Connect with Us

Paralajmërimi i Albin Kurtit/ “Do t’u konfiskojmë pasuritë oligarkëve”

Kosova & Rajoni

Paralajmërimi i Albin Kurtit/ “Do t’u konfiskojmë pasuritë oligarkëve”

Publikuar

-

Në një intervistë për emisionin “Open”, Albin Kurti, në rolin e kryeministrit të qeverisë së re të Kosovës është pyetur edhe për qëndrimin e tij ndaj oligarkëve, të cilët i ka përmendur me emra gjatë fushatave elektorale.

Në përgjigje të pyetjes së berë nga gazetari, Kurti tha se do të rriste taksat ndaj bizneseve të ligjshme dhe do të mbyllte  bizneset e tjera ilegale të oligarkëve. Kurti tha, gjithashtu se pasuria e këtyre bizneseve të mbyllura do të konfiskohet dhe do të kalojë në llogari të shtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti refuzon ftesën/ Nuk shkon në presidencë për t’u mandatuar si kryeministër

Publikuar

-

Nga

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi, për të shkuar në Presidencë sot për të marrë mandatin e formimit të qeverisë.

Pritej që Kurti, të shkonte në orën 12:00 në Presidencë, por kjo nuk ka ndodhur.

Mësohet se mandati do t’i dërgohet me postë nga Presidenca në zyrën e kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili do t’ja kalojë Albin Kurtit si kreun e partisë së parë që fitoi zgjedhjet.

LEXO EDHE:  “Kurti, lider me vizion”/ Mardhëniet e ndërlikuara me Thaçin, Nesho: Politikën e luan qeveria

LEXO EDHE:  Oligarkët ndezin debatin midis Andi Bushatit dhe ministrit Shalsi

Kujtojmë këtu se Albin Kurti u mandatua sëfundmi nga VV për të qenë kryeministri i vendit dhe duhet që brenda dy javëve të formojë qeverinë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas propozimit të VV, Kurti publikon videon/ Jemi të gatshëm për takime me LDK-në

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe pas dorëzimit të emrit për kandidat për kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se janë të gatshme për takime të reja me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhje e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutësh nuk kemi marrëveshje. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera”, ka thënë Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vetëvendosja letër Thaçit/ Propozon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kryeministër përmes një letre drejtuar presidentit Hashim Thaçi.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit.
Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi.

LEXO TE PLOTE