Connect with Us

DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë

Kosova & Rajoni

DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë

Publikuar

-

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë në këto zgjedhje. VV me një diferencë të vogël pasohet nga LDK.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës (06.10). Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 95% të votave të numëruara të rreth 800 mijë votuesve, lëvizja Vetëvendosja, mori rreth 26%. Ajo u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, ndërsa partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë. Lideri i PDK-së Kadri Veseli, pak para mesnatës në një konferencë për medie e pranoi humbjen dhe deklaroi, se PDK përfundimisht do të shkojë në opozitë. PDK tash e 12 vjet ishte pjesë e qeverive të Kosovës, ku dy mandate mbante edhe postin e kryeministrit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, në mesnatë e shpalli fitoren para mijëra qytetarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbe, ndërsa tha se qysh nesër do të fillojë konsultimet për krijimin e qeverisë së re e ku i bëri ftesë publike LDK-së për koalicion qeveritar. Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vazhdojë miqësinë me SHBA-në dhe vendet e Evropës perëndimore, këtu theksoi eksplicit Gjermaninë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën pa asnjë incident serioz që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve. Dalja në këto zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara, 43%, apo rreth 800 mijë votues nga 1.9 milion sa kishin të drejtë vote, njoftuan vëzhguesit e organizatave vendase të zgjedhjeve.

Kosovo Parlamentswahl 2019 (Reuters/F. Goga)

Gjatë ditës kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, tha se “diku rreth 98%, procesi ka shkuar mirë dhe pa probleme. 58 ekipe i kishim në teren”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, në këto zgjedhje të shtatat në radhë për Kuvendin e Kosovës, konkuruan 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë. Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit ishte 895 me gjithsej 2547 vendvotime.

Qendrat e votimit ishin të hapura edhe në veri të Kosovës, ku procesi në këtë pjesë u ndihmua nga misioni i OSBE-së. Edhe në veri të Kosovës nuk kishte incidente serioze. Serbët kësaj radhe nuk u lejuan që të votojnë me dokumente të Serbisë, por vetëm ata që kishin dokumente të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, prej të cilëve, 20 janë të garantuara për komunitetet

Kosovo Parlamentswahl 2019 Vjosa Osmani (Reuters/F. Goga)

joshumicë, 10 prej të cilave vetëm për komunitetin serb. Tash për tash është vështirë të dihet për koalicionet e mundshme, por dy partitë që fituan më së shumti vota, Vetëvendosja dhe LDK, qysh para zgjedhjeve, por edhe tash paralajmërojnë për një koalicion për krijimin e qeverisë së re. Albin Kurti tha, se menjëherë do ta ftojë LDK-në, për ta krijuar koalicionin qeveritar. Gjithsesi kjo mbetet të shihet. Nëse lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit i fiton dhjetë vendet e rezervuara për serbët, atëherë, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo listë duhet të jetë me të paktën një ministri pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet në Kosovë u monitoruan nga mijëra vëzhgues. 100 vëzhgues kanë ardhur nga Bashkimi Evropian me ftesë të Presidentit të Kosovës. Shefja e misionit vëzhgues të BE-së Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2013.

Organet e rendit angazhuan një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe mori masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces”, thanë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Kosovo Parlamentswahl 2019 (AFP/A. Nimani)

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa 100% e vendosur për produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva evropiane e Kosovës, ishin temat që mbizotëruan fushatën parazgjedhore që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, që i parapriu këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht kanë bërë thirrje që pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që sfidën e parë do ta ketë rifillimin e bisedimeve me Serbinë, dialog ky që është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Për dialogun me Serbinë ka një angazhim të shtuar amerikan, ku gjatë muajit gusht, sekretari i shtetit Mike Pompeo, emëroi zëvëndësin e tij Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, ndërsa, të enjten e javës që shkoi presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani Richard Grenell, si të dërguarin e tij special për dialogun Kosovë-Serbi./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut/ Athina hesht

Publikuar

-

Nga

Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate.

Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo mbështeste parafolësin, që lidhur me këtë çështje vërente: „Ata e kanë gjetur varrin e motrës së Aleksandrit të Madh tek ne”; duke iu referuar zbulimeve të artifakteve gjatë gërmimeve për metronë e Selanikut. Edhe më shumë se një vit pas marrëveshjes së Prespës, tek shumë grekë ndizen emocionet e romantikës së lashtë. Ndërkohë që zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të bëjnë aspak me antikitetin.

Pasi Franca dhe Holanda refuzuan hapjen e negociatave të antarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është e pasigurtë edhe e ardhmja e kryeministrit Zoran Zaev. Më 2018 ai përmes referendumit kërkoi që maqedonasit të votojnë për ndryshimin e emrit të vendit, për të mbyllur grindjen prej dekadash me Greqinë. Për këtë ai i joshi qytetarët me premtimin e pasaportave europiane dhe fundit të shumëpritur të izolimit politik dhe ekonomik. Pas Jo-së nga Brukseli tani u shpallën zgjedhje të reja në prill.

Aspak mbështetje për marrëveshjen e Prespës

Për njerëzit në pjesën greke të Maqedonisë nuk ndryshon gjë prej bllokadës së BE-së. Marrëveshja e Prespës mbetet e padëshiruar prej tyre. Nëse i pyet njerëzit se çfarë mendojnë për refuzimin BE-së për hapjen e negociatave të antarësimit, shumica tkurrin fytyrën dhe nuk duan të përgjigjen. Shumë pak janë të gatshëm të japin një përgjigje: „E gjitha çfarë mund të ndodhë tani, mund të jetë vetëm e gabuar”, thotë një shtëpiake 46 vjeçare. Ka vetëm një Maqedoni e ajo është greke. Sa i përket grindjes për emrin kryekëput gjithçka është e gabuar. Vendimi nga Brukseli nuk është gjë tjetër veçse një reagim zinxhir prej kësaj.

Të rinjtë nën dyzet vjeç janë më të shpenguar për këtë çështje. „Ndoshta është më mirë, që të qetësohen një herë gjërat, përpara se të pranohen në BE.” , thotë një studente 26 vjeçare. Një kuzhinier 37 vjeç e konsideron të gabuar vendimin e Brukselit: „Ata e vunë të gjithë këtë proces në lëvizje, për t’u antarësuar në BE. Kjo duhet të vlerësohet.”

Heshtje nga ana e qeverisë

Ndërkohë Athina është e tërhequr duke heshtur pa reaguar. Përpara samitit të BE-së kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi, se është për fillimin e bisedimeve të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë shtypi pas vendimit në Bruksel ai u përgjigj tërthorazi dhe iu shmang sikurse bën në shumicën e daljeve publike përmendjes së emrit Maqedonia e Veriut. Ai përdori vetën e parë të shumësit, sikur t’i duhej atij që të kujtonte Tiranën dhe Shkupin, që Greqia në kuadrin e konflikteve rajonale, ka epërsinë europiane: „Ne (shën. Red.: kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së) ndërkohë nuk mund të hapim bisedimet me dy vendet fqinjë.” Në këtë kontekst ai theksoi, se Greqia e mbështet antarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

LEXO EDHE:  A janë në disfavor të Kosovës emrat e rinj drejtues në BE?

Lidhur me zgjedhjet e reja që u shpallën në fundjavë, ndërkohë ende nuk ka reagime në Athinë. Stavros Tzimas, gazetar dhe ekspert i Ballkanit në gazetën prestigjoze „Kathimerini”, thotë, se ky reagim nuk të habit: „Qeveria e Mitsotakis nuk është e gatshme të përzihet në mënyrë aktive në këto zhvillime. Ai ka bërë të qartë, se nuk do të dalë kundër marrëveshjes së Prespës. Por sigurisht që nuk është i interesuar, që të nisë nëj debat i mëtejshëm për këtë marrëveshje, ndaj së cilës ai vet ka votuar kundër.”

Kritikë nga ish-kryeministri Tsipras

Alexis Tsipras, udhëheqësi i opozitës dhe ish-kryeministri që më 2018 ishte përgjegjës për kompromisin për kontestin e emrit, e kritikon heshtjen e Mitsotakisit. Në një kohë, kur BE konfrontohet me pasojat e vendimit të saj, për mosdhënien e dritëss ë gjelbër negociatave me Maqedoninë e Veritu dhe Shqipërinë, Greqia duket inekzistente. „Kryeministri grek, që nuk guxon ta përmendë emrin e vendit fqinjë, e ka pranuar fatin e vendit fqinj dhe të Shqiëprisë lidhur me antarësimin në BE, pa kërkuar një herë që të reformohet atje situata ligjore e pakicës greke.”

Partia e Tsiprasit SYRIZA e akuzon qeverinë, se nuk është angazhuar sa duhet për antarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thotë Stavros Tzimas. Ai tërheq vëmendjen, se „do të kishte qenë më mirë për të gjithë që ky kapitull të sqarohej një herë e përgjithmonë përmes antarësimit në BE.” Tani duhet pritur, se si do të zhvillohen gjërat. Shansi, që Zoran Zaev t’i humbasë zgjedhjet është i madh. Dështimi i premtimit për BE-në është vetëm një arsye: „dhe pavarësisht disa hapave për reforma dhe politikës së jashtme, qeveria e tij në sytë e shumë njerëzve thuajse nuk dallon nga politika nacional-konservatore e parardhësit të tij Gruevski. Skandale, korrupsion dhe manipulime në drejtësi janë të përditshme, vetëm se kësaj herë nën mantelin e socialdemokracisë.”
Tani është i madh rreziku, që njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri të distancohen nga Europa dhe të gjejnë mbështetës të tjerë, vëren Tzimas. Me këtë ai ka parasysh Moskën, që konkurron me Perëndimin për influencë në rajon. Kjo nuk është aspak në interes të BE-së dhe në këtë mënyrë edhe të Greqisë që humasin pushtet në rajon në favor të Rusisë./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti flet me emra/ Ja kush janë oligarkët që po rrjepin qytetarët

Publikuar

-

Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbrëmjen e djeshme ka folur për të ashtuquajturit oligarkët e Kosovës, të cilët kanë të gjithë pushtetin ekonomik.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Kurti ka folur edhe me emra, duke përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.

Po ashtu ai tha se për pjesën pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim.

“Në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një dekade i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurorimi. Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne. 1/3 e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit.

LEXO EDHE:  Basha: S’ka zgjedhje, 18 qershori ka rënë!

Për pjesën pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një koorporatë në Kosovë, kjo është Devolli.

Kjo koorporatë thuhet se është e rëndë gjysmë milardi euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës.

Ku midis depove të tyre të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. A e dini që kur një bashkëatdhetari tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta këta.

Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”-tha Kurti.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

U helmuan nga zarfat e ardhur nga Serbia/ Lënë spitalin 12 komisionerët në Kosovë

Publikuar

-

Nga

12 numëruesit e votave dhe komisionerët e KQZ së Kosovës të cilët u helmuan nga zarfat me vota të ardhura nga serbia, kanë lanë sot Qendrën e Klinikës Infektive të Prishtinës.

Testat laboratorike konfirmuan se ata nuk vuan nga infeksion ngjitës dhe për rrjedhojë mund të vazhdojnë punën normalisht.

Në 13 tetor, 12 komisionerë të zgjedhjeve u helmuan nga disa zarfa me vota të ardhura nga Serbia. Ata shfaqen skuqje të lëkurës, djegie, enjtje të syve etj. Serbia akuzoi Kosovën se po e inskenon këtë rast për shkak të marrëdhënieve të tendosura midis dy vendeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE