Connect with Us

Largime masive nga UET/ Çilin e braktisin të gjithë

Politikë

Largime masive nga UET/ Çilin e braktisin të gjithë

Publikuar

-

Kohët e fundit kanë filluar të ndodhin sërish largime masive në UET-in e Henri Çilit.

Mësohet se Arbi Agalliu, administratori i këtij universiteti, i vendosur në marrëdhënie me një bankë të nivelit të dytë, ku Çili ka disa miliona euro kredi dhe detyrime, është largmi i fundit.

Por, largimi i Agalliut nuk është i vetmi nga UET.

Kohët e fundit janë dhjetëra emra të tjerë, drejtues departamentesh, strukturash të ndryshme, të cilët janë larguar. Një pjesë e tyre kanë braktisur Çilin, kurse një pjesë e tyre ndoshta janë larguar edhe prej vetë tij.

Mesa duket, Neimi i Labinotit i është kthyer avazit të tij të vjetër, të shpenzimeve, duke u shfaqur egërsisht në media siç do ndodhë edhe pas këtij shkrimit tonë, dhe duke shpenzuar miliona lekë për reklamë, botime, publikime në media e gjithëfarëlloj strukturash për të bërë sa më shumë të mundur reklamimin e universitetit të tij, që ai e përdor si një vegël politike, me bursa të dhëna partive apo shpenzimet marramendëse për të tjera evente.

LEXO EDHE:  Nga rilindja e socialistëve në rilindje të Henri Çilit

CNA.al ka mësuar se së fundi se në UET ka pasur një largim masiv drejtuesish të stafit dhe do të sjellim edhe listën e plotë.

Ne do të sjellim një publikim tjetër të të gjithë personave që janë dorëhequr apo që janë larguar nga Çili, i cili së fundi është braktisur edhe nga administratori Arbi Agalliu, që mësohet se ka shkuar në një tjetër universitet privat.

Ashtu siç ndodh rëndom, Çili vazhdon të jetë i “mbytur” nga kreditë dhe borxhet e shumta, por si “mjeshtër” i medias dhe politikës, ai vazhdon të luajë cep më cep me shpenzime marramendëse edhe pse thasët me borxhe i rëndojnë mbi supe./ CNA.al

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Largimi i Çilit nga administrator/ UET fillon shlyerjen e borxheve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I sekuestroi OFL/ SPAK “i vë vulën” kërkesës për pronat e Doçajve dhe Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

SPAK ka kërkuar sot të sekuestrohen në mënyrë emergjente 8 prona të grupit të Doçajve dhe të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berishës.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e Operacionit Forca e  Ligjit për sekuestrimin e pronave të të akuzuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

OFL i ka dërguar SPAK 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje, por deri më tani ky institucion ka miratuar sekuestrimin e vetëm 8 pasurive, ku përfshihen banesa, toka dhe automjete.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj “degjeneron” Bashën/ Jo serioz, drejtues i keq

LEXO EDHE:  Bushati dhe Lubonja sulmojnë Çilin/ Fashist ekonomik, hajdutët si ty do ekzekutohen. Duhet të ishe futur në LSI

Konkretisht pronat për të cilat kërkohet sekuestro janë në pronësi të Artan Doçit, M.Doçit, Martin Blertës dhe një “BMW” e blinduar e Lulzim Berishës.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e këtyre pronave:

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)

Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.

Automjet tip “BMW”, i blinduar.

Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)

Tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)

Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Pushka top, më 2 mars e përtej!

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë. Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj “degjeneron” Bashën/ Jo serioz, drejtues i keq

LEXO EDHE:  Taulant Balla bashkohet me Henri Çilin, Alfred Lelën, Romeo Gurakuqin dhe Lulzim Bashën

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenca, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, ka shigjetuar pak minuta më parë gazetarët, për të gjitha shkrimet e publikuara kundër Ilir Metës.

Blushi pretendon se këto shkrime janë të porositura nga kryeministri Edi Rama, ndërsa njofton një tjetër konferecë të jashtëzakonshme shypi të Metës, në orën 17:00.

“Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

LEXO EDHE:  Lolita: Çili takoi Fullanin në Gjykatën e Lartë

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj “degjeneron” Bashën/ Jo serioz, drejtues i keq

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale.

Ai paralajmëron se do publikojnë fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE