Connect with Us

“Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”/ KLP “i kthehet” Ramës

Politikë

“Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”/ KLP “i kthehet” Ramës

Publikuar

-

Pak pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe Zv,kryeministrit Erjon Braçe, për arrestimin dhe dënimin e ish-drejtorit të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, vjen edhe reagimi i Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP.

Duke u shprehur se ka ndjekur me vëmendje deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë dhe se  ato paragjykojnë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit, KLP shton se çdo shkelje e çdo prokurori të Shqipërisë mund të denoncohet pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda.

Deklaratë për mediat e KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

LEXO EDHE:  Plas mes Alizotit dhe Bushatit/ “Servilë të Ramës, t’ju vijë turp!

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe falenderon liderët e BE-së/ Kunja për ata që votuan kundër

Publikuar

-

Nga

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zvendëskryeministri, Erion Braçe, ka postuar një status në faqen e tij në rrjetet sociale, ku falenderon liderët e BE-së, dashamirës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa ironizon me kunja ata që, sipas tij:”na njohin prej azilantëve”.

“#E VERTETA TROÇ!

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian!

LEXO EDHE:  Plas mes Alizotit dhe Bushatit/ “Servilë të Ramës, t’ju vijë turp!

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Pas Valdrin Pjetrit, Ramës i ikën një tjetër kryebashkiak?

Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan Braçe/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Një çudi që nuk kishte ndodhur në 104 vite të ekzistencës së shtetit shqiptar

LEXO EDHE:  “Furtunë” shkarkimesh në strukturat e PS-së Shkodër/ Zbardhen dy lëvizjet e Ramës

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE