LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olli ka një mesazh për “kapot”/ Mësojeni mirë

7 Tetor 2019, 13:22, Politikë CNA
Olli ka një mesazh për “kapot”/ Mësojeni mirë

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar reagimet e klasës politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa përgëzon Kosovën për zgjedhjet, Olli thekson se duhet të shërbejë si një mësim i mirë për të ashtuquajturit ?kapo? në politikën shqiptare.

Sipas Ollit ajo që vlen për t?u theksuar përtej të gjithave është fakti se rezultati nuk u kontestua nga asnjë forcë politike në Kosovë.

?Ka një ngutje këtu te për të përgëzuar sistemin zgjedhor që mundëson shpalljen e rezultatit paraprak vetëm pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve në Kosovë dhe sigurisht është për t’ u përgëzuar, por nuk e di pse anashkalojnë atë që është edhe më thelbësore: askush nuk kundërshtoi rezultatin paraprak… prandaj ca ndër “kapot” tanë politikë së pari duhet të mësojnë, por të mësojnë mirë ama….?-shkruan Olli në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga