LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diplomimi i magjistratëve të rinj/ Soreca: Gjykatësit janë si doktorët, BE do t’i mbështesë

7 Tetor 2019, 08:54, Politikë CNA
Diplomimi i magjistratëve të rinj/ Soreca: Gjykatësit janë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, ishte i pranishëm sot në Shkollën e Magjistraturës në Ceremoninë e diplomimit të kandidateve për magjistratë 2016-2019.

Gjatë fjalës së tij, Soreca ka inkurajuar gjeneratën e re të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë diplomuar, ndërsa iu ka kujtuar atyre se mbi shpatulla mbajnë një përgjegjësi të madhe.

“Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve” tha ai.

Nga ana tjetër, Jutta Gützkoë, Drejtuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri tha se “kjo shkollë duhet të përballet me sfidat që ka përpara dhe të bëjë ndryshimet e duhura. BE ka dhënë mbështetjen për këtë shkollë për të rritur cilësinë. Duhet t’iu uroj që e keni përfunduar me sukses këtë cikël trevjeçar. Shpresat janë të vendosura te ju për një zbatim të suksesshëm të reformës në drejtësi” tha ajo.

Lajmet e fundit nga