LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse e ardhmja jonë rrezikohet nga dronët

7 Tetor 2019, 08:37, Blog CNA
Pse e ardhmja jonë rrezikohet nga dronët

Nga James Rogers ?The Bulletin?

* Më lejoni të ?pikturoj? një tablo të së ardhmes tonë të afërt. Dronët, nga ata që peshojnë disa kg tek tjerët disa tonësh, do të qarkullojnë dendur në ajër, nga zonat rurale tek ato urbane. Ato do të kryejnë blerjet tona javore, dhuratat e minutës së fundit, dhe ilaçet tona të rëndësishme.

Madje, një ditë dronët do të na transportojnë nga puna (ose bari ku po pijmë diçka), për në shtëpi. Pra dronët do ta transformojnë rrënjësisht jetën tonë. Qindra, në mos mijëra drone, do të fluturojnë lart mbi qytetet dhe fshatra, duke anashkaluar autostradat dhe rrugët e bllokuara nga trafiku.

Me pak fjalë, revolucioni i mjeteve të telekomanduara, do të ndryshojë mënyrën sesi e konceptojmë dhe kuptojmë logjistikën dhe transportin. Por, jo të gjitha ndryshimet do të jenë pozitive. Dronët sjellin me vete edhe një seri të ri rreziqesh dhe sfidash, me të cilat duhet të përballemi.

Ata kanë nisur të shkaktojnë që tani probleme. Dronët u vunë në qendër të vëmendjes muajin e kaluar, kur shmangën mbrojtjen ajrore të Arabisë Saudite dhe goditën disa rafineri nafte, që garantojnë 6 përqind të furnizimit botëror me naftë. Nuk është ende e e qartë kush i kreu këto sulme.

Disa akuzojnë rebelët Huthi në Jemen, të tjerët Iranin, por nuk është ky thelbi. Pasiguria është një pjesë thelbësore e joshjes nga teknologjia e dronëve. Një dron, mund të fluturojë sipër apo pranë nesh, teksa avioni me të cilin udhëtojmë është duke zbritur në një aeroport ndërkombëtar.

Është e paqartë se kush e kontrollon një dron të caktuar, edhe pse aktualisht ka disa mënyra që mund ta gjurmojnë, apo ç?aktivizojnë në mënyrë efektive sistemet e tyre elektrike. Kaosi që u shkaktua në aeroportin britanik Getuik, si pasojë e dy dronëve kuadtopterë, e nxorri në pah këtë kërcënim.

Vetë media e ka ushqyer frikën ndaj dronëve, duke folur për dronë kuadkopterë të pajisur me ?mitralozë?. Një sulm terrorist përmes dronëve, mund të duket në pamje të parë një skenar i ekzgjeruar. Por skenarë të ngjashëm po ndodhin në fakt, dhe sulmets në Arabinë Saudite e dëshmojnë këtë.

Përdorimi i këtyre sistemeve për sulme ka kuptim nga ana taktike, pasi rrit mundësinë e një sulmi të suksesshëm, dhe me sa më pak kosto. Dronët mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në identifikimin e objektivave, duke i mundësuar sistemeve dytësore të godasin me saktësi të madhe.

Dronët janë përdorur për të frikësuar dëshmitarët e drejtësisë, për të lehtësuar trafikun e drogës, dhe kontrabandën nëpër burgje. Kështu në Meksikë, një kartel i drogës përdori dronët kuadropterë për të spiunuar, identifikuar dhe sulmuar një zyrtar të nivelit të lartë.

Dronët ishin të pajisur me granata, dhe u hodhën në rezidencën e Gerardo Olakea, sekretarit të sigurisë publike në shtetin meksikan Baja Kalifornia. Fatmirësisht, granatat nuk u shpërthyen. Sidoqoftë, kjo ngjarje na jep një ide sesi do të jetë e ardhmja. Si mund të ndodhë sulmi i ardhshëm me dron?

Nje ide mund të na e japë rasti i Basil Hasan në Danimarkë. I lindur në vitin 1987 në një qytet të vogël 20 kilometra larg Kopenhagës, Hasan u bë njohur si një nga individët më të rrezikshëm në listën amerikane të terroristëve të huaj. Ai kishte një pasion (por edhe talent) për inxhinierinë dhe fluturimin.

Ai zgjodhi t?i vërë ato në shërbim të ISIS-it në Irak dhe Siri. Hasan e dinte se sistemet e telekomanduara, mund të bliheshin lehtësisht në Danimarkë ose të porositeshin në internet, dhe më pas të dërgoheshin në Turqi. Prej andej futeshin kontrabandë në Irak, për të ndihmuar celulat e ISI-it.

Deri në vitin 2014, këto celula po eksperimentonin me agjentë kimikë dhe eksplozivë, në përpjekje për të krijuar armë vdekjeprurëse. Ato testuan edhe dronë të ndryshëm. Me kalimin e kohës, Hasan luajti një rol kyç në përdorimin e teknologjive të thjeshta, për të krijuar armë efektive luftrake.

Hasan ishte dënuar që në vitin 2007, për vepra penale të lidhura me terrorizmin. Ai u arratis nga Danimarka në pranverën e vitit 2014, por u kap dhe u arrestua në Turqi. Por në vjeshtën e atij viti, u lirua papritmas gjatë një shkëmbimi të burgosurish midis ISIS-it dhe Turqisë.

Ai përdori me pas njohuritë e tij inxhinierike por edhe kontaktet e shumta, për të kontrabanduar teknologjitë e avancuara të telekomanduara në territorin e kontrolluar nga ISIS. Ai bleu 5 dronë të telekomanduar, me një vlerë totale prej rreth 6.000 dollarë, dhe 20 kamera me imazhe termike, 4 mijë dollarë secila.

ISIS-I, i ka përdorur sisteme të tilla në shumë sulme të koordinuara. Grupi terrorist, ka përdorur 10 ose 20 dronë në të njëjtën kohë, së bashku me sistemet e imazheve termike, transmetuesit me rreze të gjata dhe kamerat me rezulucion të lartë për të sulmuar forcat e koalicionit në Irak dhe Siri.

Në të ardhmen, qendrat e banuara do të bëhen gjithnjë e më të ndërvarura nga dronët për të siguruar mallrat dhe shërbimet thelbësore. Posta me dron që ofron kompania Amazon dhe taksitë autonome Uber, janë vetëm fillimi. Shërbimet e urgjencës mjekësore, forcat e policisë dhe zjarrfikësit, do të përdorin gjithnjë e më shumë dronët. Por kështu do të ndodhë me shërbimet postare, kompanitë e mëdha të telekomunikimit dhe gjigandët e mediave sociale.

Teksa afrohet epoka e dronëve politikëbërësit, udhëheqësit e industrive, forcat e sigurisë dhe novatorët e teknologjisë, duhet t?i japin përparësi këtyre pyetjeve kryesore:Si do të sigurojnë infrastrukturën qeveritë kombëtare? Si do ruhen të dhënat? A mund të parandalohet hakerimi i droneve dhe përhapja e dezinformatave?

Sikurse paralajmëroi një ekspert kohët e fundit, ?shumë pak aeroporte, kanë ndonjë kundërmasë për të zbuluar dhe mposhtur dronët?. Do të duhet shumë punë për të pasur një të ardhme të sigurtë nga abuzimet me dronët./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga