Connect with Us

Rama si Millosheviçi/ Si u terrorizua familja në Vlorë

Denoncim

Rama si Millosheviçi/ Si u terrorizua familja në Vlorë

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, ku hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka krahasuar Ramën me Millosheviçin. Sipas tij, sikurse Millosheviçi largoi kosovarët nga shtëpitë e tyre, edhe Rama po bën të njëjtën gjë në Shqipëri.

Sipas denoncuesit, një banesë në Vlorë është shkatërruar pa asnjë paralajmërim, ndërkohë që ishte me dokumenta dhe leje të rregullt legalizimi.

Postimi i plotë i Berishës:

Rama po largon shqiptaret nga Shqiperia siç largoj Millosheviçi ata nga Kosova.

Ky eshte denoncimi i qytetarit dixhital!

I shkaterrojne shtepine me orendi dhe çdo gje ne Vlore pa asnje paralajmerim, me dokumenta dhe leje te rregullt legalizimi.

Lexoni denoncimin e tij. sb

Mirembrema doktor Berisha,
Sapo lexova postin e fundit ne Facebook me te cilin ju referuat mediave.Rreth ne muaj me pare kemi kontaktuar per nje problem ne qyetin e Vlores ku bandat kriminale me mbeshtetjen e kryetarit te bashkirs Vlore po ndermarin vendime te pa ligjshme,disa dite me pare un Inuku se bashku me policin e shtetit te cilet marrin urdhera nga kata mafjoz kane prishur nje shtepi e cila gezonte lejen e legalizimit fale qeveris suaj ,asnje lajmerim asnje leter qe vertetonte kete absorditet ne oren 12:00 kane hyre brenda duke e shkatruar me gjith sendet personale qe kishte brenda duke mos menduar se keto shpi ishin bere me gjak por duke menduar se njerzit pasurohen njesoj si keta madjoza.Sikur te mos mjaftonte kjo kane hapur ceshte gjyqesore duke paditur pronarin e ligjshem, im ate ,per te rrezuar lejen e legalizimit ,certifikaten e pronesis qe e kemi fituar fale qeveris Berisha.

LEXO EDHE:  Rama vijon me batutat/ Pyetja që vuri në siklet qytetaren

Ah se harrova dhe persa i perket kryeministrit ,pergjigjet ne nje menur jo bashkebiseduese me popullin por sikur populli i ka borxh shtepit me bera me gjak.Normale sepse keta jan pasuruar duke marre tendera miliona euro per nje rrug 1km qe nuk i peket as standaredeve europiane.Sikur te mos mjaftonte Miloshevici per ate cfare i shkaktoi Kosoves tani kemi Edi Ramen per te na larguar nga vendi jon dhe jemi ne hapat e pare te vitin 2020 ku lufta ka perfunduar ,njeriu ka liri por liria vlen vetem per pushtetaret ne kete vend.
Ju faleminderit per mirkuptimin.Shume Respekte / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” Në Durrës/ 22 katëshi i banueshëm, por s’mbajnë themelet (Video)

Publikuar

-

Nga

Dëmet nga tërmeti kanë bërë, që shumica e ekspertëve të kthejnë sytë nga cilësia e punimeve të ndërtesave shumëkatëshe.Një prej ndërtesa problemtike është edhe pallati 22 katësh, në Durrës, me ndërtues Enver Shala.

Ky pallat ndodhet në lagjen numër 3 në rrugën “Egnatia” dhe pas tërmetit, një akt-konstatimi, e nxjerr atë të banueshëm nga nëra anë, por themelet e tij nuk mbajnë 22 kate, nga ana tjetër.Banorët janë të trembur dhe tregojnë, se në 2005-ën projekti ka qenë për 12 kate, por pastaj ndërtuesi mori leje për 3 kate të tjera dhe më pas i shtoi edhe 7.

Në zyrën e Urbanistikës, Bashkia Durrës përgjegjësja nuk flet, por shtyn kameran dhe mbyll derën.Ish-drejtorin i urbanistikës Adhurim Qehajaja, shprehet, se për këtë rast ka pasur një vendim të këshillit bashkiak për prishje, por nuk dihet, se pse ky vendim nuk u ekzekutua. Ndërsa Agron Hysenlliu, Drejtor i Institutit të Ndërtimit, shprehet, se akt-konstatimi është absurd, pasi u thuhet banorëve, që pallati është i pabanueshëm, dhe në të njejtën kohë, që themelet nuk mbajnë 22 kate.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës zbardh prapaskenat

LEXO EDHE:  “Qameti që s’ndodhi”/ Rama reagon pas vendimit të KE-së për vizat

Pasi gazetarja e “Stop”vuri në dijeni Institutin e Ndërtimit, 4 grupe ekspertësh nga Universiteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Universiteti i Prishtinës, shkuan tek pallati për të bërë një akt-ekspertizë.Ata konkluduan, se pallati është i pabanueshëm dhe i vunë shiritin.

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare”-Skandali me fondet në ISHPSHSH/ Procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.

“Fiks Fare” zbuloi se të përfshirë janë nga shefa financash,  deri te ish-shoferi i titullarit të institucionit. Ata bisedojnë për të marrë para nga arka e këtij institucioni sikur të ishte gjëja më normale, pasi siç deklarojnë edhe vetë “kjo gjë po bën vite që ndodh”.

Në regjistrimin e parë që transmetoi “Fiks Fare”, shoferi i titullarit i kërkon drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse që të bëjë dalje karburant më shumë sa është distanca e përcaktuar në urdhër shërbimi. Shoferi i thotë kësaj drejtoreshe se të hedhë karburant në makinën e e dy punonjësve të nisur me shërbim , pasi grupi që është nisur në Gjirokastër do të zgjasë shërbimin. PA patur asnjë tagër të zgjasë urhdërat e shërbimit, ish-shoferi flet në emër të titullarit të institucionit.

Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton dhe kërkon që urdhëri i shërbimit t’i vijë me shkrim, por shoferi i kryeinspektorit vazhdon duke thënë se po flet me të pasi i del “i zënë Beni, kështu si ta gjykosh”. Me këtë ton urdhërues dhe kërcënues, shoferi e paralajmëron disa herë këtë drejtoreshë.

Ndërkohë, në një rast tjetër, përgjegjësja e financës në këtë Inspektoriat porosit fletë hoteli pa fjetur fare. Pas një shërbimi të kryer në degën e ISHPSHSH në lezhë, vetë shefja e financës tregon e si ka siguaruar fletë hoteli fiktive për të përfituar disa ditë dietë.

“Unë me thënë të drejtën e bëra vajtje ardhje. Kam ikur shpejt. Porosita për hotel fature dhe ishalla ma gjejnë dhe mundohem ta… se edhe drejtori është i ri”, thotë përgjegjësja e financës, ndërsa në bisedë thotë se “për situata pune edhe lejohen”.

Duke nisur nga përmbajtja e kamerave të fshehta, duket se në këtë institucion abuzimi ka qenë i hapur dhe me dijeninë e të gjithëve. “Fiks Fare” faktoi edhe abuzimet me dietat e Vitit të Ri.

LEXO EDHE:  Pritet të lirohet biznesmeni që denoncoi PD

LEXO EDHE:  “Na ndihmoni, po na helmojnë fëmijët”/ Trafikantët bëjnë “namin”, policia hesht  

Vitin e kaluar, Ministria e Financave urdhëroi anulimin e çdo tenderi për dreka dhe darka të institucioneve, pasi nuk parashikohen në ligj. Denoncimet e vazhdueshme të “Fiksit”, se shtetarët bëjnë pikërisht dreka dhe darka me lekët e taksave, solli këtë masë drastike nga ministria. Por, zgjidhjen përfekte e ka bërë pikërisht Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili ka bërë fatura fiktive dhe ka paguar me disa dieta çdo punonjës, me qëllim që të organizonte pikërisht darkën e Vitit të Ri.

“Gjithë stafi tha, do bëjë mbrëmje të Vitit të Ri dhe nuk dua të nxjerrë asnjë lekë nga xhepi tha shefi. Foli për fond të veçantë në ministri me ministrin, i tha që jo, nuk bëhet. Dhe u ra dakort që të mbulohen me dieta” thuhet në bisedë mes shefes së financës dhe drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse në këtë Inspektoriat ndërsa vijon se “do nxjerrim një urdhër ne, për trajnim këtej nga qendra nëpër ca drejtori e rrethe, t’i bëjmë ndonjë trajnim ketu. Mbrëmja është në datë 27 në drekë”.

Punonjësja e Financës pohon se dietat do të jenë fiktive dhe e për çdo punonjës me urdhër të titullarit të institucionit do të firmosen nga 4 dieta të plota për të përballuar shpenzimet e drekës, shpenzimet e të ftuarve dhe pjesën tjetër të lekëve do ta mbajnë vetë punonjësit.

Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton vazhdimisht këtë veprim, por përgjigjja që merr disa herë nga shefja e financës është: “Fol me shefin, është urdhër i shefit”.

Një tjetër abuzim në këtë institucion ishin prokurimet fiktive për serviset e makinave. Në biseda, shefja e financës pranon se këto tendera bëhen fiktive, madje këto “gjëra kështu bëhen gjithmonë”. Shefja e Financës thotë se “s’ka asgjë të keqe”, ndërkohë thotë se nëse nuk bëhen “digjen 10 milionë lekë”.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Kavalishenca ku humbi jetën Kryekomisari e pabanueshme që më 21 shtator!

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator.

Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me “rrezikshmëri të lartë”, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj. “Fiks Fare” investigoi këtë ngjarje të paralajmëruar ku askush nuk mori masë. Madje, edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, në ambientet e Kavalishencës, pavarësisht se dy godina janë cilësuar si të pabanueshme, qëndrojnë qytetarë që janë strehuar që në shtator.

Sipas dokumenteve që ka siguruar “Fiks Fare”, Shtëpia e Pushimit në Durrës e ka pranuar edhe vetë që hoteli nr.4 në Kavalishencë ka qenë i shkatërruar që nga tërmeti i parë. Madje, ka bërë edhe një tender për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë. Sipas këtyre dokumenteve, pas tërmetit të 21 shtatorit, është bërë një akt konstatimi nga disa ekspertë për hotelin nr.4. Në të thuhet se: U konstatuan dëme fizike të muraturave… Objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë! Megjithatë, në tërmetin e datës 26 nëntor, në godinë humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmetaj. Në ambiente kishte edhe rreth 120 studentë, por fatmirësisht strehoheshin në një tjetër godinë.

Tenderi pas 21 shtatorit: Godinë e rrezikshme!

Pak javë më parë, sipas një dokumenti që ka siguruar “Fiks Fare”, Shtëpia e Pushimit në Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur një tender me objekt “Shërbim projektimi për hotelin nr. 4”. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 50 mijë euro. Dokumenti është firmosur nga kreu i këtij institucioni, Ahmet Doda, ndërsa dokumentet duhet të dorëzoheshin deri më datë 18 nëntor. Në një dokument, është edhe objekti i punës që kërkohet. Mes rreshtave, thuhet se “Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, në “Aktkonstatimi mbi situatën e objekteve/banesave në Hotelin Nr.4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në rajonin nr.5” të grupit të ekspertëve, të ngritur enkas për të bërë vëzhgimin e pasojave te tij në objekte të ndryshme në qytetin e Durrësit, u konstatuan dëme fizike të muraturave. Nga konstatimet, lihet të kuptohet qartazi që objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë”. Ndërkohë, në dokument thuhet mjaft qartë se dëmet nuk mund të riparohen në sipërfaqe dhe se objekti është në kushtet minimale ekzistenciale, madje edhe me një amortizim “moral” dhe fizik të godinës. Për këtë arsye, kërkohet rikonstruksion total të objektit.

LEXO EDHE:  Pse nuk mjafton falja e Monës?

LEXO EDHE:  Pritet të lirohet biznesmeni që denoncoi PD

Tenderi duhet të përfundonte në 22, u shty më 27 nëntor…

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare” godina është ndërtuar në vitet 1980’ me strukturë beton arme. Ajo ka funksionuar si një kompleks tërësor pushimi të administratës së Ministrisë së Brendshme. Shtëpia e Pushimit thotë se “godina është ndërtuar me standardet dhe materialet e kohës dhe sot shfaq një amortizim fizik të dukshëm, përtej asaj që evidentoi tërmeti i datës 21.10.2019”. Sipas saj, perimetri i jashtëm nuk është i termoizoluar. Vetratat janë në parametra tepër të ulëta termike. Madje, janë amortizuar edhe shtresat e tarracës. Për këtë arsye, sipas akt konstatimit pas tërmetit të 21 shtatorit, kërkohej zëvendësimi i pjesës së dëmtuar dhe ribërja e disa brezave sizmikë. Pra, nga këto dokumente del qartë se godina ishte e shkatërruar që në 21 shtator. Madje, e përcakton se ndërtimet duhet të bëhen edhe për të përballuar lëkundjet sizmike. Pas shpalljes së këtij tenderi në fillim të muajit nëntor, Shtëpia e Pushimit dërgon në Agjencinë e Prokurimit Publik disa shtojca. Në këtë dokument, kjo Shtëpi Pushimi shtyn tenderin nga data 22 nëntor në datën 27 nëntor. Pra, 1 ditë pas tenderit!

120 studentë dhe dhjetëra banorë në godinat e Kavalishencës

Në orët e para të 26 nëntorit, në godinat e Kavalishencës në varësi të Ministrisë së Brendshme, kanë qenë të strehuar rreth 120 studentë të Akademisë së Policisë. Fatmirësisht, studentët kanë qenë të strehuar në një godinë tjetër. Ndërkohë, po në këto godina, qëndrojnë edhe dhjetëra banorë që janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Për këtë situatë, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan fillimisht në Bashkinë Durrës, ku morën insformacion se pas 21 shtatorit është bërë një raport akt konstatimi. Sipas bashkisë, godina është shpallur “e rrezikshme dhe e pabanueshme”. Bashkia thotë se akti i konstatimit është bërë në zyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit Ahmet Doda dhe gjendet në atë institucion. Pas kësaj përgjigje, gazetarët shkuan në ambientet e kësaj Shtëpie Pushimi, por nuk u lejuan të filmojnë brënda. Një punonjës thotë se në momentin e tërmetit, në godinë kanë qenë edhe 120 studentë, por kanë qenë në një godinë tjetër. Sipas tij, edhe ajo godinë ka pasur dëmtime të shumta dhe është shpallur më pas e pabanueshme. Në hotelin nr.4 ka qenë vetëm kryekomisar Bajram Hajdarmataj dhe një oficer tjetër. Gazetarët tentuan të komunikojnë me drejtorin dhe pas insistimeve morën përgjigje se “materialet e të gjithë dosjes po hetohen”./Top Channel/

LEXO TE PLOTE