Connect with Us

Negociatat/ Balla vizitë zyrtare në Rumani: Dy vendet aleate në NATO

Politikë

Negociatat/ Balla vizitë zyrtare në Rumani: Dy vendet aleate në NATO

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me zyrtarë të Rumanisë në kuadër të çështjesë së negociatave.

Lajmin për vizitën zyrtare e bënë me dije vetë Balla, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe nga disa foto, shprehet se sot dhe nesër do të zhvillojnë takime intensive në Qeverinë dhe Parlamentin e Rumanisë.

Po ashtu, Balla bënë me dije se një nga çështjet e distutimit ka qenë edhe njohja e Kosovës nga Rumania.

“Takimi i parë me Zëvendës Kryeministrin-Ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me Ministrin e Financave Eugen Teodorovici. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim.

Nga pikepamja ekonomike, rritja dhe diversifikim i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në turizëm, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji, industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Pasdite do të vijojë takimi me Kryeministren e Rumanisë Viorica Dăncilă kryetare e PSD, si dhe në parlament me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës.” shkruan kreu i grupit të PS-së, krahas fotove./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I sekuestroi OFL/ SPAK “i vë vulën” kërkesës për pronat e Doçajve dhe Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

SPAK ka kërkuar sot të sekuestrohen në mënyrë emergjente 8 prona të grupit të Doçajve dhe të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berishës.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e Operacionit Forca e  Ligjit për sekuestrimin e pronave të të akuzuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

OFL i ka dërguar SPAK 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje, por deri më tani ky institucion ka miratuar sekuestrimin e vetëm 8 pasurive, ku përfshihen banesa, toka dhe automjete.

LEXO EDHE:  Islami kërkon hetim për Ramën, si në Rumani: Ata janë në drejtimin e duhur!

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat paralajmëron dështimin e negociatave me zyrtarin amerikan/Çfarë duam ne?

Konkretisht pronat për të cilat kërkohet sekuestro janë në pronësi të Artan Doçit, M.Doçit, Martin Blertës dhe një “BMW” e blinduar e Lulzim Berishës.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e këtyre pronave:

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)

Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.

Automjet tip “BMW”, i blinduar.

Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)

Tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)

Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Pushka top, më 2 mars e përtej!

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë. Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

LEXO EDHE:  Rama niset sot për në Samitin e NATO-s në Londër/ Ja çfarë do të kërkojë

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat paralajmëron dështimin e negociatave me zyrtarin amerikan/Çfarë duam ne?

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenca, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, ka shigjetuar pak minuta më parë gazetarët, për të gjitha shkrimet e publikuara kundër Ilir Metës.

Blushi pretendon se këto shkrime janë të porositura nga kryeministri Edi Rama, ndërsa njofton një tjetër konferecë të jashtëzakonshme shypi të Metës, në orën 17:00.

“Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

LEXO EDHE:  “Vettingu”/ 700 gjyqtarë dhe prokurorë do largohen nga detyra

LEXO EDHE:  Akuzoi Ramën për Vettingun e politikanëve/ Balla i kundërpërgjigjet Spahos

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale.

Ai paralajmëron se do publikojnë fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE