Connect with Us

Raporti i Komisionit të Venecias/ Kryemadhi “merr në mbrojtje” Metën: “Ka zgjidhur gjithmonë kriza të vështira”

Politikë

Raporti i Komisionit të Venecias/ Kryemadhi “merr në mbrojtje” Metën: “Ka zgjidhur gjithmonë kriza të vështira”

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur rreth situatës politike në vend si dhe komentoi raportin paraprak të Komisionit të Venecias për shkarkimin e presidentit Meta.

Sipas Kryemadhit, “presidenti Meta ka zgjidhur gjithnjë kriza në të gjitha rolet që ka pasur, si kryeministër, kryetar partie, kryetar Kuvendi apo president.”

Ndërsa mori në mbrojtje Metën, Kryemadhi shtoi se Komisioni i Venecias duhet të tregojë nenin që pretendohet se ka shkelur Meta si president për sa i përket zgjedhjeve.

“Nuk jam këtu për të komentuar Komisionin e Venecias, as për të komentuar Presidentin e Republikës, unë do të dëshiroja që Komisioni i Venecias të më tregonte nenin që ka tejkaluar kompetencën Presidenti i Republikës dhe të më tregonte dhe nenin, qoftë në Kushtetutë, ose në Kod Zgjedhor, se kush është institucioni që vendos datën e zgjedhjeve. Me kaq do të isha më se e kënaqur, mjaftojnë këto dy pika. Tashmë po të hyjmë nëprocesin që Komisioni i Venecias flet për zgjedhjet e 30 qershorit, unë nuk besoj që Parlamenti dhe zoti Ruçi kanë drejtuar pyetje për ta pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Rama nga Dhërmiu: Prishja me Metën? Ëndërr vere. Qeveri PS-PD? Pretty Woman me Lulin e Kaçin

Unë do të dëshiroja që të mos merreshim fare me këtë gjë, sepse po të hyjmë dhe të diskutojmë në të gjithë investigimin të gjithë kësaj situate, do të na dali që lobime të ndryshme, apo edhe fluturime të ndryshme nga Tirana drejt Strasburgut kanë qenë të individëve të caktuar, apo edhe të grupeve të caktuara të interesit. Mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ata që e kanë bërë një iniciativë të tillë, sepse duke krijuar një raport as mish as peshk mund të mendojnë që mund të mbajnë një lloj balance,”theksoi Kryemadhi për ABC News./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenca, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, ka shigjetuar pak minuta më parë gazetarët, për të gjitha shkrimet e publikuara kundër Ilir Metës.

Blushi pretendon se këto shkrime janë të porositura nga kryeministri Edi Rama, ndërsa njofton një tjetër konferecë të jashtëzakonshme shypi të Metës, në orën 17:00.

“Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

LEXO EDHE:  Eduart Ndocaj: Arrestimi i Metës do jetë mrekullia e tetë e botës

LEXO EDHE:  Meta i ‘mbyll gojën’ gazetarëve/ E di si emërohet ministri, kam qenë dhe vet kryeministër

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale.

Ai paralajmëron se do publikojnë fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili “shpërthen” kundër Gjiknurit

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, duket se ka pasur përplasje mes anëtarëve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndodhej në tryezë si përfaqësues i opozitës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzon Gjiknurin se po provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore.

Sipas tij, Rama dhe Gjiknuri qëllim të vetëm kanë të bllokojnë Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas propagandës.

“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

LEXO EDHE:  “Legalizimet, Durrësi mikpritësi i madh”/ Meta: Çdo drejtues të gjejë zgjidhjen për qytetarin

LEXO EDHE:  Meta i ‘mbyll gojën’ gazetarëve/ E di si emërohet ministri, kam qenë dhe vet kryeministër

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD, protestë para kryeministrisë/ Edi Rama na ka vrarë shpresën

Publikuar

-

Nga

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..

Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë.

Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.

“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i

Po ashtu, ai theksoi se ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.

LEXO EDHE:  Opozita proteston sot para Kryeministrisë/ Çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Erdogan uron Ilir Metën për zgjedhjen si President i Shqipërisë

“Hapësirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.

Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.

Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!”-tha kreu i FRPD.

LEXO TE PLOTE