LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër aksident në Korçë/ Përplasen dy automjete

7 Tetor 2019, 18:44, Kronika CNA
Tjetër aksident në Korçë/ Përplasen dy automjete

Një aksident rrugorë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Mësohet se dy automjete një tip “Renault” dhe një “Mazda” janë përplasur më njëri-tjetrin në afërsi të një karburanit. Për pasojë janë lënduar dy shtetasit me inicialet L.Ç. dhe O.G.

Informacion paraprak

Më datë 07.10.2019, rreth orës 19:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të një karburanti, ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./CNA.al

Lajmet e fundit nga