LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kopshti Botanik/ Asambleja e FSHN-së akuza Veliajt: Ke keqinformuar senatin për VKM-në

7 Tetor 2019, 17:35, Sociale CNA
Kopshti Botanik/ Asambleja e FSHN-së akuza Veliajt: Ke keqinformuar senatin

Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në UT ka zhvilluar sot një mbledhje për VKM-në e Këshillit të Ministrave, për ?kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshi Botanik)?.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Asamblesë kanë akuzuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka keqinformuar anëtarët e Senatit Akademik për këtë vendim.

Në një deklaratë për shtyp Asambleja gjithashtu ka shprehur keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces. Asambleja, po ashtu ka vendosur të ndjek nga afër çdo hap të procesit gjyqësor në Gjykatën Administrative të Apelit./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga