LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam bërë një mëkat! Të rëndë shumë!”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

7 Tetor 2019, 13:11, Satire Politike CNA
“Kam bërë një mëkat! Të rëndë

Nga Mitro Çela

* Beqar në Berat

Nga viti 1978 deri në vitin 1981 punova si gazetar në Berat. Banoja në qendër të qytetit. Karshi meje banonte Mine Guri, sekretarja e parë e Partisë, Kryetari i Gjykatës dhe një tufë beratasish me nishane.
Në ato vite, Berati pëlqehej nga regjisorët e filmave. Vinin shumë aktorë, si Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Violeta Manushi, Kastriot Çaushi etj. Mes tyre erdhi edhe Fane Bita. Shoku im i shkollës. Do të luanin një film për naftën. Për të kursyer ndonjë koqe leku, Fania flinte në apartamentin tim.
Një fundjavë mora rrugën për në Tiranë. Kur u ktheva, e gjeta Fanen në shtëpi. Më ra në gjunjë. Bashkoi duart para fytyrës dhe foli me zë të mallëngjyer:

? Kam bërë një mëkat! Të rëndë shumë!… Kam futur në shtëpi një femër! O njeri i shenjtë! Që mban emrin e Shën Mitrit! Të lutem, të më falësh!
? Ngrihu, o i bekuar! Përpara se të të jap faljen, kam një pyetje? E bëre zararin?
? Jo. Nuk kam bërë asnjë dëm! Vajza nuk i hiqte të mbathurat, edhe pse unë përdora të gjitha dredhitë që na mëson arti i aktorit!
? Bjer në gjunjë, malukat! Nuk ke falje. Çfarë do të thotë mileti? Mitro Xhani ka futur një femër në dhomë. Dikush mund të shtojë: ?Bëri gjë djalka??. ?Jo? do të dalë llafi. Dalin dy mundësi. Do të thonë: ?Djalkës nuk i punon kandari? ? e rëndë shumë për moshën time. Së dyti, do të thonë është homo. Llafi shkon në derë të hetuesisë. Homot dënohen me 7 vjet. Dhe Mitrushi, për fajin tënd, përfundon në hapsanë, me statusin beqar!

E lashë Fanen me gisht në gojë dhe mora rrugën për në zyrë. Te dera më thotë roja:
? Shoku Mitro! Të kërkon në zyrë shoqja Mine Guri…
Sa nuk më ra damllaja. Për punë morali Partia nuk të falte. Ngjita shkallët dhe përfundova para shoqes Mine. Sa për hyrje. Vinte nga klasa punëtore. Kishte punuar si tornitore.
? Si je, Mitro?… ? buzëqeshi… ? Ke filluar të futësh zoçka në shtëpi? Të të pyes, mes nesh: i bëri këmbët bigë çupa?! Apo t?u fut mes shalëve që nesër të të bëjë presion ta marrësh për grua?. E pyeta për çupën. Nuk është për sërën tënde. Pa thënë që ka edhe një kleçkë në biografi… Kur ke ndërmend ta prishësh beqarinë?
Mora frymë, duke mallkuar Fanen!… Fola:
? Shoqja Mine! Po mbush 33 vjeç!
? Si puna e xhuxhit të barsoletës? ? tha shoqja Mine…
? Nuk po gjej një vajzë të hairit… ? thashë unë, i lehtësuar nga mëkati i Fanes…
? Ma lër mua në dorë këtë problem, ? tha shoqja Mine…
? Me gjithë shpirt! ? i thashë.

Zbrita shkallët. Më doli roja përpara:
? Qenke skuqur, shoku Mitro! Të dha ndonjë dajak shoqja Mine? Kishe bërë ndonjë proçkë?…
E pikasa. Spiunllëkun e kishte bërë roja që banonte në pallatin tim… I thashë:
? Më dha dënimin më të rëndë: Do të më gjejë nuse…
Ai zgurdulloi sytë, sikur para të kishte të paudhin.

Një muaj më vonë. Kooperativa e Tipit të Lartë Poshnjë kishte festën e grurit. Të ftuar ? me shumicë. Në krye të tavolinës ? shoqja Mine. Në bisht isha edhe unë… Mbaroi festa… Afrohet një instruktor:
? Të kërkon shoqja Mine në makinë.
? Do të shkojmë në Qytetin Stalin, të shohim nusen. Na presin, ? tha shoqja Mine.

U futëm në disa rrugica. Ndaluam para një shtëpie… Ulemi në odanë e miqve… Kandidatja për vjehërr ishte yll!… I them shoqes Mine:
? Po qe vajza si vjehrra, e presim që sot ditën e dasmës! ? dhe buza më vajti vesh më vesh…
Pas pak hyri vajza. Në dorë mbante tabakanë. Me gliko!… Ruana Zot!… E thatë. E fishkur. Sa kishte plasur!…
Më thotë shoqja Mine në vesh:
? Kjo shoqja ime paska mbajtur majmun në bark!…
Dy muaj më vonë më doli në shteg Ezmerka?

11:11 Satire Politike

Edvin-ogllu -haber

Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...

Lajmet e fundit nga