LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Godet Fatos Lubonja/ Politikanët shqiptar respektojnë hilenë, jo ligjin

7 Tetor 2019, 17:23, Politikë CNA
Godet Fatos Lubonja/ Politikanët shqiptar respektojnë hilenë, jo

Gjatë bisedës on-line me studion e lajmeve të TV “News 24” analisti Fatos Lubonja ka folur dhe për procesin zgjedhor në Kosovë dhe proceset zgjedhore të mbajtura në Shqipëri, duke vlerësuar se dallimi midis tyre nuk qendron tek Sistemi, por tek ndershmëria dhe vullneti i partive politike.

Sipas tij, mosfunksionimi i Sistemit zgjedhor ka të bëjë me faktin se tek ne politika nuk respekton ligjin, por ka më shumë respekt për hilen.

? Ne i kemi provuar sistemet zgjedhore dhe numërimin e menjëhershëm në qendrat e votimit dhe qendrat e survejuara me kamera, edhe numërimin e pavarur nga partitë, edhe numërimin me përfaqësues të partive që kontrollojnë se nuk kanë besim tek njeri-tjetri. Ajo që ka bërë të mos funksionojë sistemi zgjedhor është fakti se politikanët tanë nuk respektojnë ligjin por kanë respekt më shumë për hilen. Ka munguar vullneti, ndershmëria e klasës politike që kur vjen puna për zgjedhjet duhet të thotë që  nuk duhet të fusim duart në kutitë e votave. Nuk është çështje Kodi zgjedhor.T?ia vësh të keqen Kodit Zgjedhor pas 30 vitesh do të thotë të jesh jashtë realitetit. Tek ne problem mbetet respektimi i ligjit jo mungesa e ligjeve që kemi?, u shpreh Fatos  Lubonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga