Connect with Us

Dy “krimet” e Vjollca Hoxhës, që mbron prokuroria

Politikë

Dy “krimet” e Vjollca Hoxhës, që mbron prokuroria

Publikuar

-

Nga një media e ngritur nga Dritan Hoxha për interesin e publikut, sot Topi i Vjollcës, duket të jetë e kundërta e asaj që ëndërronte, “Tani i Topit”.

Top Media, dhe Vjollca Hoxha bëjnë moral publikisht dhe duan të dalin si një media e pastër dhe e ndershme që në qendër të vëmendjes kanë interesin e publikut, por po ti hysh thellë thellë, ka disa detaje që ashtu sikurse prej disa ditësh e ka publikuar CNA.al, del se nuk është një media e interesit publik, por përkundrazi.

Po të analizosh detajet, kuptohet lehtësissht se është një media e lidhur fort me interesat e qeverisë. Me korrupsion dhe me abuzim.

Vjollca e Topit dhe disa të tjerë flasin për frekuenca digjitale dhe bëjnë moral, por është Digitalb i cili ka transmetuar 10 vjet pa licensë fare, duke zaptuar katër frekuenca e duke mos paguar asnjë taksë për këto.

Pra, jemi përballë një fakti të provuar kriminal, ku zaptohen frekuenca dhe nuk paguhen lekët në shtet, por fitohen miliona euro.

Një shkelje e ligjit, të cilën prokuroria duhet ta hetojë dhe të hapë dosjen dhe jo të heshtë.

Prokuroria nuk mund të heshtë sepse Vjollca mund të sulmojë një prokuror apo një gjyqtar ashtu siç ka bërë kur ka pasur interesat e djeshme, për shkak të gjyqeve të shumta që ka pasur në sistemin e drejtësisë.

LEXO EDHE:  Rektorët mbështesin studentët/ Shkundën universitetin dhe qeverinë

Por, Vjollca Hoxha, jo vetëm që ka përdorur për 10 vite frkuencat pa paguar asnjë detyrim apo taksë në shtet, por ka marrë edhe një licensë për tre frekuenca, ndërkohë që ligji i lejon vetëm një.

Ka marrë tre frekuenca për digjitalizimin. A thua se procesi i digjitalizimit u bë thjeshtë dhe vetëm që të rrëmbente një tufë me frekuenca Vjollca.

Dhe në emër të hajdutërisë së djeshme, Vjollca del sot e flet e bën moral. Sulmon mediat, sulmon gjyqtarët.

Sulmojnë jo se kanë të drejtë dhe jo se kanë interes për publikun, por për interesat e tyre krejtësisht klienteliste dhe korruptive. Dhe për këtë prokuroria duhet të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën.

Organi i akuzës duhet të nisë hetimet, për 10 vite përdorim frekuencash pa paguar asnjë taksë dhe detyrim në shtet dhe për marrjen e tre frekuencave digjitale, a thua se digjitalizimi u bë për Vjollcën.

Dhe për këtë proçes, nga qeveria dhe shteti shqiptar janë paguar miliarda lekë, që Vjollca të kërkojë ca frekuenca më shumë, pasi nuk ka paguar 10 vite detyrime taksash në shtet./ CNA.al

A mund të bëjë moral Vjollca e Topit?!

Një bandë mediatike kundër qytetarëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E ndjej veten të kërcënuar”/ Vasili zbulon frikën e tij

Publikuar

-

Nga

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Vasilit, Presidenti ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa premtoi se ai vetë do të dalë në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI, duke theksuar se sot ndjehet më i kërcënuar.

“Presidenti nuk ka thirrur qytetarë të veçantë. Një nga funksionet e tij është garancia e ligjeve që voton Parlamenti. Ai ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka konstatuar, e ka ndarë edhe me të gjithë qytetarët, dhjetëra fakte publike për të kapur Republikën, këtë që është e përbashkëta jonë.

Unë do të jem në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI. Sot e ndjej veten më të kërcënuar. Do të protestoj në emër të lirisë së vetes sime, familjes sime, nënës sime, miqve të mi. Ne të gjithë bashkë do të mbrojmë lirinë tonë.

LEXO EDHE:  Akuzat e rënda/ Shkodra u përmbyt me urdhër qeverie

LEXO EDHE:  “Ne shohim vetëm majën e ajsbergut”/ Demalia: Rama i frikësuar

Unë kam parë këto ditë edhe analiza për pamundësitë e presidentit. Kemi parlament ne në Shqipëri? Të gjithë që merren me kompetencat e presidentit, nuk flet për parlamentin me 120 deputetë dhe një pjesë e tyre të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh Vasili në Syri Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I sekuestroi OFL/ SPAK “i vë vulën” kërkesës për pronat e Doçajve dhe Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

SPAK ka kërkuar sot të sekuestrohen në mënyrë emergjente 8 prona të grupit të Doçajve dhe të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berishës.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e Operacionit Forca e  Ligjit për sekuestrimin e pronave të të akuzuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

OFL i ka dërguar SPAK 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje, por deri më tani ky institucion ka miratuar sekuestrimin e vetëm 8 pasurive, ku përfshihen banesa, toka dhe automjete.

LEXO EDHE:  Bandat në Elbasan/ Krimet e Rënda marrin në pyetje dhëndrin e Qazim Sejdinit

LEXO EDHE:  Bandat në Elbasan/ Krimet e Rënda marrin në pyetje dhëndrin e Qazim Sejdinit

Konkretisht pronat për të cilat kërkohet sekuestro janë në pronësi të Artan Doçit, M.Doçit, Martin Blertës dhe një “BMW” e blinduar e Lulzim Berishës.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e këtyre pronave:

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)

Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)

Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.

Automjet tip “BMW”, i blinduar.

Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)

Tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)

Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Pushka top, më 2 mars e përtej!

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë. Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

LEXO EDHE:  Qeveria është problemi

LEXO EDHE:  Qeveria është problemi

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

LEXO TE PLOTE