Connect with Us

Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Qeveria, përballë detyrave më të rëndësishme

Politikë

Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Qeveria, përballë detyrave më të rëndësishme

Publikuar

-

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ndërsa shprehet se 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë, Kocijançiç shton se pozitive po ashtu ishte fakti se në këto zgjedhje votuan më shumë qytetarë se në vitin 2017.

Tashmë vijon më tej Kocijançiç qeveria e re ndodhet përballë detyrave më të rëndësishme, siç janë zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit si dhe rifillimi i dialogut me Beogradin.

“Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur zëdhënësia e BE-së, Kocijançic.

LEXO EDHE:  Nis ‘hakmarrja’ serbe/ Mbyllet terminali doganor në Preshevë

Kujtojmë se, edhe BE kishte një mision monitorimi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, për të cilat ky i fundit pritet të paraqesë një vlerësim paraprak ditën e nesërme si dhe më pas të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ruçi i “tërheq veshin” Kujtim Gjuzit/ Vishu sipas rregullores së Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka “ tërhequr veshin” deputetit të opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, përsa i përket veshjes së tij.

Teksa Gjuzi mori fjalën pa radhë në foltoren e Kuvendit, Ruçi i bëri thirrje të respektojë rregullat e Kuvendit.
“Herën tjetër të respektosh etikën dhe të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Monika tregon si e rreh Meten

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila njëkohësisht është edhe bashkëshortja e presidentit kohët e fundit i ka bërë të përditshme daljet mediatike.

Por, Monika kohët e fundit po tenton të tregojë disa momente sinqeriteti në opinionin publik. Ndërsa dy ditë më parë në një studio televizive e tha publikisht se kishte dërguar për studime në Angli të tre fëmijët e saj, po pa treguar se me ç’para i financon, mbrëmjen e djeshme Kryemadhi ka rrëfyer një tjetër detaj të jetës së saj.

Kryemadhi ka folur mbrëmë në Fax Neës, hapur për raportet e saj me Metën dhe ka treguar që burri i saj qenka kaq i urtë, sa Monika i hyn në dru.

Kryemadhi i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, teksa ka theksuar se me karakterin që ka, mund të kishte një burrë që e rrihte 10 herë në ditë. Por, mesa duket është Mona që i hyn në dru Likes.

LEXO EDHE:  Gazeta e njohur austriake “i nxjerr bojën” Bashës

LEXO EDHE:  Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhje

“Aleati më i mirë dhe partneri më i mirë në beteja ka qenë Ilir Meta. Pse e them këtë?

Se përveçse është mëndje-hapur në aspektin e funksionimit.

Unë them gjithmonë me gojën që kam, me karakterin që kam, mund të kisha një burrë që të rrihte 10 herë në ditë dhe s’të linte të dilje nga shtëpia.

Por përkundrazi është njeri që…. edhe debatet që bëjmë për djegiet e mandateve,debatet janë shumë të forta”, u shpreh Monika Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, lejo popullin të zgjidhë krizën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani i ka drejtuar një mesazh të fortë kryeministrit.

Në një postim në rrjetet, Manjani shkruan se jo vetëm që negociatat me BE-në nuk po happen, por Rama po rrezikon edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Jo negociatat që nuk i mori, por po na rrezikon edhe levizjen pa viza!
Ec more hap krahun dhe lejo popullin të zgjidhë krizën!”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE