Connect with Us

Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Politikë

Tatimet dhe AKEP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e luftës kundër informalitetit, në subjektet që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike.

Ky bashkëpunim i hap rrugë përcjelljes në mënyrë sistematike dhe dinamike të informacionit mes dy institucioneve dhe ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit apo inspektimeve.

Dy drejtuesit, Drejtoresha e Përgjithshme e DPT, Znj.Delina Ibrahimaj dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela, vunë në pah si të rëndësishëm dhe të domosdoshëm bashkëpunimin mes dy institucioneve, për zbatimin sa më korrekt të të drejtave dhe detyrimeve ligjore, si dhe koordinimin e veprimeve për pasqyrimin real të të dhënave të subjekteve/tatimpaguesve dhe rëndësinë e mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare të subjekteve, të cilët ofrojne rrjete të komunikimeve elektronike ose shërbime të komunikimeve elektronike./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Avokati denoncon skandalin/ Zbulon skenarin e ri të Jugosllavisë së re për të cilin po heshtin të gjithë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar një skenar të Jugosllavisë së re, për të cilin sipas tij të gjithë po heshtin.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Rilindja po punon pa pyetur Kosoven per krijimin e nje Force te Perbashket te Emergjencave Civile te Ballkanit Perendimor. Pra, sipas Goxhajt projekti përfshin Serbine dhe Kosoven, megjithese Kosova as ja ka idene kesaj pune.

“Skandali i ri i jugosllavise se re per te cilin po heshtin te gjithe!
Balla deklaroi sot per force te perbashket ushtarake shqiptaro-serbe ne emer te emergjencave civile qe implikon dhe forcat ushtarake dhe te sherbimeve sekrete ruse ne Nish!

Sot Taulant Balla deklaroi para BE-së se Rilindja po punoka pa pyetur Kosoven per krijimin e nje Force te Perbashket te Emergjencave Civile te Ballkanit Perendimor, pra perfshire Serbine dhe Kosoven megjithese Kosova as ja ka idene kesaj pune!

Kjo iniciative per force te perbashket me Serbine ne fakt i bie te jete edhe me Rusine sepse ne Serbi, ne Nish, baza ushtarake ruse eshte ne mer te Forces se Perbashket Ruso-Serbe per “Emergjencat Civile”!”-shkruan Goxhaj.

Më tej, ai thekson se Rama kërkon t’i imponojë Kosovës Mini-shengenin, ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën.

LEXO EDHE:  “Zgjedhje të reja, skenari më i keq i mundshëm”/ Kurti për qeverinë e re

LEXO EDHE:  Maqedoni, paralajmerohet marreveshje nderpartiake per daljen nga kriza politike

“Kjo eshte si historia e MiniSchengenit Ballkanik dmth e Jugosllavise se Re sjell si pasoje futjen e Shqiperise ne tregun e perbashket Rusi-Serbi-Bjellorusi, dhe Edi Rama kerkon t”ia imponoje Kosoves nderkohe qe Serbia as nuk e njeh Kosoven, perkundrazi, me ndihmen e Rusise dhe Kines por ndikon fort ne c’njohjet e Kosoves!

Ngritja e nje Force te Perbashket shqiptaro-serbe per Emergjencat Civile ne fakt eshte nje force ushtarake pasi pjesa me e madhe e burimeve njerezoresi per emergjencat civile si ne Shqiperi dhe Serbi, jane forca ushtarake per me teper qe forcat serbe jane te perbashketa me forcat ushtarake ruse ne Nish!!!

Ne foto ilustruese eshte Harta e Bazes Ushtarake Ruse te Nish te Serbise qe fshihet si Baze per Emergjencat Civile!”-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Zhvendosja e terminalit të autobusave/ Bllokohet rruga dytësore në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Zhvendosja e terminalit të autobusave të jugut nga sheshi “Shqiponja,  në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, ka shkaktuar kaos trafiku.

Rruga dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës është bllokuar tërësisht duke krijuar një radhë të gjatë automjetesh që presin të lëvizin.

Mësohet se shkak për trafikun e rënduar në këtë rrugë është bërë terminali i ri autobusave, pasi këta të fundit bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ndryshimet tatimore/ Ulet barra fiskale për tatimpaguesit

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i vëllait të ministrit/ "Basha po i shkel syrin Ramës"

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë/ Reagon SHBA

Publikuar

-

Nga

SHBA ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për të dëbuar dy diplomatë iranianë.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA, është publikuar mesazhi i zëdhënëses së DASH, Morgan Ortagus, e cila thotë se SHBA përgëzon qeverinë shqiptare për këtë vendim.

Po ashtu, në mesazh theksohet se regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste.

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.” – shprehet Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus./ CNA.al

LEXO TE PLOTE