LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin/ Përgëzon Veselin për pranimin e rezultatit

7 Tetor 2019, 06:56, Politikë CNA
Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin/ Përgëzon Veselin për

Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, gjithashtu Rama ka uruar edhe kryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani për rezultatin e dytë më të mirë, si dhe ka përgëzuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin për pranimin e rezultatit.

?Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën?-shkruan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga