Gjermane si rregull kërkohet që të interesuarit të kenë një njohje zyrtare të profesionit e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë. Tani planifikohet të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikimit. “Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t’i shoqërojë ata në procedura përkatëse”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.

Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm. DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë./ DW

LEXO TE PLOTE