LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edhe kur urojnë nuk thonë të vërtetën”/ Kulluri “masakron” Ramën e Bashën

7 Tetor 2019, 16:49, Politikë CNA
“Edhe kur urojnë nuk thonë të vërtetën”/

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ironizur urimet e politikanëve shqiptarë për mbarëvajtjen e zgjedhjevë në Kosovë.

?Rama uron dy fituesit kur dihet që asnjëri nuk i ngjan as për nga korrupsioni e krimi, ndërsa Basha që nuk pranon as humbje as zgjedhje, lodhet më kot të vlerësojë Kadri Veselin me të cilin nuk e lidh asgjë në këto kushte?, shkruan Kulluri në reagimin e tij.

Sipas tij, potitikanët tanë edhe kur urojnë nuk thonë të vërtetën.

Postimi i plotë

Te gjithe gabojne kur urojne te pangjashmit e vete! Rama uron dy fituesit kur dihet qe asnjeri nuk i ngjan as per nga korrupsioni e krimi perkundrazi duke luajtur karten e njerezve te rinj ne politike ndaj elites se dale nga lufta ketu e 20 vite me pare! Basha uron Vetvendosjen me tipare te qarta marksiste dhe ndonje prirje fetare te ekzagjeruar dhe Vjosa Osmanin qe e rriti votat e LDK-se ne fushaten e pare qe drejtoi, ndryshe nga vete Basha qe humbi me keq se c?e la Berisha pas 8 vitesh pushtet! E te dy me pas urojne Hardadinajn per zgjedhjet, kur Rama vetem me zgjedhjet e lira s?ka lidhje, ndersa Basha nuk pranon as humbjet e as zgjedhjet duke u lodhur me kot te vleresoje Kadri Veselin me te cilin nuk e lidh asgje ne keto kushte! Edhe kur urojne nuk thone te verteten!/CNA.al

Lajmet e fundit nga