Connect with Us

Zgjedhjet/ DW: Në Kosovë troket ora e politikës reale

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet/ DW: Në Kosovë troket ora e politikës reale

Publikuar

-

Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramush Haradinaj. Të dy ish-komandantët e UÇK-së, që luftuan në vitet 1990 kundër regjimit serb, kanë qenë në rotacion në pushtet në këto dy dekada pas luftës. Megjithatë asnjëri prej tyre deri tani nuk ia doli të ofrojë zgjidhje bindëse për problemet e mëdha të shtetit të vogël në Ballkan dhe as nuk mundën të realizojnë kthesën e madhe për një marrëveshje mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zgjedhësit e zhgënjyer donin ndryshim: Partitë e opozitës Vetëvendosja dhe LDK-ja fituan secila pak më shumë se 25 përqind të votave.

Fitorja fare e ngushtë e lëvizjes së majtë që konsiderohet radikale, Vetëvendosja, kundrejt liberal-konservatores LDK tregon, se sa e përçarë është shoqëria kosovare lidhur me qendrimin në bisedimet me Serbinë. Ndërkohë që LDK tradicionalisht ka ndjekur linjën pacifiste-diplomatike të figurës ikonë, ish-kryetarit të saj Ibrahim Rugova, Vetëvendosja nën Albin Kurtin ka qenë gjithmonë kategorikisht kundër kompromiseve.

Vilma Filaj-Ballvora

Albin Kurti – nga rebel në realist

Nëse qeveria e re do të krijohet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, priten bisdime të vështira me Beogradin. Mbetet të shihet, nëse Beogradi do të pranojë të ulet në një tyrezë me Albin Kurtin. Ky i fundit, një ndër figurat kyçe të lëvizjes studentore të viteve 1990, në mars 2000 u dënua me 15 vjet heqje lirie në Serbi nën akuzën për antarësim në një organizatë terroriste. Vetëm pas presionit ndërkombëtar dhe me ndryshimin e qeverisë në Beograd atë e liruan në vitin 2001. Me tezat radikale – kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë, për një politikë të vetëvendosjes së kosovarëve, kundër çdo kompromisi në dialog me Serbinë e madje deri tek kërkesa për një bashkim të trojeve shqiptare – partia e tij bënte gjithnjë e më shumë për vete zgjedhësit e zhgënjyer. Rëndom kjo parti ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit me protestat e ashpra e deri dhe të dhunshme kundër qeverisë, korrupsionit galopant dhe gjendjes së mjeruar në Kosovë.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Ku ka të drejtë "krimineli" Albin Kurti?

44 vjeçari Albin Kurti konsiderohet rebel politik i pakompromentueshëm. Njëkohësisht ai ia ka dalë të preazantohet në botën e jashtme si një politikan intelektual, karizmatik dhe me përvojë. Fakti që „bashkimi i trojeve shqiptare” nuk është më temë për të, madje as në fushatën elektorale nuk u përmend me asnjë fjalë – flet për një linjë të re realiste të tij.

Vjosa Osmani

Kapërcimi i një hendeku të thellë

Albin Kurti gjendet përballë një detyre Herkuli: ai nuk duhet t’i zhgënjejë në asnjë mënyrë zgjedhësit e vet, por njëkohësisht janë të pashmangshme kompromiset e dhimbshme me politikanët drejtues nga Beogradi në bisedimet e ndërmjetësuara në nivel ndërkombëtar. Pikërisht një koalicion i mundshëm me LDK mund ta ndihmojë atë që ta përballojë këtë hendek të thellë. LDK-ja e moderuar i është përshtatur tashmë frymës së kohës, gjë që e dëshmoi edhe nxjerja në garë si kandidate kryesore e Vjosa Osmanit. Me paraqitjen e saj të vetëdijshme dhe të sinqertë juristja 38 vjeçare i bën për vete zgjedhësit dhe po ashtu ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në dialogun me Beogradin. Përveç kësaj si LDK-ja, ashtu edhe Vetëvendosja e kanë refuzuar kategorikisht tezën e përfolur së fundi të ndryshimit të kufijve – edhe kjo me sa duket ka ndihmuar në suksesin e të dyja partive të opozitës në këto zgjedhje.

Të dy politikanët e rinj Kurti dhe Osmani kanë potencialin për t’u afruar mes vedi dhe për ta orientuar shoqërinë kosovare drejt kompromiseve të nevojshme. Me ose pa ideologji – tashmë ka ardhur koha e politikës reale në Kosovë: një marrëveshje jo vetëm me Serbinë, por edhe brenda vetë kosovarëve është urgjentisht e domosdoshme për një të ardhme të sigurtë dhe të paqtë edhe në sfondin e afrimit me BE./DW

DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Habit 106-vjeçarja/ Apel politikës dhe votuesve

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Ku ka të drejtë "krimineli" Albin Kurti?

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Vizita e Albin Kurtit/ Braçe: Lëvizje politike për arsye personale

LEXO EDHE:  Albin Kurti i pakënaqur nga arritja e marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Haradinaj-Kurtit: Një kthim prapa në procesin e dialogut

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës për mallrat serbe dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciproritetit.

Haradinaj thotë se heqja e taksës do të thotë një kthim prap në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos e heqë taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por të mundësojë një kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

”Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.” ”Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE