Connect with Us

Analisti amerikan vlerëson mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Opinione

Analisti amerikan vlerëson mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Publikuar

-

 Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Zoti Serwer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial. Në intervistën dhenë radios “Zeri i Amerikës”, zoti Serwer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim, tha z. Serwer, duke u shprehur moskuptues ndaj faktit pse njerëzit votuan ashtu siç votuan.  Pa dyshim është një mposhtje për zotin Thaçi dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

 Analisti i Ballkanit thotë se nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë Kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë…

Lidhur me qëndrimet e zotit Kurti, që mund të interpretohen si izolacioniste, zoti Serwer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket që për momentin ai është i prirur të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

LEXO EDHE:   Zyrtare/Ja kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë

Çështja kryesore, thotë zoti Serwer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, zoti Serwer thotë se Uashingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

 Zoti Serwer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

 Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe zoti Serwer thotë se është vështirë të bësh

Zoti Serwer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron

Publikuar

-

Nga

patozi ne opinion

Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e trajtuar si ndeshje futbolli, ku një pjesë bëhen me Gjermaninë, ndësa të tjerët me Francën.
Vini re se si edhe brenda këtij tifozllëku absurd, sa të paarsyeshëm dhe qesharakë që janë! Sepse ata, që po mallkojnë Macron-in duke e sharë edhe nga gruaja, në fakt duhet t’i ishin atij shumë mirënjohës. Kurse të tjerët, që po e marrin në mbrojtje dhe po e mburrin pa kursim, sot duhet të kishin qenë më të mërziturit prej tij.
Me këmbënguljen e vet për të mos hapur rrugë, presidenti francez i ka bërë tërthorazi një nder qeverisë, por ka dëmtuar qartazi Shqipërinë. Sepse ka bërë të kalojnë në plan të dytë kushtet gjermane të vendosura nga Bundestagu, që e veçonin Tiranën nga Shkupi, në raportet e tyre me Brukselin. Duke i dhënë kështu përparësi problemeve të brendshme mes të mëdhenjve të Bashkimit Europian, gjë që për shqiptarët dhe maqedonët nuk ka ndonjë vlerë të madhe.
Ndërsa Gjermania, në fakt, ka bërë të kundërtën. Sepse ajo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, por i ka dhënë një dorë Shqipërisë, që ajo të mos ndëshkohej prej qeverisë së saj në rrugëtimin e vet drejt Europës. Në rast se propozimi i zonjës Merkel do të pranohej nga Franca, do të kishte qenë më e lehtë për të dalluar njollat e errëta të qeverisjen problematike të Edi Ramës, në kontrast të fortë me atë të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, problemi real që kemi ne sot nuk janë kundërshtitë për zgjerimin e vendeve anëtare të BE, të cilat po na mbajnë sërish larg Europës dhe vlerave të saj. Sepse ato mund të sheshohen që nesër ose edhe mund të mos zgjidhen kurrë.
Puna është se ne nuk i meritojmë negociatat edhe sikur të gjitha vendet e BE të mos kishin asnjë hall tjetër në këtë botë, por vetëm integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë. Ndaj edhe në rastin e djeshëm ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit. A thua se e ka ndritur më përpara dhe kur dihet nga të gjithë se njësoj do të ngelte./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

‎Nga Oerd Bylylbashi/ Nuk e ka fajin Macron pse kemi kryeministër Ramën

Publikuar

-

Nga

“Zonja Kancelare Merkel, ju lutem hapni sa më parë negociatat me Shqipërinë vetëm për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përndryshe, zgjedhjet e 2017 do jenë edhe më të keqia!”

Këto fjale kam thënë në Parlament katër vite më parë, ‎me 9 korrik 2015, vetëm një ditë pasi Kancelarja Merkel ishte larguar nga Shqipëria. Mesazhi ishte i thjeshtë: procesi i negociatave do të ishte shpëtimtar për zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri.

Për fat të keq, parashikimi se Rama do të vidhte zgjedhjet doli. Që atëhere, Edi Rama vodhi pushtetin qendror bashke me bandat e krimineleve ne zgjedhjet e 2017 dhe grabiti pushtetin vendor ne 2019 me votime moniste.

Edi Rama është përgjegjes per nje dekade (2009-2019) bllokimi te integrimit:

Ne 2009‎ ODIHR tha qe zgjedhjet “arriten shumicen derrmuese te standarteve” dhe “nuk pati prova per manipulim te numerimit” por pa asnje grimce prove, nga korriku 2009 deri ne dhjetor 2010, ai bllokoi vendin me moton “hap kutite ose largohu”. Hapi cader ne bulevard dhe e mbylli ate me nje darke ne restorant Krokodil ne Strasburg ne 2010, kur ia kerkoi i gjithe spektri europarlamentar.

Ne 2011 bllokoi nje liste me ligje ‎qe kerkonin shumice te cilesuar. Ishin disa ndryshime ne Kodin Detar, Kodin Hekurdhor, Kodin Ajror, disa gjoba me shume ne Kodin Rrugor. Asgje nga keto nuk kishte rendesi per integrimin europian por Rama i beri ceshtje te Brukselit duke i bllokuar pa afat. U deshen te vinin perfaqsues te BE qe te bindej e ta mbyllte kete bllokim absurd.

Ne 2012 bllokoi heqjen e imunitetit per deputetet per hetimin per vepra korrupsioni. Nje opozite qe kerkon te mbrohet me imunitet nga hetimi per korrupsion, vetem ajo e Edi Rames ka qene.

Perseri ne 2012 bllokoi Keshillin e Qarkut te Fierit‎. Te gjithe e kujtojne ate absurd por asnje nuk e kuptoi se si Keshilli i Qarkut te Fierit u be ceshtje e Brukselit dhe bllokonte integrimin.

LEXO EDHE:  Analisti amerikan zbulon lidhjet e Edi Ramës me krimin/Shqipëria, laboratori i narkotrafikut!

LEXO EDHE:  Do të jetë apo jo Kryeministër?/ Ja si përgjigjet Albin Kurti

Ne 2013 bllokoi perseri tre ligjet me shumice te cilesuar, edhe pse ishin ligje per te cilat Rama u pohonte ambasadoreve se nuk kishte asnje kundeshtim nga ana teknike. Nuk i zhbllokoi deri dy jave para dites se zgjedhjeve,‎ kur parlamenti u mblodh ne seance te jashtezakonshme ne mes te fushates se zgjedhjeve.

Ne pranveren e 2014, kur Edi Rama ishte kryeminister prej pak muajsh, fale gjithe punes qe ishte bere prej shume vitesh para tij, dhe pas zgjedhjeve te 2013 te organizuara nga qeveria e PD dhe qe siguruan rotacion demokratik me vote‎, morem Statusin e Vendit Kandidat. Kontributi i Rames ishte pothuajse zero. Madje atehere zgjedhjet nuk ishin me kusht per integrimin.

Ne 2019, ne kete dite, kemi 6 vite ne stanjacion qe kur Edi Rama erdhi ne pushtet, dhe ne fund na mbyllen serish deren. Nje vendi qe nuk ben dot zgjedhje demokratike, qe nuk ka Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte, e ka mbytur krimi i organizuar, trafiku i droges dhe korrupsioni dhe shkelen perdite te drejtat e njeriut, nuk mund t’i hapin deren. Ky eshte mesazhi i hidhur nga Europa.

Por ka nje te vertete qe sado e hidhur te duket sot, ajo mbetet e verteta: negociatat per antaresim BE-ja i hap kur je bere me i mire dhe jo per t’u bere me i mire. Nese shqiptareve sot iu mbyll dera per nje kohe pa afat, fajin e ka Edi Rama, as Macron dhe asnje lider tjeter europian! Eshte Edi Rama qe duhet te jape doreheqjen dhe askush tjeter.

Nese ‎shqiptaret kane nje kryeminister qe brenda palave te karagjozllekut te citjaneve fsheh korrupsionin e tij grabitqar dhe paktin e tij me kriminelet per te qeverisur me vote te blere, ata, shqiptaret kane vetem nje rruge: te shporrin kete kryeminister. Vete ai nuk zbret kurre nga pushteti.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ “Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit”

Publikuar

-

Nga

Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parlamentit shqiptar. Gruaja e re, bionde e kuruar siç do të kishte bërë dhe një brune në vend të saj, e dalë nga listat e Partisë Demokratike e kishte pothuaj të pamundur të lexonte normalisht tekstin  fjalimit të saj. Gabonte fjalët në shqiptim dhe dukej qartë dhe se nuk ishte e familjarizuar me kuptimin e tyre. Por ky nuk është faji I saj dhe gjithë kritikët që e quanin atë si bionde barsaletash, në thelb gabonin kur e konsideronin qesharake. Ajo thjesht nuk ndodhej në vendin e duhur. Njëlloj si një grua që shkon me fustan balloje për të bërë plazh, njëlloj si një burrë që shkon me kominoshe bojaxhiu në një ballo politike. Sa kohë qëndronte e heshtur, gruaja e parlamentit do të mund të komentohej për të krehurën, të veshurën, ecjen drejt sallës së seancave plenare dhe askush nuk do të kujtohej për teknologjinë e pabesueshme që kryetarët e partive, në këtë rast Basha I PD-së, kanë për të zgjedhur njerëzit e listave të tyre. Dhe askush nuk do të guxonte të quante qesharake zonjën që nuk dinte të lexonte, por do të vazhdonte të merte seriozisht bashën që e kishte zgjedhur. Kjo anë komike e çështjes nuk ka nisur sot. Ana tjetër dramatike ka kohë që ëhstë shfaqur gjithashtu. Pak vite më parë, në një moment ngërçi të politikës shqiptare, një konsensus tripolar mes palëve, i dha jetë një qëndrimi kontraversial politik, të njohur si ligji i dekriminalizimit. Një ligj i egër, i ashpër dhe ekstrem përtej ekstremit, por që në ato moment ishte ndoshta edhe përgjigja e vetme e mundshme. Një përgjigje që më shumë se ndaj realitetit konkret, ishte një reagim ekstrem në perceptimin për kriminalizmimin e politikës. Edhe pse më pas gjykata kushtetuese e klasifikoi ligjin si në përputhje me dokumentin themelor të shtetit, e drejta universale e njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është shkelur nga ligjvënësit shqiptarë. Madje edhe nga ata që do të bëheshin viktima të këtij akti politik dhe që e votuan edhe vetë.

Ai ligj dëshmoi atëherë dhe ulërin edhe sot pafuqinë morale të shoqërisë shqiptare për të detyruar tre – katër individë në Shqipëri – kryetarët e partive – që të mos peshkojnë në llum dhe të mos promovojnë individë me rekorde kriminale. Që të mos ftojnë në skenë individë që kanë marë diplomën e universitetit përpara se të mbarojnë shkollën e mesme. Ligji u duk se zgjidhi anën praktike të problemit, por duke qenë I përciptë dhe sipërfaqësor, duke qenë mjet për të kaluar lumin dhe jo moral I vetëdijshëm, ai ka dëshmuar vetëm njërën anë e medaljes. Duke tentuar të bëjnë diçka mirë atëherë, është bërë shumë keq e gjitha. Sot, për shkak të ligjit, politika e gjykon të shkuarën e individit me syzet e interesit të ditës. Ajo I citon si dëshmi nga Bibla apo Kur’hani vendimet e gjykatave të huaja, greke e italiane kryesisht. E pra, thjesht nuk është kështu. Shqiptarët e viteve 90-të, brezi i parë i emigrantëve që u katapultuan në një botë të huaj, papritur panë botën jo nga ekrani bardh e zi i RAI-t apo nga  “njishi i sllavit”, por me sytë e tyre dhe me ngjyra.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela për zgjedhjet në Kosovë/ “Pritet një qeveri që të garantojë të ardhmen”

LEXO EDHE:  Provokon Daçiç/ “E kam ditur se kush do t’i fitonte zgjedhjet në Kosovë”

Coca-Cola dhe Marlboro, simbolet të Perëndimit në psikologjinë e shqiptarit të kohës, por shpesh edhe ushqimi i përditshëm, ishte vetëm një xham vitrine larg. Dhe nuk dukej mëkat i madh për ta thyer atë.

Të mësuar me sapunin e zi të Rrogozhinës dhe seksin me miza që shihnin tek Electric Blue, vajzat e Perëndimit, të spërkatura me parfum dhe të qeshura për mirësjellje, ata i shihnin si ftesa për shkepje. Dhe ishin të bindur se ishte burrëri edhe ta rrihnin viktimën e kulturës së tyre të ndryshme, ndërkohë që shfrynin tensionin e tyre mbi to.

Të tjerë shqiptarë, i hynë rrugës së krimit për motive nga më të ndryshmet, por nuk bëhet fjalë për ta, por për një kategori krejt tjetër fatkeqësh. Qindra e mijëra shqiptarë janë dënuar më shumë sesa parashihte ligji, në rastin më të mirë dhe në pafajësi të plotë, në rastin më të keq, vetëm sepse ishin emigrantë të varfër shqiptarë. Ata vuajtën diskriminimin në një botë që ishte e huaj për ta, ata luftuan për mbijetesë, të braktisur nga atdheu dhe ranë shumë shpesh viktimë e racizmit, ksenofobisë dhe paragjykimeve që i parashihte fajtorë. Surpriza që sot marin nga Tirana, është se pikërisht kjo kategori individësh, kriminalizohet dhe i cungohet e drejta për t;u zgjedhur dhe për t’u reabilituar. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse politika i përdor ata kur ka interes dhe i flak tutje me përbuzje kur ju zbulohet e shkuara. Por meqë e shkuara e kujtdo nuk blihet dot, e nesërmja duhet të jetë ndryshe. Për të këmbyer një ligj me vullnetin e kontrolluar nga morali i shoqërisë së tre – katër individëve. Atyre që vendosin për fatin e të gjithëve sot dhe jo duke nisur vetëm nga skedinat penale. Por përpara se të firmosin listën e deputetëve – sa për fillim – të bëjnë një test për shkrim e këndim të kandidatëve të tyre. T’ju bëjnë një diktim dhe nëse arrijnë të shkruajnë tre fjali bashkë, me vetëm 9 gabime drejtshkrimore, ta konsiderojnë testin e tejkaluar.  Herët a vonë, kjo do të ndodhë. Por deri atëherë, kufiri mes ëngjëjve biondë dhe djajve brunë do të jetë tërësisht i padukshëm dhe shumëkush do të hasë në politikë djaj të pafajshëm dhe ëngjëj analfabetë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE