Politikë
SHBA apel magjistratëve të rinj/ Mbani sytë hapur, jeni shpresa për Shqipërinë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, ishte e pranishme sot në ceremoninë e diplomimit të kandidateve për magjistratë 2016-2019.
Në fjalën e saj, Leyla Moses-Ones i ka drejtuar një apel të fortë magjistratëve të rinj, ndërsa kërkoi nga ata që të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.
“SHBA e mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vite më parë një grup i lartë zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve ku u përpoqën të japin leksionet e tyre lidhur me drejtësinë në vende të ndryshme të botës. Ju mund të jeni pjesë e dickaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t’i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë. Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.
Do të merrni vendime për një sistem drejtësie transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për sistemin e ri të drejtësisë, do të respektohet cdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet ti mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë dicka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e dickaje të madhe” tha Leyla Moses-Ones./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...