LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLP e “shpërbleu” duke e përzgjedhur për në SPAK/ Prokurori që përballet sot me Vettingun

7 Tetor 2019, 07:34, Vetingu CNA
KLP e “shpërbleu” duke e përzgjedhur për në

Në muajin korrik të këtij viti, Këshilli i lartë i Prokurorisë, ka bërë përzgjedhjen e tij në lidhje me ekipin e SPAK-ut.

Të preferuarit e KLP, të paktën siç thonë ata, janë 15 prokurorët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Me prokurorin Ndini Tavani teknika s?ka qenë miqësore, por KLP e ka ?shpërblyer?, duke e përzgjedhur për në SPAK.

Ai thotë se ka aplikuar për në SPAK edhe pse i kufizohet liria private, por se ka dashur të japë kontributin e tij.

Ndërkohë, mësohet se sot prokurori Ndini Tavani do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ndini Tavani,  prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, del sot në një seancë dëgjimore para KPK-së.

Trupa gjykuese që do të rivlerësojë prokurorin në fjalë, përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi./ CNA.al

Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Lajmet e fundit nga